Fatlume Dervishi – Advertisements – Kompletimi i emrave të kabinetit të ri qeveritar është pothuajse punë e kryer. Mandatari Dimitar Kovaçevski sot takon kryesinë e ngushtë të partisë për një konfirmim të fundit të emrave që ka zgjedhur, pas konsultimeve edhe me partnerët e koalicionit qeveritar. Të hënën pasdite, në mbledhjen e kryesisë qendrore, Kovaçevski do t’i konfirmojë ato emra edhe para organeve të partisë. Për opinionin emrat nuk janë zyrtarizuar por mediat tashmë raportojnë jozyrtarisht për disa prej tyre, shkruan Alsat. Qeveria e Kovaçevskit Sanja Llukarevska – zv/kryeministre për luftë kundër korrupsionit Bojan Mariçiq – zv/kryeministër për çështje evropiane…
Author: almakos
Krim i rëndë brenda familjes në Vaun e Dejës, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri gruan e tij. Gazetari Senad Nikshiqi, raporton, se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në fshatin Nenshat, teksa mësohet se viktima është Xhuliana Topalli, 40 vjeçe. Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Ndërkohë bëhet i ditur se i plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i viktimës dhe është dërguar me urgjencë në spital. Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa detaje të tjera priten të bëhen të ditura në vijim.
Nga 11.479 analiza të kryera, janë regjistruar 1.396 raste të reja me KOVID-19, nëntë persona kanë vdekur dhe 348 pacientë janë shëruar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.659.878 teste për Covid-19. – Advertisements – Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 233.464, numri i të shëruarve është 214.854, numri i të vdekurve është 8.032 dhe numri i rasteve aktive është 10.578.
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 4,729 testime kanë rezultuar 1207 qytetarë të infektuar, teksa janë shënuar 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen…
Policia e Gjirokastrës ka vendosur në pranga dy persona, të cilët akuzohen se kanë ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë shtetasit, R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe D. H., 37 vjeç nga fshati Plesat. “Këta shtetas u arrestuan pasi, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit R. C., në lagjen “18-Shtatori”, ku u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, duke fshehur të ardhurat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, pas prononcimit që bëri pak më herët ish-kryeministri Sali Berisha. Kryedemokrati theksoi se ndihet i trishtuar për atë që ndodhi dje e ese shtoi se qëllimi i vetëm i Sali Berishës është që PD ta marrë në mbrojtje në betejën personale ndaj SHBA. “Sot është një ditë bilanci i të djeshmes tragjike për demokratët e shqiptarët dhe ndonëse ndahem këtu prej pothuajse pa pushim nga ngjarja nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët dhe të gjithë shqiptarët veçse trishtimit të thellë nga ajo që ka ndodhur dje.…
Gazetar: Andrea Çobanova – Advertisements – Kriza energjetike është temë e akuzave të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës. Vala e rritjes së çmimit të rrymës dhe ngrohjes është si pasojë e keqmenaxhimit të kësaj Qeverie, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, shkruan Alsat. Sipas tyre, sistemi energjetik në vend është i shkatërruar tërësisht për shkak të interesave personale të njerëzve në pushtet. “E rritën në mënyrë të jashtëzakonshme çmimin e rrymës për 9,5%. E hoqën tarifën e lirë ditore për amvisëritë. Kompanitë që furnizojnë energji elektrike në tregun e lirë, ku rryma është 5 deri në 6 herë më e shtrenjtë janë…
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, komenton protestën e zhvilluar ditën e djeshme para selisë blu nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Gjekmarkaj shprehet se dita e djeshme ishte tragjike për Partinë Demokratike dhe mbase më tragjikja në historinë e saj, pasi sipas tij, “Skena që nuk donim kurrë ti shihnim i pamë, ankth që nuk donim kurrë ta provonim e provuam, dhimbje që nuk do donim ta kishim e kemi”. Në reagimin e gjatë, deputeti tregon orët e tensionit në selinë blu, teksa ai dhe shumë deputetë të PD ndodheshin brenda, të rrethuar nga gurët, varretë e…
Ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar jashtë selisë së Partisë Demokratike se asgjë nuk do ta pengojë dhe ndalojë në vazhdimin e kësaj beteje. Një ditë pas protestës së dhunshme, Berisha denoncon se janë bërë lista dhe janë arrestuar e ndaluar demokratë, që sipas tij, nuk kanë kryer asnjë lloj akti dhune. “Erdha këtu për t’u zotuar se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Asgjë nuk do të mund të ndalojëmbizotërimin e vullnetit të shumicës në këtë vend. Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij. Gjithashtu,…
Gazetar: Fatlume Dervishi – Advertisements – Kompletimi i emrave të kabinetit të ri qeveritar është pothuajse punë e kryer. Mandatari Dimitar Kovaçevski sot takon kryesinë e ngushtë të partisë për një konfirmim të fundit të emrave që ka zgjedhur, pas konsultimeve edhe me partnerët e koalicionit qeveritar. Të hënën pasdite, në mbledhjen e kryesisë qendrore, Kovaçevski do t’i konfirmojë ato emra edhe para organeve të partisë. Për opinionin emrat nuk janë zyrtarizuar por mediat tashmë raportojnë jozyrtarisht për disa prej tyre. Qeveria e Kovaçevskit• Sanja Llukarevska – zv/kryeministre për luftë kundër korrupsionit• Bojan Mariçiq – zv/kryeministër për çështje evropiane• Fatmir…
Anëtarët e Partisë Demokratike i kanë vënë kyçin derës hyrëse të selisë. Siç shihet në videon që sjell gazetari Osman Stafa, dera kryesore e PD është kyçur me çelës e zinxhir. Gazetari Stafa raporton se ky veprim është ndërmarrë vetëm pak minuta më parë, teksa Komisioni i Rithemelimit njoftoi se do të shkonte në seli për të mbajtur një deklaratë sot në orën 14:00.
Sot diku rreth orës 10:00, dy tetovarë të moshës 15 dhe 19 vjeç, në SPB Tetovë kanë denoncuar se për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosferike dhe mjegullës së dendur në Kodrën e diellit në afërsi të ski liftit të ri, ku janë ngjitur për skijim, kanë humbur orientimin dhe më pas nuk e kanë ditur se ku gjenden saktësisht. Policia nga stacioni policor i Kodrës së Diellit dhe ekipe nga “Elem Turs” menjëherë kanë ndërmarr masat dhe kanë gjetur dy tetovarët, si dhe 7 persona të tjerë nga Shkupi, Kumanova dhe Kosova, të cilët gjithashtu kishin humbur në…

