Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka përshëndetur dënimin për blerjen e votave në Dibër. Ndonëse shprehet se dënimi me burg as nuk e zgjidh dhe as nuk e garanton rikthimin e normalitetit demokratik në vend, ai shton se është gjithashtu një shenjë e minore se pas presionit publik të betejës opozitare dhe reagimit qytetar si edhe atij ndërkombëtar kundër këtij fenomeni, tregon se diçka po lëviz. Reagimi: Denimi me burg i dy prej ushtareve te vegjel te nje prej masakrave zgjedhore te blerjes se votave, sigurisht as nuk zgjidh e as nuk garanton rikthimin e…
Author: almakos
Sofja ka kërkuar nga Shkupi garanci të qarta se do të respektojë të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë të arritur më 2017, para se dy shtetet të bëjnë hapa drejt kapërcimit të dallimeve, që kanë bllokuar procesin e integrimit evropian të Shkupit. – Advertisements – Kështu deklaroi në Bruksel, ministri i Jashtëm bullgar, Svetlan Stoev. Deklarata të ngjashme bëri edhe presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, i cili tha se thelbi i bisedimeve duhet të vendoset te të drejtat e bullgarëve, respektimi i kulturës dhe trashëgimisë bullare dhe çrrënjosja…
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur sot ‘foltoren’ e tij në Bajram Curri. teksa kujtoi me mall dhe shumë nostalgji vendlindjen e tij, Berisha e cilësoi udhëtimin drejt Tropojës gjysmë qiellor dhe gjysmë tokësor. Mes të tjerash Berisha i bëri një thirrje të fortë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ku pohoi se ai duhet ta heqë nga mendja se ‘Ballkani i Hapur’ do të kalojë në Shqipëri. Sipas Berishës kjo nismë përjashton Kosovën. “Ju përshëndes ju përzemërsisht me mirënjohje më të pakufishme ndaj juve këtu, ndaj të gjithë malësorëve të kësaj treve kudo ku janë sot. Duke ardhur në Tropojë, në…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka sekuestruar pasuri të një shtetasi të dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Burime nga organi i akuzës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.A, i dënuar në Itali për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni”. NJOFTIMI I PROKURORISËProkuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen veprime, për procedimin pasuror nr.3, datë 24.11.2021,…
Adna Qaili – Advertisements – Në Klinikën e Kirurgjisë në Shkup arrin edhe pacienti i 7-të i mbijetuar nga tragjedia me autobus. 45 vjeçari Orhan Aliti, me autoambulancë u soll nga Spitali Porogov i Sofjes pasi gjatë javës iu nënshtrua një operacionit dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore, thonë mjekët kujdestar që bën pranimin e tij. Përderisa Orhani arriti i gjallë, djali i tij 23 vjeç Visar Aliti në mesin e 45 viktimave do të sillen në arkivol. Kjo ngaqë analiza e ADN-së, ka përfunduar dhe janë identifikuar 45 trupat e pajetë të aksidentit tragjik që ndodhi një…
Mefail Ismaili – Advertisements – Ministria e Punëve të Brendshme nuk jep detaje të reja rreth hetimit lidhur me alarmet e rreme për vendosjen e mjeteve shpërthyese. Nga Policia madje nuk zbardhin asnjë detaj për denoncuesit e rremë dhe për arrestimin eventual të tyre. Të pyetur nëse kanë arrestuar autorin e denoncimit të mbrëmshëm në pikën e shitjes së Biletave në Teatrin Kombëtar, ose edhe të denoncimeve të tjera që ndodhën gjatë fundjavës, nga MPB mbeten në qëndrimin se po merren masa për konstatimin e denoncimit dhe sanksionimin e denoncuesit. Ndërsa eksperti i sigurisë, Lubomir Gjurçevski thotë se gjatë këtyre…
Çdo kabinë prej së cilës janë kryer më shumë se 52 telefonata në vitin e fundit do të ruhet. Nqs dikush përmend kabina telefonike, menjëherë na vijnë në mendje kabinat e pafundme të kuqe në shtetin e Anglisë. Po pse vallë ka kaq shumë kabina, kur secili e ka një celular? Ndërkohë që telefonat celularë i kanë kthyer kabinat telefonike në të gjithë botën në një terren relikesh në rrezik, Mbretëria e Bashkuar ka vendosur t’i mbrojë mijëra kabinat telefonike të saj të kuqe simbol. Rregullatori britanik i telekomunikacioneve, Ofcom, ka miratuar rregulla të reja për të shpëtuar rreth 5.000…
Mësuesi 62-vjeçar, Ëngjëll Bregu, i cili është dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve ka treguar në një intervistë televizive se i hedh poshtë akuzat për prekje të nxënësve në muajin maj, në vitin 2009 dhe thotë se asnjë mësues apo nxënës nuk ka kryer denoncim ndaj tij. Ai shton se pas kësaj ngjarje nuk e kapërdiu dot stresin dhe vendosi të punojë në të zezë. Bregu thotë se është i pafajshëm për rastet që ai është akuzuar për pedofili. 62-vjeçari akuzon ish gruan e tij për inskenim! “I kërkova ish drejtorit të drejtorive arsimore më nxirr viktimën kush është. Asgjë…
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka paraqitur kallëzim penal në Njësinë e Specializuar për Ndjekjen e Krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore ndaj A.B. i punësuar në stacionin policor për punë kufitare “Tabanoc”, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” të dënueshme nga neni 353 paragrafi 1 të Kodit Penal. Përkatësisht me datë 21.11.2021 në ora 10.50 në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka miratuar hyrjen e një personi i cili nuk kishte test PCR ose certifikatë vaksinimi, me çrrastë është vepruar në kundërshtim me vendimin për masat antiCovid. Ndaj punonjësit të…
Ish-shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë Gjergji Kohila, i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata e Posaçme dha 12 vite burg për Kohilën me akuzën për veprën penale trafik lëndësh narkotike, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 8 vite. 12 vite ishte dhe pretenca e SPAK për ish-zyrtarin e policisë, i cili ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-zyrtari i policisë akuzohej për trafik…
Fatlume Dervishi – Advertisements – Zyrtarisht, dy kandidatura për të zëvendësuar Zoran Zaevin në krye të LSDM-së… Në garë u fut ish nënkryetarja dhe ish deputetja e LSDM-së Frosina Remenski. Për të, është e kuptueshme që qeveria të shprehë mbështetje Dimitar Kovaçevskin meqë ai është pjesë e kabinetit qeveritar. “Nuk mendoj se kjo do të jetë betejë e ideve të kundërta por do të jetë garë mençurishë dhe gjithmonë kur mençuritë do të bashkohet për një qëllim të përbashkët për të mirën e përgjithshme të shtetit dhe qytetarëve, rezultati nuk mund të jetë i keq. Pres gjithashtu në këtë periudhë,…
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Matit, Rexhep Karaj, i cili dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke shtyrë afatet e dhënies së vendimit për një çështje të marrë në shqyrtim prej tij ku një qytetar kishte paditur bashkinë e Matit për heqje të padrejtë nga puna. Vendimi gjyqësor ishte zbardhur nga gjyqtari Karaj jashtë të gjitha afateve procedurale, duke mos i dhënë mundësinë qytetarit që të ushtronte të drejtën e ankimit në gjykatat më të larta. ILD në mbyllje të hetimeve kërkoi nga KLGJ marrjen e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës…

