Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 03:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll me të cilin janë përfshirë 4 objekte hotelierike në Tetovë dhe 24 të tjera në zonën e Gostivarit. – Advertisements – “Gjatë kontrollit në dy kazino në rajonin e Tetovës janë kapur 5 persona të cilët nuk kishin certifikata për marrjen e vaksinës anti Covid-19, më pas një i mitur dhe një person të cilit iu gjet dhe iu konfiskua një thikë. “Për personat dhe…
Author: almakos
Selia e Partisë Demokratike vijon të jetë e shkatërruar, me dyer e dritare të thyera, një ditë pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në videon që gazetari Osman Stafa sjell shihet se mesditën e kësaj të diele ka nisur pastrimi i zyrave, të cilat janë dëmtuar dje nga protestuesit. Siç shihet në video, të gjitha dyert dhe dritaret e selisë blu janë të shqyera, ndërsa në katin e dytë po pastrohen xhamat e thyer, gurët apo gjëra të tjera të hedhura nga protestuesit.
Një variant i ri i Covid është zbuluar në Qipro. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se varianti i ri që po qarkullon është një bashkim me Delta dhe Omicron. Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros, ka thënë se varianti ri i është quajtur “Deltacron”.Deri më tani, Kostrikis dhe ekipi i tij kanë gjetur 25 raste të virusit. Është ende shumë herët për të thënë nëse ky variant është përhapur masivisht dhe se çfarë ndikimesh mund të ketë. “Ne do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më patologjik apo më ngjitës apo nëse do të…
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Sergate” dhe ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite burgim për veprën penale “Organizate kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”. Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Bledar Delia (Dushkaj), 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.…
Kjo është situata në PD një ditë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku u dëmtuan me mjete të forta dyer e dritare, ndërsa pati gaz lotsjellës e persona të plagosur. Makinat që ndodhen në oborrin e selisë së PD duken qartë të dëmtuara. Një pjesë prej tyre kanë të dëmtuar xhamat. Ndërkohë disave të tjera iu janë shpuar gomat nga protestuesit. Parkimi i automjeteve para selisë , u përdor si strategji nga PD për të mos lejuar grumbullimin e protestuesve, por duket se protestuesit nuk i kanë marrë parasysh. Hyrja e selisë e tregon qartë çfarë ka…
Kryeministri Edi Rama njofton se do të zhvillojë sot një komunikim live në faqen e tij të “Facebook”. Në një postim në rrjet, teksa ju uron qytetarëve “mirëmëngjes”, Rama thekson se do të zhvillojë bashkëbisedim me demokratët, në orën 12:00. Siç duket, kryeministri do të komentojë ngjarjet e bujshme të ditës së djeshme në PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij sulmuan e dëmtuan rëndë selinë blu, ndërsa nuk arritën ta merrnin dot, pasi u zmbrapsën nga policia. Edhe një ditë më parë, kreu i qeverisë ftoi të gjithë simpatizantët e PD. “Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur 141 vozitës dhe atë: 47 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina teknikisht të parregullta ose të paregjistruara. – Advertisements – Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 9 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 6 për motoçiklistët, 4 për kalim në të kuqe në semaforë. Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në…
Dita e fundit e javës do të jetë e reshje shiu dhe vranësira të herëpashershme. Sipas MeteoAlb: Vendi ynë paraqiten me vranësira dhe shira ku më të dendura do të jene në zonat veriore dhe pjesërish në qendër të territorit. Parashikohet që pasditja te sjelle zhvillim te vranesirave dhe rrebeshe shiu në ekstremin jugor duke lënë me vranësira dhe shira disi me te dobët pjesën tjetër të territorit. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do te mbeten prezent deri mëngjesin pas-ardhjes. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes por rënie do te ketë ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C…
Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut, në viset më të larta me reshje të dëborës. Paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryj erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 12 gradë, shkruan Alsat. – Advertisements – Në Shkup, paradite me vranësira dhe me mjegull. Në orët e pasdites dhe mbrëmje me reshje të shiut. Do të fryj erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet…
01:10 | 9 Janar 2022 Dielli artificial i krijuar nga Kina ka arritur temperature rekord, plot 70 milionë gradë. EAST, i njohur si “dielli artificial”, arriti temperature pesë herë më të lartë se temperatura e Diellit, dhe e mbajti atë për një periudhë më të gjatë se 17 minuta. Besohet se temperatura në bërthamën e Diellit tonë është rreth 15 milionë gradë. Informacioni mbi arritjen e rëndësishme u nda nga Gong Xianzu, një studiues në Institutin e Fizikës së Plazmës në Akademinë Kineze të Shkencave (ASIPP). “Ky operacion përfaqëson një bazë solide shkencore dhe eksperimentale për funksionimin e reaktorit të…
Mbi 50 persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës deri më tani për protestën e dhunshme të Sali Berishës, mes tyre edhe këngëtari Stresi. Gazetarja Dorjana Bezat ben me dije se jane shoqeruar edhe 8 persona që ndodheshin brenda selise se Partisë Demokratike. Të ndaluarit janë dërguar në Komisariate dhe në drejtorinë vendore të policisë në kryeqytet. Shumica e të shoqëruarve janë kapur në flagrancë dhe akuzohen për shkatërrim prone, kundërshtim të forcave të policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor. Policia e Shtetit bëri të ditur se “do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion…
Prej më shumë se 3 orësh ka zgjatur ditën e sotme protesta e thirrur nga ish-kryeministri Berisha. Të shumta kanë qenë incidentet që janë shënuar në oborrin e selisë së PD, ku duket se gjithçka u qetësua pas ndërhyrjes së policisë. Duket se përplasja ka nisur nga simpatizantët e thirrur nga Berisha, po kanë hasur edhe në rezistencë, nga persona që ishin brenda në seli. Më poshtë video, ku tregon të gjitha momentet e përplasjeve të sotme në selinë e Partisë Demokratike.

