Nga onkologia Riselda Tahiraj – Karcinomat e tiroides TC janë të rralla (3.6% e të gjithë tumoreve njerëzore),por janë malinje më të shpeshta endokrine. Incidenca e tyre është rritur në dekadat e fundit, me rritjen e detektimit te karcinomave <1cm, nëpërmjet përdorimit të echo qafe. Raporti i gjinisë mashkullore është 4 / 1. Mosha mesatare në diagnozë është 45-50 vjeç, fëmijët janë rrallë të prekur.Faktorët e riskutFaktor rreziku që njihet deri më tani është ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues. Karcinoma tiroide e diferencuar DTC është më e shpeshta dhe kategorizohen në karcinoma tiroide papilare PTC 80% dhe karcinoma tiroide folikulare FTC…
Author: almakos
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev për sot ka thirrur takim të Këshillit këshillëdhënës për siguri kombëtare. – Advertisements – Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja, këshilli në fjalë do të diskutoj në temën: Integrimi i Ballkanit Perëndimorë në Bashkimin Evropian. Roli i Bullgarisë në zgjerimin e BE-së dhe në procesin e stabilizim asociimit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria”. Raportohet se në këtë mbledhje do të marrin pjesë liderët e të gjitha partive parlamentare.
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike mbeten prezente në territorin shqiptar, duke sjellë në zonat bregdetare reshje shiu. Po ashtu edhe qytetet e zonës së ulët do të jenë me reshje shiu. Ndërsa zonat malore parashikohet të jenë në ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve në formë dëbore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga –2 deri në 14 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior, duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
01:53 | 10 Janar 2022 2021 ishte një vit me ngjarje të mëdha të lidhura me eksplorimin e hapësirës, si zbarkimi i sondave në Mars dhe udhëtime në hapësirë të miliarderëve Jeff Bezos dhe Richard Branson. Dhe gjasat janë se aktivitetet në fushën e hapësirës do të vazhdojnë me intensitet në vitin 2022, gjatë të cilit pritet të ketë një tjetër mision drejt Marsit dhe më shumë udhëtime në hapësirë për turistët. “Nuk ka dyshim se vitit 2021 ishte një vit i madh lajmesh në fushën e hapësirës, por kjo prirje do të vazhdojë në vitin 2022 dhe ndoshta edhe…
Pas tërmetit të sontëm, sipas disa fotografive në rrjetin social facebook të ministrit të pushtetit lokal, Goran Milevsi, bëhet e ditur se ka dëme materiale, shkruan Alsat. Nga fotografitë shihen disa mure të çara, por që ende nuk flitet për ndonjë dëm më të madh material ose dëme në njerëz. /Alsat.mk
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. Epiqendra e goditjes ka qenë në Greqi, me magnitudë 5.8 i shkallës Richter, por lëkundjet e forta janë ndjerë ehde në vendin tonë, për shkak se thellësia e goditjes ishte vetëm 2 kilometër. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në të gjitha shtetet fqinje të Shqipërisë, të cilat kanë raportuar lëkundje sizmike.
Një tërmet i fortë ka goditur zonën e Florinas në Greqi. Ky tërmet është ndjerë fortë në vendin tonë, por edhe në disa qytete në jug të Shqipërisë, si Korça, Saranda, por edhe Tiranë. – Advertisements – Sipas EMSC tërmeti ka qenë 5.8 rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe. Sipas raportimeve, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje disa sekondëshe. Ndërkohë brenda minutave në vijim u regjistruan tre paslëkundje të tjera , 3.5 Rihter, 19 km në veriperëndim të Follorinës dhe në thellësi fokale 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale…
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Në pamjet e siguruara, shihet se si nga përplasja e dy makinave, e ka pësuar edhe një autoambulancë. Sipas burimeve, dy makinat kanë qenë me shpejtësi të madhe, e kjo besohet se është dhe shkaku i kryerjes së aksidentit. Ndërkohë, ne vendngjarje shihen forca policie, ndërsa si pasojë e përplasjes trafiku është paralizuar prej minutash të tëra.
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me protestën e djeshme në Selinë e PD. Ai shkruan se Marrëzia e Sali Berishës i ktheu shqiptarët sërish në mesjetë, në luftra kështjellash. Ngjela nënvizon më tej, se shqiptarët kanë 30 vite që torturohen nga ligësia e Berishës, ndërsa për liderin aktual të PD, Lulzim Basha tha se ka shansin për të ringjallur cilësisht PD. Postimi i Spartak Ngjelës: Saliu sot u kthye te vendi i krimit. Kriminalistika, kthimin e autorit te vendi i krimit, e ka normën e të provuarit për identifikimin e autorit.E di prokuroria e Shqipërisë këtë? l. Dje shqiptarët…
Gazetari Juli Shota ka siguruar pamje nga vendi ku iu bë atentat Gentian Bejtjes dhe mikut të tij, Klodian Stafukës. atentati është shënuar në afërsi të një karburanti. Gazetarja Klodiana Haxhia, raporton se makina me të cilën po udhëtonte Bejtja, është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje. Në vendngjarje janë gjetur rreth 10 plumba. Si pasojë e plumbave të marrë, Bejtja ka mbetur i lënduar në njërën dorë, ndërsa miku i tij, Klodian Stafuka nuk ka marrë asnjë plumb, por është lënduar si pasojë e përplasjes që ka ndodhur më pas, sepse Betja ka humbur kontrollin e mjetit. Autorët,…
Mbrëmjen e kësaj të diele, i është bërë një atentat, Gentian Bejtjas, i cili ishte duke udhëtuar së bashku me mikun e tij, Klodian Stafuka. Bejtja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai i shpëtoi një antenati në vitin 2016, ku makinës së tij, iu vendos një minë. Mina ishte vendosur në automjetin e Bejtjes tip “Tuareg” dhe shpërtheu pak çaste pasi ai doli nga shtëpia. Bejtja, ka qenë në të kaluarën ish-gardian burgu, e disa herë ka qenë i arrestuar nga policia. Ngjarja e ndodhur në 19 shtator 2016: Ngjarja ka ndodhur në orën 09 e 30…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e dy personave në Fushë-Krujë. Gazetarja Klodiana Lala, bën me dije, se të plagosur kanë mbetur Gentian Bejtja, mik i afërt me Enver Stafukën. Ndërsa personi tjetër i lënduar është Kloidian Stafuka. Sipas gazetares, dy personat kanë qenë duke udhëtuar me makinë, pranë shkollës së fshatit Larushk, ku janë qëlluar. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.

