Gjendja me koronavirusin në shkolla është stabile dhe ato mbeten të hapura për mësim me prezencë fizike, kështu deklaroi sot ministrja e arsimit, Milla Carovska. Numrat të cilat i shpalosi janë të njëjtë sikurse dhe javët e kaluara, nuk ka numër më të madh të nxënësve pozitiv me koronavirus. – Advertisements – “Situata po monitorohet dhe për momentin është e qëndrueshme. Por, nëse kemi një situatë alarmante dhe nevojën për marrjen e masave kufizuese në sektorë të tjerë, sigurisht që Ministria e Shëndetësisë së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të shqyrtojnë mundësitë për skenarët e tjerë. Megjithatë,…
Author: almakos
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i pyetur nëse do të kandidohet për kryetarë të LSDM-së, ishte i prerë në përgjigje. – Advertisements – “Jo nuk do të kandodohem për kryetar të LSDM-së”, u përgjigj shkurt Venko Filipçe, LSDM. Ndryshe të premten kryesia e LSDM-së ka pranuar dorëheqjen e kryetarit aktual, Zoran Zaev dhe zgjedhjet brenda-partiake i ka shpallur për më 12 dhjetor. Në këto zgjedhje të drejtë kandidimi kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që i plotësojnë kushtet sipas statutit të partisë.
Njësia e Punëve të Brendshme Gjevgjeli deri te Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli parashtroi kallëzim penal kundër U.V. (61), P.B. (48) dhe M.P. (53) të gjithë nga Gjevgjelia, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në periudhën nga viti 2014 deri më 2017, si të punësuar në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” Gjevgjeli kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 253 paragrafi 3 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. U.V., e cila në periudhën e lartpërmendur ka qenë drejtoreshë në Ndërmarrjen Publike, duke mos paguar borxhet për shërbime të…
Në Tetovë nga dita e sotme procesi I imunizimit, gjegjësisht vaksinimi kundër Covid-19 do të zhvillohet vetëm në Shtëpinë e Shëndetit- Tetovë, ndërsa pika për vaksinim në Qendrën e Kulturës nuk do të funksionojë, informojnë nga Instituti Shëndetësor Shtëpia e Shëndetit -Tetovë. – Advertisements – “Në Shtëpinë e Shëndetit Tetovë do të zhvillohet aplikimi i dozës së parë, rivaksinimi dhe doza e tretë”, njoftojnë nga Shtëpia e Shëndetit Tetovë.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej 1 dhjetorit (e mërkurë) një qese në market do te kushtojë 15 denarë.Kjo masë hyn në fuqi në përputhje me Ligjin e ri për menaxhimin e ambalazheve dhe mbeturinave nga ambalazhi. – Advertisements – Më 4 tetor, pasi Kuvendi i miratoi ligjet, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini thanë se këto ligje do të mundësojnë evropianizimin përfundimtar të menaxhimit të mbeturinave, përfundimisht do të zgjidhet ky problem që ishte akumuluar me dekada dhe do të ndërpritet zinxhiri i menaxhimit të keq me mbeturinat. Deri më tani, marketet dhe dyqanet e tjera…
Moti i keq ka krijuar probleme në Bashkinë e Gjirokastrës. Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati. Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar për të hequr inertet që kishin uzurpuar rrugën, duke bërë të mundur normalizimin e situatës. Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rëna nga lartësitë si pasojë e shirave, kane krijuar bllokimin e rrugës. Momentalisht banoret e Golemit gjenden të izoluar nga…
Edhe tre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të lënduar në aksidentin tragjik të autobusit në autostradën “Struma” të Bullgarisë, pritet të lëshohen sot nga spitali “Pirogov” dhe të transferohen në Qendrën Klinike të Shkupit ku do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike. – Advertisements – Të shtunën, dy nga të lënduarit u transferuan në Shkup, dhe janë në gjendje stabile shëndetësore.
Është caktuar për sot një takim në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës Afrim Gashi, shkruan Alsat. Takimi pritet të mbahet në orën 14:00, te Klubi i Deputetëve, ndërsa Zaev dhe Gashi do të vazhdojnë të diskutojnë nëse AAA do të bëhet pjesë e shumicës parlamentare dhe me këtë edhe pjesë e Qeverisë./Alsat.mk – Advertisements –
17:59 | 28 Nëntor 2021 Të biesh në dashuri me një nga kolegët e zyrës nuk është asgjë e jashtëzakonshme! Koha që kalon çdo ditë me ta, ndodh ndonjëherë të kthehet në kimi e më tej në flutura stomaku. Problemi i vetëm pasi ka lindur një romancë në vendin e punës është pikërisht kjo e fundit: puna! Le të themi që nuk është situata më e thjeshtë në botë të kesh diçka të veçantë me dikë që punon në të njëjtin vend dhe me të njëjtët njerëz me ty, por nëse dini si t’i ekulibroni gjërat, do t’ja dilni me…
Është caktuar për nesër një takim në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës Afrim Gashi, shkruan Alsat. Takimi pritet të mbahet në orën 14:00, te Klubi i Deputetëve, ndërsa pritet të diskutohet nëse AAA do të bëhet pjesë e Qeverisë. Nga dy takimet që kanë pasur më herët Zaev dhe Gashi, nuk dhanë asnjë vendim përfundimtarë derisa nga takimi i fundit lideri i Alternativës tha që do të vazhdon negociatat me LSDM-në, ku nga këto negociata pritet të arrihet një marrëveshje përfundimtare./Alsat.mk
Gazetar: Igor Stefanovski – Advertisements – Prokuroria po heton se si ka funksionuar kompania “Besa Trans”. Pas bisedës informative në prokurorinë bullgare, pronari i kësaj kompanie Bekim Haxhiu, për herë të parë pas tragjedisë ka komentuar në Facebook dhe ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave. Haxhiu ka shkruar: “Allahu në Xhenet i shpërbleftë shehedlit, të lënduarve shërim sa më të shpejtë, familjarëve sabër ju dhashtë. Këto fjalë i them me pikëllim dhe me zemër të lënduar. Ata ishin edhe familjarë tanë, sepse çdoherë kur kemi udhëtuar i kemi konsideruar si familje . 4 ditë ishim bashkë në Stamboll gjatë…
Policia e Kurbinit ka vendosur në pranga një 40-vjeçar. Sipas uniformave blu, shtetasi A. O., ka kërcënuar se do të vriste me armë zjarri bashkëshorten e tij D. O. Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë dhe i ka gjetur burrit në banesë 2 armë zjarri. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” , “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike”. Njoftimi i Policisë: Kurbin Kërcënonte dhe shantazhonte bashkëshorten se do ta vriste, ndërhyrja në kohë…

