Banka Botërore ka miratuar sot një financim shtesë prej 29.5 milionë dollarë për projektin e Përmirësimit të Sektorit të Shëndetësisë në Shqipëri. Ky financim do të ndihmojë në adresimin e dëmeve të shkaktuara në objekte të kujdesit shëndetësor nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 si dhe do të përmirësojë procesin e modernizimit dhe reformat në disa shërbime spitalore publike. Shqipëria ka bërë progres në drejtim të rritjes së jetëgjatësisë të popullsisë së saj, por sistemi shëndetësor i vendit duhet të përmirësohet ndjeshëm për të përmbushur nevojat aktuale shëndetësore si rezultat i një periudhe të gjatë tranzicioni demografik dhe epidemiologjik.…
Author: almakos
Me dy avion transportues luftarak sot në ora 9 nga Bullgaria pritet që të arrijnë në aeroportin e Shkupit trupat e pajetë të 45 udhëtarëve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të 23 nëntorit në autostradën “Struma”, në afërsi të qytetit të Pernikut në Bullgari. – Advertisements – Ndërkohë Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, që po angazhohet me sjelljen e trupave të tragjedisë së Bullgarisë, nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka bërë me dije se gjatë ditës së do të ndryshojë orari i pritjes së kufomave. Ai njofton se pas transportit në aeroportin e Shkupit, me kërkesë të disa…
09:37 | 2 Dhjetor 2021 Shiu mund të zëvendësojë reshjet e borës si forma kryesore e reshjeve në pjesë të Arktikut deri në vitin 2060. Kjo pritet të ndodhë për shkak të ndryshimeve klimatike, transmeton portal arbresh.info Në studim, studiuesit nga Universiteti i Manitoba krahasuan parashikimet e fundit me rezultatet e modeleve të mëparshme klimatike. Nivelet e reshjeve janë në rritje në Arktik, pasi rritja e temperaturave globale po shkrin sasi në rritje të akullit, duke shkaktuar kështu lagështi në ajër. Dihet se rajoni po ngrohet më shpejt se shumica e pjesëve të tjera të globit, duke prodhuar ndryshime të…
Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat ka thënë se është i gatshëm të diskutojë me palën bullgare për mundësitë që dy vendet të ecin disa shekuj përpara, e jo duke u përpjekur për të gjetur zgjidhje për diçka që ka ndodhur shekuj më parë. – Advertisements – “Nuk do të gjejmë zgjidhje për diçka që ka ndodhur dy-tre shekuj më parë e cila do të jetë e pranueshme për ju dhe mua. Jam gati të flas për të gjetur zgjidhje që do të na çojë dy-tre shekuj përpara. Le të flasim për ndërtimin e korridoreve,…
Lideri i VMRO-DPMNE-së në opozitë, Hristijan Mickoski, sonte në emisionin “Rruga drejtë” në Alsat, theksoi edhe një herë vlerësimin e tij se vendit i duhen zgjedhje të shpejta parlamentare. Siç tha ai, qeveria është jokredibile dhe me mbajtjen e saj në pushtet humbësi më i madh është populli. – Advertisements – “Tani, siç është situata, mendoj se nuk do të ketë asgjë për qytetarët e Maqedonisë, as për këtë qeveri, diçka që mund të jetë e re dhe kreative. Sa më gjatë të qëndrojë ky pushtet jokredibil aty ku është, aq më shumë do të humbasin qytetarët e Maqedonisë. Këtu…
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, që po angazhohet me sjelljen e trupave të tragjedisë së Bullgarisë, nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka bërë me dije se gjatë ditës së nesërme do të ndryshojë orari i pritjes së kufomave. Ai njofton se pas transportit në aeroportin e Shkupit, me kërkesë të disa familjarëve, kufomat do të dërgohen në shtëpitë e tyre ose në varreza, në mënyrë që të mbërrijnë para namazit të Xhumasë. “Njoftim për ndryshimin e orareve të pritjes dhe dërgimit të viktimave të aksidentit në Bullgari nëpër shtëpitë e tyre dhe varreza. Ju njoftojmë se kufomat e qytetarëve që…
I ftuar në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço, ishte mjeku Ilir Alimehmeti. Mjeku argumentoi se vendi nuk mund t’i nënshtrohet një mbylljeje të pjesshme pasi kjo gjë po aplikohet në vendet e huaja, por duhet të shikojë incidentet dhe të dhënat e ecurisë epidemiologjike në vendin tonë. Sipas tij, nga të dhënat e deritanishme, nuk do të kemi shtrëngim të masash, të paktën deri para fundit të vitit. Sakaq, ai foli dhe për vaksinimin. Mjeku theksoi se vaksinimi duhet të bëhet pasi është i domosdoshëm për mbrojtjen e shëndetit personal, por edhe atë të të tjerëve. Pjesë nga diskutimi: Mbyllje të…
Autoritetet italiane kanë vendosur në pranga 36-vjeçaren shqiptare Jona Mullaraj. Ajo cilësohet nga mediat e vendit fqinj si “Zonja e drogës” dhe dyshohet se kishte marrë përsipër ruajtjen e 450 kilogramëve drogë. Ajo dyshohet se është tradhtuar nga bashkëpunëtori i saj 45-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë se ka ndodhur një grabitje në një zonë të Milanos. Me të mbërritur atje, autoritetet kanë ndjerë erën e rëndë të drogës dhe kanë zhvilluar kontrollet në shtëpi, ku fillimisht, është gjetur një sasi prej 80 kg drogë. Përfshirja e Mullaraj deri më tani është e paqartë, megjithatë autoritetet janë duke hetuar aktivitetin…
Përgatiti: Evi Shkopi – Advertisements – “Mos hesht. Mos duro. Fol. Jepi fund”. Me këtë thirrje filloi fushata 16 ditore për vetëdijesim të shoqërisë dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Një në tre gra në nivel botërorë është pre e dhunës fizikë ose seksuale. Ambasadori i OSBE-së në vend, Klemens Koja, shpalosi përqindje shqetësuese. “ 40% e grave në Maqedoninë e Veriut kanë përjetuar dhunë fizikë ose seksuale nga partneri ose jo partner i tyre, ende pa mbushur 15 vjeç. Rreth 44% e grave thonë se kanë përjetuar dhunë psikologjikë nga partneri I tyre. Rreth 30%…
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 2503 testime kanë rezultuar 466 qytetarë të infektuar. Teksa janë shënuar 3 humbje jete dhe 524 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me…
Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës. Gazetari Osman Stafa raportoi se kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Në vend të tij, është emëruar Luan Hoti, i cili mbante postin e sekretarit të degës të Partisë Demokratike. Sipas burimeve nga PD, Xhaferaj ka dorëzuar dorëheqjen që në muajin korrik, kjo në bazë të rregullores e cila përcakton se cilido kryetar dege që kandidon për deputet, s’mund të ushtrojë më funksionin e kryetarit të degës, teksa është firmosur tani nga kreu i PD. Hoti është emëruar në…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ndodhet në Suedi ku merr pjesë dhe drejton sesionin e Këshillit Ministror të OSBE-së, si përfaqësuese e Shqipërisë, në cilësinë e trojkës kryesuese të OSBE, 2019-2021. Situata në Ballkanin Perëndimor ishte pjesë e fjalës së ministres. Xhaçka tha se pasiguria dhe paqëndrueshmëria po rritet në hapësirën e OSBE-së. Sipas saj, problemet e vjetra po ngjallin fantazmat e politikës së vjetër të Ballkanit. Ky ministerial është një mundësi shumë e mirë që të gjithë ne të marrim frymë thellë dhe të ndalemi për të menduar për pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë që duket se…

