Një parakalim i gabuar i autoambulancës dyshohet të ketë qenë shkak i aksidentit të ndodhur pak para mesnatës së kaluar në rrugën e Rinasit, ku humbi jetën një grua, paciente në ambulancë dhe u plagosën 3 persona të tjerë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanËeb” se policia ka shoqëruar drejtuesin e autoambulancës, shtetasin Ilir Shullazi. Po kështu janë zbuluar dhe identitetet e personave të tjerë të përfshirë në aksidentin fatal. Anila Berdaku, 42 vjeçe, ndodhej si paciente në ambulancën që po udhëtonte drejt Tiranës dhe nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes. Të plagosur rëndë kanë mbetur shoqëruesja e saj, shtetasja Marsida…
Author: almakos
Gjendet 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve e zhdukur një jave më parë në Durrës. Duke iu referuar burimeve nga policia, gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanËeb” se Arjeta Cauli është gjetur në Labinot Katund, ku ishte martuar me një djalë. Sapo kishte lënë punën ditën e hënë, 28-vjeçarja kishte ikur me të dashurin që ishte kthyer nga Italia, me të cilin ishte njohur nëpërmjet “Facebook”-ut. Ajo jetonte në familjen e tij si nuse e shtëpisë. Ndërkohë që familja e djalit e kishte mirëpritur si nuse të djalit të tyre dhe janë çuditur kur policia iu ka shkuar në shtëpi për…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe deri në fund të ditës me reshje shiu të cilat më të rrëmbyeshme do të jenë në pjesën perëndimore të vendit. Në vendet më të larta malore, reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 13 deri në 18 gradë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite priten reshje shiu. Do të fryjë…
08:50 | 27 Nëntor 2021 Elon Musk është një ndër emrat më të përmendur nëpër mediat botërore. CEO i Tesla dhe SpaceX së fundmi është folur në mediat botërore për shkak të debatit rreth urisë në botë, transmeton portal arbresh.info Elon ka lindur në Afrikën e Jugut Elon lindi nga Errol dhe Maye Musk në Pretoria, Afrika e Jugut. Ai u transferua në Kanada kur ishte 17 vjeç për të studiuar në Queen’s University. Ishte i qetë si fëmijë Elon ka qenë shumë i qetë si fëmijë, sa prindërit e tij menduan se ai ishte i shurdhër. iznesmeni ishte mjaft…
Dëshmi të tjera vazhdojnë të dalin nga tragjedia e mbrëmjes së djeshme në fshatin Gllogjan ku 3 persona humben jetën si pasojë e një sulmi me armë në një autobus. Arlind Beka, shoku i Ledion Hamzajt, i mban lotët që të mund ta përshkruajë me fjalën më të mira shokun e tij të bankës, i cili vdiq. Vetëm një ditë më parë ai kishte qëndruar bashkë me Ledionin, i cili zakonisht shkonte në shtëpi më herët se të premten mbrëma. Ai kujton që Ledioni ia kishte përmendur ditë më parë një ndodhi në të njëjtin autobus ku u vra. “Na…
Zeqë Malaj nga Gllogjani ishte duke ecur me miqtë e tij, kur kishte dëgjuar disa zhurma. Pak momente më vonë ai do të bëhej dëshmitar i sulmit tragjik në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua autobusi dhe mbetën të vrarë tre persona, shoferi dhe dy nxënës. Një prej tyre, siç tregon Malaj për mediat kosovare vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrur nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital. “Kam qenë me dy policë, L. e kam pasë në prehër deri në Spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pasë puls,…
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Golem të Kavajës ku u asfiksuan nga gazi një cift. Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje live me “News 24” bëri me dije se viktima A. L ishte larguar nga banesa me date 25 nëntor dhe ka bere kallzim djali i saj në polici. Po ashtu edhe djali i Mihal Janit ka marre dje e sot ne telefon babain e tij dhe s’ka marre përgjigje. Më pas ai ka kërkuar ndihmën e policisë dhe te zjarrfikëses që kane hapur derën me force dhe i kane gjetur te dy…
Një burrë dhe grua kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga gazi ne Kavaje. Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi. Gazetaja Dorjana Bezat bën me dije se viktimat janë Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeç. Mësohet se…
E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, mjekja infeksioniste Migena Qato, tha se situata me pandeminë në spitalin Infektiv, vijon të jetë situatë shqetësuese. “Shifrat e larta të Covid nuk janë më risi, edhe këto ditë, ka shifra të konsiderueshme të paraqitjes në spital, rreth 20, dhe janë forma mbi mesataren deri te format e rënda. Muajt e fundit jemi përballur me të gjitha grupmoshat. Gjendja në spital është me pacientë të gjitha moshave, me insufencë respiratorë. Jemi më një kapacitet të plotë të spitalit.” u shpreh ajo, ndërsa theksoi se rastet e shtrimeve në spital, janë kryesisht…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 463 raste të reja, jetën e kanë humbur 17 persona, ndërsa 336 e kanë fituar betejën me Covid -19. Që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 214.676, ndërsa prej tyre janë shëruar 198.755 dhe 7.528 kanë humbur jetën. Rastet aktive me virus në vend janë 8.393. – Advertisements –
Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore Spanje ka arrestuar dy persona të përfshirë në një aksident trafiku të ndodhur në qytetin e La Zubia, i pari për tentativë grabitje dhe i dyti për krim kundër shëndetit publik për trafik droge. Të arrestuarit janë një shtetas shqiptar 27-vjeçar, pa precedentë policie, i arrestuar për veprën penale kundër shëndetit publik dhe një djalë 24-vjeçar spanjoll, me precedentë të mëparshëm të policisë. Në këtë aksion, Garda Civile ka sekuestruar 11.5 kilogramë marijuanë që shqiptari i ndaluar ka rrëfyer se sapo e kishte blerë në Las Gabias dhe se po e transportonte në…
Gazetari Enrik Mehmeti siguron ekskluzivisht foto të 34–vjeçares, Pamela Mërtiri e cila një ditë më parë u hodh nga kati i pestë i një pallati në Vlorë, bashkë më djalin e saj të mitur vetëm 1 vjeç, duke gjetur vdekje. Siç duket në fotot e sigurara nga Enrik Mehmeti, 34-vjeçarja shihet teksa ngjitet në shkallët e pallatit nga ku u hodh, së bashku me djalin në krahë. 34–vjeçarja Pamela Mërtiri jetonte në Tiranë, ndërsa mësohet se mesditën e djeshme udhëtoi drejt Vlorës, ku edhe ndërmori aktin e rëndë, duke i dhënë fund jetës së saj dhe vogëlushit, që solli vetë…

