Bastisje në Kavadar, arrestohet një person

Bastisje në Kavadar, arrestohet një person

Në kuadër të masave dhe aktiviteteve të intensifikuara të MPB-së për shkatërrimin dhe parandalimin e trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike si dhe pas informimit paraprak operativ dhe urdhrit të gjykatës, gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë kanë bastisur një banesë në Kavadar që është në pronësi të K.K. dhe V.M., ku u gjetën rreth 150 gramë heroinë, disa pako të gatshme për shitje. Është konfiskuar një automjet “alfa 159” si dhe pasuri të pjesshme për të cilat dyshohet se janë me origjinë nga shitja e drogës. V.M. është privuar nga liria dhe po ndërmerren masa shtesë për zbardhjen e rastit, të cilat do të pasojnë me dorëzim përkatës në prokurorinë kompetente.

– Advertisements –