Author: almakos

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (29.11.2021) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Me këtë rast janë gjobitur 240 drejtues mjetesh. Prej tyre, 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Aksionet e intensifikuara të policisë vazhdojnë edhe në ditët në vijim. – Advertisements – “Apelojmë tek të gjithë…

Lexo më Shumë

Halla e 8-vjeçarit Mateo Vasiu ka folur sot për emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Ajo tha se janë përballur me komente dhe akuza se mund të jenë ata autorë e djegies së shtëpisë autorit të krimit Klodian Çalamani, por se kjo është e pavërtetë. Zonja Pranvera dhe se në kamerat e sigurisë shfaqen dy persona që me diçka në dorë, pishtarë apo bidonë shkojnë në banesë dhe i vënë flakën. “Policia nuk i ka marrë këto pamje. Ne nuk i njohim këta persona është shumë e rëndë që janë ngritur akuza të tilla. Ne kemi qene dhe më…

Lexo më Shumë

Eksploatimi seksual nuk është më forma dominuese e shfrytëzimit në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në radhë të parë tashmë është eksploatimi i punës. – Advertisements – Siç informoi në debatin e sotëm për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në Maqedoninë e Veriut, zëvendës/koordinatorja Nacionale e Komisionit Nacional për Luftë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Migrimit Ilegal, Svetlana Vlahovi–Dimanovska, këtë vit në vend kemi ndryshim në forma dominuese e eksploatimit dhe në vend të eksploatimit seksual që ka qenë më i përhapur prej vitesh, eksploatimi  për punë tani është në vend të parë.…

Lexo më Shumë

Këto janë momentet kur dy persona, që duken të rinj në moshë i afrohen shtëpisë së Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit në Fier dhe i vënë flakën. Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 ka transmetuar sot pamjet ekskluzive të zjarrvënies së shtëpisë së Çalamanit, vendi ku ndodhi dhe krimi makabër dhe u gjet i groposur disa orë pas zhdukjes 8-vjeçari Mateo Vasiu. Halla e tij ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” duke shprehur dyshimet, por ajo tha se nuk ka asnjë fakt dhe se policia duhet t’i shkojë deri në fund. Sipas saj pamjet…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve sociale, përkatësisht përfituesve të ndihmës minimale të garantuar, pritet të rritet vitin e ardhshëm për 5500 raste të tjera për shkak të pandemisë, tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në një konferencë për media. – Advertisements – Shahpaska sot e prezantoi Projektbuxhetin Civil të Ministrisë së linjës për vitin 2022, i cili arrin në 50,6 miliardë denarë. Pandemia deri më tani ka ndikuar, duke rritur numrin e rasteve sociale, tha ajo. “Mjetet e parapara për transfere sociale në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale janë paraparë në 11,6 miliardë denarë. Këtë vit për…

Lexo më Shumë

“Ne nuk dorëzohemi”, kjo është motoja që ka çuar Birrën Korça jashtë kufijve të Shqipërisë. Birra e parë shqiptare është bërë shoqëruesja e artit në qendër të Europës, në Luxembourg. Artistë të shumtë kanë marrë ‘nektarin’ e pijes më të famshme shqiptare teksa kanë ndjekur nga afër ekspozitën në galerinë e famshme Schlassgoart Galerie, të Foundation Acelor Mital në Luxembourg. Mes telajove, fotografive, momenteve shpirtërore dhe frymëzimeve më të larta, Birra Korça ka shoqëruar artistë dhe artdashës njëkohësisht në përjetimet e tyre duke u bërë edhe ajo pjesë e mbresave të fuqishme. Birra e parë shqiptare, jo vetëm e dashur…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme dje (29.11.2021) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut. – Advertisements – Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 141 gjoba, nga të cilat 32 gjoba për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 26 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy masa për kalim të automjeteve në semafor të kuq, dy masa për kundërvajtje kryer nga këmbësorët, dy për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, shtatë masa për mjete teknike me defekte dhe të paregjistruara, gjashtë masa për përdorimin e celularit, katër masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, 33 masa…

Lexo më Shumë

Policia e Beratit ka goditur një aktivitet të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Është arrestuar në flagrancë pronari i lokalit, ku ushtrohej online kjo veprimtari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë:Berat Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit. Arrestohet në flagrancë pronari I lokalit ku ushtrohej…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka paralajmëruar se në regjimin 41 bis, do të futen edhe të dënuar të tjerë. Në një trajnim me OSBE, mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm, Manja tha se vetëm në nëntor janë 4 të dënuar në lidhje me krimin e organizuar të vendosur në këtë regjim. Ndërsa shtoi, se agjencitë ligjzbatuese po vlerësojnë rrezikshmërinë e disa të dënuarve të tjera. Manja tha po ashtu se regjimi i ashpër po funksionon pa ndërprerë komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu. Aktualisht…

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega. Xega ishte një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar. Xega ka qenë dhe ish-përgjegjës i arkivave në Korçë.

Lexo më Shumë

Kemi rreth 30 mutacione në Covid-19 që mund të na shkaktojnë probleme dhe të vënë në dyshim efektivitetin e vaksinave. Lloji i ri, “Omicron”, tashmë ka mbërritur në Evropë, kudo që të jetë, mund të shfaqet në vendin tonë brenda një muaji thotë në një intervistë me “Lokalno”, epidemiologun Sasho Olumçev, kryetar i Qendrës për Shëndet Publik në Gjevgjeli. – Advertisements – Sipas studimeve të mëparshme, siç sqaron ai, “Omicron” është dy herë më i infektuar se lloji i viruseve Delta dhe Alfa dhe shënjestër janë të rinjtë. “Deri tani ajo që dihet është se sulmon të rinjtë nga 20…

Lexo më Shumë

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në portin më të madh në vendin tonë. Autoriteti Portual Durrës njoftoi mbrëmjen e djeshme se do të kishte vonesa në nisjen e një prej trageteve të linjës Durrës-Bari, si pasojë e motit të keq. Trageti “Rigel VII”, parashikuar për t’u nisur për lundrim drejt Barit në orën 03:00, u nis me rreth 1 orë vonesë, ndërsa la portin e Durrësit rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të marte. Gjithashtu, Shërbimi Hidrografik ka njoftuar lundërtarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në kepin e Selitës dhe në hyrje të kanalit…

Lexo më Shumë