Kushtet e paqëndrueshme atmoferike mbeten prezente në territorin shqiptar, duke sjellë në zonat bregdetare reshje shiu. Po ashtu edhe qytetet e zonës së ulët do të jenë me reshje shiu. Ndërsa zonat malore parashikohet të jenë në ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve në formë dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga – 2 deri në 14 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.


