Sot në ambientet e GJKKO do të zhvillohet seanca për ish presidentin, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti. [embedded content] Avokati i tij, Kujtim Cakrani është paraqitur në gjykatë, ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse do të shtyhet sërish seanca apo jo, ai tha: “Nuk e dimë, të shikojmë, them se po”. Ndërsa i pyetur nëse do të dalë apo jo sot Ilir Meta, avokati nuk dha nje pergjigje. Kujtojmë që avokati Kujtim Cakrani ka deklaruar se Ilir Meta do të dalë nga qelia brenda muajit tetor. Rreth një javë më parë GJKKO…
Author: almakos
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë për represion ndaj bizneseve dhe mediave, duke përmendur rastin e “Prestige Resort” si shembull të abuzimit me pushtetin. Në fjalën e saj në Parlament, Zhupa kujtoi se pas shembjes së resortit tre vite më parë, autoritetet kanë vendosur një gjobë prej 4 milionë eurosh ndaj subjektit, ndonëse objekti ishte tashmë i prishur. “Pasi shembën Prestige Resort tre vite më parë, para 2 javësh i vunë edhe një gjobë prej 4 milionë euro, pasi e kishin shembur. Qytetari polak që po bënte pushimet në ‘Prestige Resort’ e ka çuar Shqipërinë në Strasburg…
Sot në orën 21:00, në emisionin “Log” në News24, do të publikohen rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tiranë. Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, do të paraqesë prirjet elektorale dhe preferencat e votuesve në bashkinë më të madhe të vendit, ku do të votohet për pasardhësin e Erion Veliajt në krye të saj. Emisioni “Log”, i drejtuar nga gazetari Endri Xhafo me të ftuarit e tij, do të analizojë në detaje rezultatet e sondazhit, si dhe pritshmëritë për garën elektorale në këtë bashki të rëndësishme,…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat dot shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 15 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.
22:37 | 27 Tetor 2025E.HImagjinoni mëngjesin pas ditës kur interneti është fikur. Fillimisht mund të mendoni se do të ndiheshit të lirë, por shumë shpejt do të kuptonit se nuk dini ç’të bëni. Mund të blini të gjitha ushqimet vetëm me para dore. Mund të telefononi në punë nga telefoni fiks, nëse ende është funksional. Pas kësaj, ndoshta do të niseni për të shkuar diku, me kusht që ende mbani mend si të orientoheni pa GPS. Një defekt i vogël në një qendër të dhënash në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara këtë javë rikujtoi një të vërtetë të pakëndshme, e…
Bogovina ka nevojë për një nivel më ndryshe të udhëheqjes komunale – me këto fjalë e ka nisur fjalimin e tij sonte në Bogovinë kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti. Mexhiti vizitoi kandidatin e VLEN-it për Komunën e Bogovinës, Feti Abazin, duke theksuar se suksesi i kësaj komune varet drejtpërdrejt nga fitorja e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve. Ai theksoi se Abazi është një kandidat profesionist, me program real që adreson nevojat e qytetarëve. “Pala tjetër nuk kishte program, prandaj humbi. Ne ofruam program dhe fituam. Kemi ditur ta bëjmë…
Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi me iniciale T. S., 20 vjeç ka përplasur me makinë për vdekje një këmbësor. Sipas informacioneve paraprake viktima ende nuk është identifikuar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nesër do të shpallë rezultatet e plota përfundimtare të votimit në të gjitha komunat individualisht më 19 tetor në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale, njoftoi Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko në seancën e sotme të 150-të të Komisionit. “KSHZ-ja informon publikun se kishim planifikuar që sot të shpallnim përfundimisht rezultatet përfundimtare në të gjitha komunat bazuar në procedurat e kryera pas ankesave dhe padive të paraqitura në Gjykatën Administrative. Megjithatë, duke pasur parasysh se procedura para Gjykatës Administrative është ende duke vazhduar sot me seanca të planifikuara pas padive specifike me një afat kohor…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, raporton SHENJA. “Shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, jo bre BDI-ja, por fituesi le të jetë në Qeveri. Edhe këta nëse mendojnë se fitojnë, le të hyjnë si fitues në qeveri. Se është edhe një epërsi psikologjike – kur vota përcakton ulësen tënde në Qeveri, ti mban llogari për qytetarin, jo për kryeministrin,” deklaroi Ademi. Sipas tij, vota e qytetarëve është ajo që duhet të përcaktojë…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka rikonfirmuar legjitimitetin e saj në të gjitha ciklet e fundit zgjedhore, raporton SHENJA. “Së pari, më lejoni të theksoj se për më pak se një vit e gjysmë patëm tre cikle të ndryshme zgjedhore – zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Dhe në të trija këto cikle është rikonfirmuar legjitimiteti i Aleancës Kombëtare për Integrim,” tha Ademi. Ai shtoi se rezultatet në nivel kombëtar tregojnë mbështetje të qëndrueshme për subjektin. “Nëse i shikojmë rezultatet…
Një alarm është dhënë në burgun e Korydallos në Greqi, pasi një pistoletë dhe tetë plumba u gjetën të groposur në oborrin e pavijonit të 5-të. Zbulimi i armës ka shkaktuar mobilizim të menjëhershëm të autoriteteve, pasi në këtë pavijon mbahen disa nga të dënuarit më të njohur të botës së krimit, mes tyre edhe shqiptari Klodian Lekocaj, i njohur si udhëheqës i ashtuquajturës “mafia e burgjeve”, i cili gjithashtu frekuenton të njëjtin oborr gjatë orarit të ajrimit. Në të njëjtin pavijon ndodhen gjithashtu të burgosur turq, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasje, çka ka shtuar shqetësimet e…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi se ka realizuar një takim me Rektoren e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Prof. Dr. Biljana Angelova, kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të UKM, Prof. Dr. Angel Ristov, si dhe me stafin akademik të universitetit. Gjatë takimit, Gashi dhe pjesëmarrësit shkëmbyen ide për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe komunitetit akademik, me fokus në zhvillimin e arsimit, hulumtimin shkencor dhe politikave për të rinjtë. Ata diskutuan gjithashtu për nevojën e reformave në arsim, forcimin e kapaciteteve të brendshme dhe investimin në dije si bazë të qëndrueshme për përparimin e vendit. “Vlerësova kontributin…

