Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, numri i personave pozitivë me SARS-CoV-2 është rritur për 51 për qind krahasuar me një javë më parë. – Advertisements – Grupmoshat më të prekura janë 30-39 (27 për qind), 20-29 (24 për qind) dhe 40-49 (17 për qind). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 (2 për qind). Në periudhën njëjavore, që nënkupton nga data 3 deri më 9 janar, janë raportuar 946 riinfeksione. Nga analizat e kryera prej gjithsej 152 mostrave pozitive me SARS-CoV-2, në 104 prej tyre, gjegjësisht në 68…

Lexo më Shumë

Lokalet e mbushura plot, qëndrimet në ambientet e brendshme dhe lëvizjet në urbanë pa maska, mungesa e distancimit social, të pranishme prej shumë muajsh, të krijojnë idenë se në vend pandemia është vetëm një kujtesë e largët. Por, të dhënat e Eurostat dhe statistikat kombëtare përkatëse tregojnë se Shqipëria, së bashku me dy vendet e tjera të rajonit, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë tre shtetet që kanë shënuar rritjen më të lartë të vdekshmërisë shtesë që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia “pushtoi” gradualisht Europën deri në shtator 2021. Ndërsa viti 2020 u mbyll me Shqipërinë që shënoi…

Lexo më Shumë

Kushtet e paqëndrueshme atmoferike mbeten prezente në territorin shqiptar, duke sjellë në zonat bregdetare reshje shiu. Po ashtu edhe qytetet e zonës së ulët do të jenë me reshje shiu. Ndërsa zonat malore parashikohet të jenë në ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve në formë dëbore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga – 2 deri në 14 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Lexo më Shumë

Sot kryetari i LSDM-së dhe njëherit mandatar për formimin e qeverisë së re Dimitar Kovaçevski, do ta dorëzoj në Kuvend propozimin për kabinetin e ri dhe programin qeveritar. – Advertisements – Ndërsa seanca parlamentare për formatin qeveritar dhe programin e saj pritet të mbahet gjatë fundjavës, gjegjësisht më datë 15-16, me çrrastë në ditën e dytë duhet votuar kabineti i ri. Më 17 janar, Qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski si kryeministër pritet të nisë zyrtarisht punën.

Lexo më Shumë

23:33 | 10 Janar 2022 Viti 2021 ishte viti i pestë më i nxehtë në botë, duke shënuar kështu një rekord të ri, ndërsa nivelet e dioksidit të karbonit dhe metanit që ngrohin planetin në atmosferë arritën nivele të reja në vitin 2021, thanë shkencëtarët e Bashkimit Europian. Shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike përmes një raporti ka deklaruar se shtatë vitet e fundit ishin më të ngrohtat në botë “me një diferencë të qartë” në të dhënat që datojnë që nga viti 1850 dhe temperatura mesatare globale në 2021 ishte 1.1-1.2C mbi 1850 -1900 nivele, transmeton portal arbresh.info Vitet…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes së Kryesisë së LSDM-së, ka konfirmuar emrat e funksionarëve të rinj të LSDM-së që do të jenë pjesë e qeverisë së re. – Advertisements – Zëvendëskryeministër për Luftë kundër Korrupsionit – Sllavica Gërkovska Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane – Bojan Mariçiq Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Blagoja Boçvarski  Ministër për Punë dhe Politikë Sociale – Jovana Trençevska Ministër i Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska Ministër i Drejtësisë – Nikolla Tupançevski Ministër…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së partisë u zotua se kjo qeveri do të bëjë çmos për të përballuar krizën energjetike, krizën me pandeminë, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e jetesës së qytetarëve etj. Ai u zotua se kjo qeveri do të rrisë pagat dhe pensionet, ku paga mesatare do të jetë të paktën 500 euro në muaj. Gjithashtu, ai tha se kjo qeveri do të mbyllë mandatin e saj 4-vjeçar. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Nga Mustafa Nano Një ditë prej ditësh, shumë kohë më parë, në vit të parë a të dytë të shkollës së mesme, një miku im më bën një pyetje të papritur: “Çfarë është një gjë që nuk e ke e do të doje ta kishe?” Unë, pa e menduar fare, aty për aty, iu përgjigja: “Emri Robert.” Kapa në befasi edhe veten me këtë përgjigje. Emrin Robert nuk e kisha çuar ndonjëherë në mendje. Ishte herë e para që e mendova. Madje, as që e mendova. Thjesht e thashë. “Ec aty, Robert Ndrenika!”, ia bëri miku im. Dhe unë u…

Lexo më Shumë

Digjen sërish barakat ku më parë gjendej Gjykata për Sanksione në Parkun e Qytetit të Shkupit. – Advertisements – Zjarri i cili shpërtheu sonte rreth orës 21:00, siç njoftojnë nga zjarrfikësit e Shkupit, janë në terren disa ekipe zjarrfikësish me 6 mjete zjarrfikëse për të vënë nën kontroll zjarrin. Kjo është hera e dytë për disa muaj që digjet këto baraka. Barakat e vjetra të Gjykatës janë djegur më 26 tetor dhe atëherë dëm ishte shkaktuar edhe në sallën “Partizani” dhe restorantin “Tomçe Sofka”.

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, java e fundit shënoi rritjen më të madhe të rasteve të reja me Covid që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se në total, nga 4 janari deri sot, janë regjistruar 9267 të infektuar, gati trefishi i rasteve të javës pararendëse. Mesatarja ditore e të infektuarve rishtazi, rezulton të jetë prej më shumë se 1300 rastesh, ose 4 herë më shumë se mesatarja ditore në muajin dhjetor. Gjatë javës së fundit edhe testimet shënuan gjithashtu një rekord me një total prej gati 45 mijë tamponësh.…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me protestën e 8 janarit, ku i është kundërvënë zërave se tubimi ishte i dhunshëm. Ajo ka publikuar një foto ku shihet se Elisabeta Rredhi, Kryetare e Lidhja Demokratike e Gruas Divjakë, ka dëmtuar njërin sy gjatë protestës para selisë. Ajo i është kundërvënë grave demokrate, ndërsa shtoi se “turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës”. REAGIMI I VOKSHITPër të gjitha gratë deputete, anëtare të Këshillit Kombëtar të PD, anëtare të…

Lexo më Shumë

Prej nesër mbrëma nga ora 22 në autobusët për transport publik në Shkup nuk do të funksionojë opsioni për pagesën e biletës me telefon celular, verifikimi përmes numrit 185. – Advertisements – Siç bëri të ditur Ndërmarrja e Transportit Publik “Shkup”, ndërprerja në këtë shërbim do të jetë i përkohshëm dhe për shkak të përmirësimit të sistemit për pagesë elektronike. Nga e mërkura, 12 janar, opsioni për pagesë me telefon celular do të jetë sërish në dispozicion, informoi NTP.

Lexo më Shumë