Luka Andreev – Advertisements – Мë shumë se pesë orë, kreu shtetëror i Bullgarisë po i konfirmon pozicionet e Sofjes para vizitës së kryeministrit Kirill Petkov në Shkup. Para seancës së Këshillit konsultativ të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti bullgar Rumen Radev, disa pjesëmarrës kanë thënë se presin të dalin me qëndrim të përbashkët. Radev mblodhi Këshillin muajin e kaluar, në mënyrë që, siç theksoi, Bullgaria të vazhdojë të zhvillojë dialog të hapur me Maqedoninë, por edhe të garantojë të drejtat e bullgarëve në vend. Presidenti përshëndeti qasjen e re ndaj bisedimeve, të propozuar nga kryeministri Petkov, por ekspertët…
Author: almakos
Ish-deputeti Endri Hasa, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’ shprehet se turpi i 8 janarit do t’i ngelet ish-kryeministrit Sali Berisha. Hasa thekson se Berisha do të mbahet mend si politikani që thirri një protestë kombëtare kundër partisë së tij. ‘Çdo demokrat duhet të shoh përpara dhe të besojë tek një projekt që nuk bëhet për një individ por për çdo shqiptar që nuk e meriton keqqeverisjen e Edi Ramës. Turpi i 8 janarit do t’i ngelet Sali Berishës, i cili do të mbahet mend jo vetëm si politikani që thirri një protestë kombëtare kundër partisë së tij, por edhe si…
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar disa foto në ‘Facebook’, ku duken edhe dëmet e shkaktuara gjatë protestës së zhvilluar në 8 janar në selinë e PD. Bashkangjitur fotove të publikuara Basha shprehet se ajo që u shkatërrua nga ish-kryeministri Sali Berisha , do të ngrihet më e fortë nga demokratët. ‘Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!’, shprehet ai.
Reshjet e borës që kanë filluar që në orët e para të ditës së sotme, gati në të gjithë territorin e vendit, vazhdojnë të bien me intensitet të lartë edhe gjatë pasdites. Por, ato janë bërë edhe burim aksidentesh të shumta nëpër rrugë. Një aksident që ndodhi sot pasdite për shkak të borës ka mbyllur edhe autostradën Millandoc-Shtip, në drejtim të Shtipit. – Advertisements – Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Konjarë. Në këtë aksident janë përfshirë një kamion i tonazhit të lartë dhe disa vetura. Nga përplasja e fortë kamioni ka bllokuar gati të gjithë korsinë e autostradës,…
Tre persona kanë rënë në pranga , dy prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim. Gjithashtu edhe një tjetër person është proceduar penalisht. Sipas policisë në pranga ka rënë 63-vjeçari I (Xh), P., asi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 11.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikimi vulave, stampave ose i formularëve”. Shtetasi I. P. u transferua në DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu nga uniformat blu u bë kapja dhe ndalimi i 57-vjeçari A.L., për shkak se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 4 muaj…
Melihate Rustemi – Advertisements – Pavarësisht reshjeve të shiut dhe borës qytetarë të shumtë sot kishin vërshuar pikat e vaksinimit duke krijuar radhë të gjata. Rrëmuja u shkaktua për shkak të festave ku shumë prej qendrave të vaksinimit nuk punuan për disa ditë. Qytetarët që anketuam prisnin në radhë më shumë se 40 minuta për të marrë dozën e tretë të vaksinës, ndërsa ato për dozën e dytë kishin përparësi për shkak të terminit të caktuar. “Për dozën e tretë. Rreth 40 minuta po pres, ndoshta edhe më shumë. Shumë rrëmujë, tash erdhi edhe një grup tjetër për të vaksinuar…
Asnjë vend në Ballkan nuk është kursyer nga një kombinim i rrezikshëm i emigrimit dhe plakjes së popullsisë. Demografikisht, kombi i vogël i Maqedonisë se Veriut ndodhet ne një situate më keq se vendet e tjera. Kombi ballkanik ka humbur një të katërtën e popullsisë së tij që nga fillimi i viteve 1990. Regjistrimi i fundit i kryer në fund të vitit 2021 tregon një rënie të popullsisë prej 10 për qind vetëm në dy dekadat e fundit. Gati 600,000 maqedonas u shpërngulën jashtë vendit në dekadat pas pavarësisë së vendit. Në Shqipërinë fqinje situata është edhe më e rëndë. 1.7 milionë…
Gazetar: Ile Petrevski – Advertisements – Shumica e punëtorëve, që shkonin zakonisht në punë të dielave, dje kishin një ditë pushimi. Të dhënat e Inspektoratit Shtetëror të Punës, thonë se në shumicën e rasteve është respektuar ligji i ri për të dielën si ditë pushimi, shkruan Alsat. Por, problemi më i madh tani janë punëdhënësit, që nuk raportojnë punonjësit që do të vijnë në punë të dielën, dhe që duhet të marrin mëditje më të lartë. Këto janë disa nga veprimtaritë, që kanë të drejtë të punojnë të dielave. Në opinion u shfaq edhe dilema – në cilat veprimtari mund…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet ditën e sotme me dyer të mbyllura për të diskutuar testimin e asaj që Koreja e Veriut tha se ishte një raketë hipersonike. Takimi është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Shqipëria. Në vitin 2017, Këshilli i Sigurimit miratoi njëzëri tre grupe sanksionesh ekonomike pasi Koreja e Veriut kreu teste bërthamore dhe raketore, një shfaqje e rrallë e unitetit për këtë organ, shpesh të bllokuar. Nuk pritet asnjë deklaratë e përbashkët pas takimit të së hënës, tha një diplomat, megjithëse një tjetër shtoi se deklaratat ka të…
Për pasojë të mungesës së shenjave për orientim por edhe mjegullës tejet të dendur një ditë më parë në pikën turistike Kodra e Diellit, janë humbur dhjetëra turistë nga Kosova dhe Shqipëria. Një pjesë e tyre, është dashur madje të kthehen në hotel nga ekipet mjekësore, pasi gjatë daljes nga pistat e skijimit, si pasojë e uljes së dukshmërisë, kanë pësuar lëndime, shkruan Alsat. – Advertisements – “Shkaku i kushteve klimatike, mjegullës së dendur dhe erërave, ndodhi një situatë e palakmueshme e padëshirueshme për ne, por falë Zotit gjithçka mbaroi mirë dhe me sukses. Ishin turistë nga Republika e Kosovës…
Lëvizja Socialistë për Integrim ka paditur në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Korporatën e Investimeve Shqiptare. Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka akuzon kryeministrin Rama se kërkon që të vjedhë pronat e shqiptarëve. Sipas saj ky ligj është bërë vetëm për të vjedhur pronat. “Ky ligj synon përqendrimin e gjithë pronave të shqiptarëve, publike dhe private, në një dorë të vetme. Krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse vjedhja, transformimi dhe tjetërsimi i çdo prone me ligj të posaçëm”, shprehet Caka. Ajo thotë më tej se kundër këtij ligji u shpreh edhe Komisioni…
Gazetare: Evi Shkopi – Advertisements – Qytetarët nuk kanë pritje të mëdha nga kabineti i ri qeveritar. Të anketuar nga Alsat, thonë se deri tani politika ka dështuar dhe nuk ka përmirësuar gjendjen. “Nuk jam i kënaqur as nga njëra palë as nga tjetra. Nuk besoj se do të ndryshojë diçka. Siç po rezulton deri tani në praktikë, asgjë”, thotë një qytetar. “Unë në përgjithësi nga Maqedonia nuk kam pritje të mëdha. Edhe populli edhe politika kanë dështuar. Se çfarë do të bëhet vetëm koha do ta tregojë.”, shprehet një qytetar tjetër. “Shpresojmë të nisë mbarë se “na këputën” krejt”,…

