Author: almakos

Ergest Qenani është 25-vjeçari, i cili humbi jetën në një aksident mbrëmjen e kaluar në Tepelenë. Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën “Tepelenë-Bënç”, ku i riu duke drejtuar motomjetin, dyshohet se humbi kontrollin dhe u rrëzua. Menjëherë u transportua për në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra 25- vjeçari ndërroi jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lexo më Shumë

22:28 | 28 Tetor 2025E.HChatGPT, i krijuar si aplikacion praktik dhe i shpejtë për marrje informacioni, është kthyer në një shqetësim për shoqërinë pasi po abuzohet nga një grupmoshë e caktuar, duke krijuar edhe varësi. Sipas të dhënave të fundit të OpenAI, rreth 0.07% e përdoruesve aktivë në një javë shfaqin shenja të problemeve psikologjike. Me më shumë se 800 milionë përdorues aktivë çdo javë, kjo përqindje përkthehet në një numër të konsiderueshëm personash. Kompania thotë se ka ngritur një rrjet ndërkombëtar me mbi 170 ekspertë të shëndetit mendor, përfshirë psikiatër, psikologë dhe mjekë, për të këshilluar mbi mënyrën se…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi, së bashku me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kanë vizituar shtabin e AKI-së në Reçicë të Madhe. Gjatë vizitës, Rexhepi theksoi se ky takim simbolizon bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetin e Tetovës. “Është koha për të treguar se vetëm kur bëhemi bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen e Tetovës,” deklaroi Rexhepi. Ai shtoi se bashkëpunimi dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve janë çelësi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetesës në komunë. MARKETING

Lexo më Shumë

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pres që Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE të ketë 59 kryetarë komunash, që do të rrumbullakos numrin më të lartë në historinë e Maqedonisë demokratike, për nga numri i kryetarëve të komunave, që ka ndodhur ndonjëherë. Dhe nëse kësaj i shtojmë edhe fitoren e sigurt të Orce Gjorgjievskit për Qytetin e Shkupit, i cili udhëheq 3:1 pas raundit të parë në krahasim me kundërshtarin e tij, atëherë rrumbullakosim numrin prej 60 kryetarëve të komunave që do të vijnë nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, përfshirë edhe kryeqytetin, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski…

Lexo më Shumë

Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, u publikuan dhe dëshmi nga dosja hetimore e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi ku zbulohen shkeljet e hapura ligjore gjatë procedurave të prokurimit, sic janë personat që janë përfshirë në dokumentacion për të kryer shërbime, por që në fakt nuk kanë kryer asgjë. Vetëm Ervin Doçaj është angazhuar për të ofruar shërbimin e tij, ndërsa shtetasit e tjerë janë kontaktuar nga përfaqësuesit e shoqërive ‘Net Group’ dhe ‘Hill International N.V’ vetëm gjatë fazës së konkurimit, por nuk janë njoftuar më pas për të ofruar shërbimin. Kjo dëshmi që përforcon bindjen se kemi të bëjmë me një…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me ngjarjet e rënda që kanë tronditur vendin gjatë kësaj të marte, ku janë shënuar disa viktima në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Gjekmarkaj shprehet se këto ngjarje janë pasojë direkte e mungesës së shtetit dhe e dështimit të institucioneve përgjegjëse për sigurinë publike. “Pesë ngjarje tragjike brenda një dite nuk janë rastësi, janë pasojë direkte e mungesës së shtetit, e mungesës së kontrollit, e mungesës së rendit dhe e dështimit të institucioneve përgjegjëse për sigurinë publike”, shkruan ai. Sipas tij, qeveria ka zgjedhur të…

Lexo më Shumë

Në disa shkolla fillore në Kumanovë pasdite arritën alarme për gjoja bomba të vendosura në shkolla, konfirmuan nga Sektori për arsim në Komunën e Kumanovës, prej ku tregojnë se nxënësit janë evakuuar në mënyrë të sigurt. “Njoftimi për bombë është dërguar nëpërmjet postës elektronike, pak pas orës 17:00. Nga shkollat menjëherë kanë thirrur policinë, e cila ka mbërritur shumë shpejt, ndërsa nxënësit janë evakuuar në mënyrë të sigurt. Mbetet që shërbimet përkatëse ta verifikojnë gjendjen”, deklaroi drejtori i Sektorit për Arsim, Aleksandar Jovanoviq. MARKETING

Lexo më Shumë

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes me thikë pasditen e sotme në Kalanë e Beratit, 62-vjeçarin Kristo Mema alias Konstandin Hoxha. Ai u gjet nga forcat e rendit te “Shpella e Memecit” pranë Kishës përballë Urës së Goricës. Mema vrau me thikë sot, një vizitor në Kalanë e Beratit pas një sherri banal. Autori posedonte me qira një kalë, tek i cili erdhi një vizitor nga Tirana, viktima Keli Hoxha, 42 vjeç. Ky i fundit bëri fjalë me autorin për fotot me kalin, teksa Mema nxori thikën dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të…

Lexo më Shumë

Historiku i rrugëtimit politik të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vjen në fokus ndërsa ajo ndodhet nën hetim nga SPAK për disa kallëzime penale të depozituara nga opozita për afera korruptive. Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend. “Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres. Tender me vlerë…

Lexo më Shumë

Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë së Beratit. Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Ai u ka bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk ka paguar para. Pas kësaj ka nisur debati mes tyre, që përfundoi tragjikisht. Pronari i kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, e qëlloi me thi.kë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij. I dyshuari është arrestuar, ndërsa sipas Top Channel rezulton me të kaluar kriminale në Greqi.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kala” në qytetin e Beratit, ku një vizitor nga Tirana ka humbur jetën pasi është goditur me thikë pas një konflikti me një 63-vjeçar që ofronte shërbime me kalë për turistët. Sipas burimeve,  viktima është Keli Hoxha, 42 vjeç, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha), 63 vjeç, banor i Beratit. Dyshohet se mes tyre ka nisur një debat për fotot dhe xhiron me kalë, që më pas ka degjeneruar në konflikt fizik. Në kulmin e sherrit, autori ka nxjerrë thikën dhe e ka…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij në komunën e Dollnenit ka theksuar se fuqia e bashkimit dhe besimi i qytetarëve po e bëjnë gjithnjë e më të prekshëm vizionin për zhvillimin e kësaj komune. Në takimet e mbajtura me banorët e Dollnenit, Debreshtit dhe Zhitoshës, ai, së bashku me Afrim Gashin dhe Zeqirija Ibrahimin, ndau përkushtimin për qeverisje lokale të bazuar në zhvillim, ndershmëri dhe drejtësi. Mexhiti theksoi se kandidati për kryetar komune, Blerim Islami, përfaqëson “energjinë e re dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve me përgjegjësi e transparencë”, duke e cilësuar atë si garancinë e ndryshimit…

Lexo më Shumë