Author: almakos

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se sot është kryer pagesa e mjeteve financiare për subvencionim të racionit ushqimor për 27.046 studentë. Sipas MASH, 17.484 studentë kanë realizuar të drejtën për subvencionim gjatë afatit të parë nga konkursi i publikuar për këtë qëllim, ndërsa kanë marrë mjetet financiare për muajin nëntor. 9.562 studentë e realizuan këtë të drejtë në afatin e dytë të konkursi, ndërsa janë paguar mjetet financiare për muajt tetor dhe nëntor. – Advertisements – Nga MASH njoftojnë se çdo muaj, nga data 20 deri me datën 30-31, studentët do të kenë mundësinë që të aplikojnë për shfrytëzimin…

Lexo më Shumë

Në Suedi është rritur numri i personave që kanë vendosur mikroçip në dorë pas njoftimit se në vend do të kalojë në zbatim pasaporta e vaksinimit kundër COVID-19. Në artikullin e gazetës “Aftonbladet” thuhet se është shënuar rritje në normën e atyre që vendosin mikroçipe në duart e tyre për shkak se, duke filluar nga data 1 dhjetor në vend do të kërkohet pasaporta e vaksinimit në aktivitetet ku ka më shumë se 100 pjesëmarrës. Hannes Sjoblad, në një deklaratë për gazetën tha se në dorën e majtë e ka vendosur një mikroçip ku ndodhet pasaporta e vaksinimit gjersa ka…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore është zhvillohet pa pengesa por në rrugë të lagështa, njoftojnë mëngjesin e sotëm nga N.P. Rrugët e Maqedonisë. – Advertisements – Nga kjo ndërmarrje gjithashtu njoftojnë se në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit ka ndalim qarkullimi për mjete të rënda. Në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu. N.P. Rrugët e Maqedonisë apelon tek pjesëmarrësit në komunikacion për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Lexo më Shumë

11:42 | 1 Dhjetor 2021 Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës – IKMN edhe gjatë vitit 2021 ka vazhduar së realizuari aktivitetin e monitorimit të faunës së egër përmes vendosjes së kamerave kurth në zonat e mbrojtura të natyrës, dhe me theks të veçantë në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Në kuadër të këtij aktiviteti IKMN, po bashkëpunon edhe me Organizatat Jo Qeveritare Mjedisore Lokale. Një bashkëpunimin i tillë është duke u realizuar me shumë sukses me OJQ “ERA”, nga Peja,…

Lexo më Shumë

Vetëm 12% e kompanive në vend kanë punonjës të specializuar në teknologjinë informative, tha në intervistën e saj për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtoresha e OJQ-së “Maqedonia 2025”, Nikica Mojsoska Bllazhevski. Siç theksoi ajo, për zbatimin e suksesshëm të digjitalizimit në vend, duhet të ketë një pasqyrë më të gjerë të shkrim-leximit të përdoruesve të shërbimeve të tilla, por edhe si është gatishmëria e institucioneve. – Advertisements – “Nga njëra anë, duhet të zhvillohet sistemi në Qeveri, sa i përket ofrimit të shërbimeve që të plotësohen në mënyrë elektronike, por nga ana tjetër nëse kompanitë dhe sa janë të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, në “Magazina Ekonomike”, nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar për përfundimin e autostradës Shkup-Bllacë, mirëpo ka thënë se brenda mandatit të tij do të realizohet ky projekt, shkruan Alsat. – Advertisements – Ai ka thënë se për dëshirën e tij, të gjitha projektet do të kryheshin edhe para kohe, mirëpo ka procedura të cilat i vonojnë ato. “Unë dua që të gjitha projektet të realizohen me kohë dhe parakohe. Unë do të flas për një datë të caktuar kur do të kemi projektin bazë, që shpresoj se do ta kemi deri…

Lexo më Shumë

Emisioni ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ zbardh një tjetër dëshmi në lidhje me vdekjen misterioze të 4 turistëve rusë, të cilët u gjetën të pajetë në hotelin luksoz në Qerret të Kavajës. Menaxherja e ‘Gloria Palace’, Xhuliana Pole pohoi se rreth orës 16:30, të datës 15 tetor kishte bërë një kontroll në ambientet e pishinës së hotelit. Mes të tjerash ajo tha se gjithçka ishte në rregull. “Unë rreth orës 16.30, të datës 15 tetor, kam qenë e shoqëruar nga përgjegjësi i sallës dhe kemi bërë një kontroll të ambienteve të pishinës. Ku kemi kontrolluar temperaturën e ambientit e cila ishte…

Lexo më Shumë

Drejtorja ekzekutive e OJQ-së “Maqedonia 2025” reagon për shkallën e pamjaftueshme të digjitalizimit në institucionet publike dhe administratën. Sipas saj, qeveria duhet të kuptojë se qasja digjitale në informacion nuk është më e ardhmja, por e tashmja. Dhe është e rëndësishme për funksionimin e pa penguar dhe të shpejtë të sistemit të përgjithshëm. – Advertisements – “Shembulli më qesharak është kur shkon për të marrë letërnjoftimin për herë të parë në Ministrinë e Brendshme, një institucion që ka të gjitha të dhënat për popullsinë dhe duhet të sjellësh certifikatë të lindjes, diçka që duhet të jetë në regjistrat e tyre.…

Lexo më Shumë

Në emisionin ‘Në shenjestër’ në ‘News24’, ish-drejtuesi i Shërbimit Informativ Fatos Klosi dhe gazetari Sokol Bregu, folën për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qerret të Kavajës, ku humbën jetën 4 turistët rusë. Klosi e vlerësoi si një ngjarje aksidentale dhe se sipas tij në këtë ngjarje nuk mund të jenë të përfshirë shërbimet sekrete. Nga ana tjetër, gazetari Bregu u shpreh se nëse kjo ngjarje do të ishte aksidentale atëherë kjo është shumë e rëndë, ndërsa shtoi se hetimet duhet të përshpejtohen për të parë nëse ka kaldaje të tjera në këtë vend që japin rezultate kaq dramatike. Pjesë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka firmosur ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar. Njoftimin e ka dhënë vetë ministrja nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’. Kushi shprehet se ka marrë shkas edhe nga rasti i Beratit, ku  62-vjeçari Ëngjëll Bregu i cili rezultonte i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003, ishte emëruar mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës”. Zyra Arsimore Berat pas publikimit të ngjarjes, shkarkoi nga detyra mësuesin e shkollës ‘22 Tetori’ në Berat. “Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit…

Lexo më Shumë

“Lodhje ekstreme”, këto janë simptomat e variantit Omicron. Omicron – varianti me emrin e alfabetit grek u zbulua ditë më parë në Afrikën e Jugut. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa pret një valë të katërt korone në javët e ardhshme. Ndërkohë rastet e variantit të ri Omicron janë konfirmuar në disa vende. Në Holandë 61 vetë e sollën virusin nga Afrika e Jugut, tek 10 prej tyre është diagnostikuar varianti Omicron. Edhe në Australi, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Izrael, Itali, Kanada, Austri dhe Çeki janë identifikuar raste me Omikron. Shumë vende kanë ashpërsuar masat duke vendosur…

Lexo më Shumë

20 persona janë arrestuar nga policia greke pas një operacioni i cili shkatërroi një grup që ndryshonte identitetin e shqiptarëve me rekorde të rënda kriminale. Mësohet se 9 oficere policie, 1 zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, 1 punonjës i gjendjes civile, 1 avokat dhe 8 qytetarë ranë në prangat e policisë. Gjithashtu nga hetimet e deritanishme në këtë grup kriminal rezultojnë të përfshirë 34 police.Këta shtetas kanë funksionuar si grup kriminal që prej 26.04.2013 deri në 30.11.2021. Ata pajisnin me dokumente identifikimi dhe patenta shtetas shqiptare që rezultojnë me precedentë të rëndë kriminale.Më tej theksohet se pas pajisjes me dokumente,…

Lexo më Shumë