Author: almakos

Ndonëse protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha përfundoi, Policia ndodhet në pjesën e jashtme të selisë së PD, për të mos lejuar hyrjet në godinë. Gazetari Osman Stafa tha për ‘Balkanweb’ se prokuroria ka përfunduar hetimin pas katër orësh dhe më pas u lejuan edhe media të hynte në ambientet e selisë. Ndërsa raportoi nga ambientet e selisë së PD, gazetari tha se fillimisht janë thyer dyer e dritare nga pjesa qendrore. ‘Protestuesit fillimisht kanë thyer dyer e dritare nga pjesa ballore. Nga komunikimi që kam pasur nga persona që kanë qenë brenda më kanë treguar se situata brenda…

Lexo më Shumë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 8,327 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,801 qytetarë, në këto bashki: 914 në Tiranë, 95 në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnje, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6…

Lexo më Shumë

25  persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës deri më tani për protestën e dhunshme të Sali Berishës, mes tyre edhe këngëtari Stresi. Gazetarja Dorjana Bezat ben me dije se jane shoqeruar edhe 8 persona që ndodheshin brenda selise se Partisë Demokratike. Të ndaluarit janë dërguar në komisariate dhe në drejtorinë vendore të policisë në kryeqytet. Shumica e të shoqëruarve janë kapur në flagrancë dhe akuzohen për shkatërrim prone, kundërshtim të forcave të policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor. Policia e Shtetit bëri të ditur se “do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të…

Lexo më Shumë

Sekretari për çështjet e pushteti vendor në PD, Roland Bejko tha se sot Sali Berisha përfundimisht ka dalë nga politika. Teksa iu referua akteve të dhunshme nga mbështetës të tij në selinë e PD-së, ai u shpreh se Berisha duhet të përgjigjet para drejtësisë si çdo qytetar tjetër. Bejko paralajmëroi se nëse Sali Berisha do të vazhdojë me këtë mënyrë do të ketë trazira në vend. “Të ardhme politike për Berishën unë nuk shoh, por nëse do të vazhdojë të jetë zog i lirë që do të vijë vërdallë nëpër Shqipëri, do të sjellë trazira. Ai ka mbështetës, por ata…

Lexo më Shumë

“The Washington Post” ka sjellë në vëmendje trazirat e ndodhura këtë të shtunë në selinë e Partisë Demokratike, në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Shkrimi i plotë i “The Washington Post”Mbështetësit e opozitës shqiptare të shtunën u përleshën me njëri-tjetrin teksa u përpoqën të sulmonin selinë e partisë së tyre pas një lufte të brendshme për udhëheqjen e partisë.Ish-lideri Sali Berisha i Partisë Demokratike kryesore në opozitë ka krijuar një grupim që përpiqet të largojë nga posti kreun e partisë Lulzim Basha, duke e akuzuar atë si “peng” të kryeministrit Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë.“Sot demokratët…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me anë të një komunikate, se 4 muaj pas tragjedisë në spitalin e Tetovës ku u dogjën të gjallë 14 pacientë, ende nuk ka një përgjegjës. Aleanca për Shqiptarët akuzon drejtpërdrejt pushtetin aktual se po fsheh të vërtetën për këtë tragjedi dhe madje po tallet me familjarët e viktimave. Reagimi i plotë i ASH-së: Katër muaj pas tragjedisë në Tetovë ende askush nuk mban përgjegjësi për 14 qytetarët që u dogjën të gjallë. Regjimi aktual që në ditët e para pas tragjedisë filloi fshehjen e së vërtetës, gjurmëve të krimit dhe u tall me familjarët…

Lexo më Shumë

Një tjetër media e huaj ka sjellë në vëmendje trazirat e ndodhura pas protestës së zhvilluar këtë të shtunë në selinë e Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. ‘Policia shqiptare hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën ndërsa protestuesit qëllonin më gurë për të hyrë në selinë e Partisë Demokratike. Një tension i ashpër është zhvilluar mes rivalëve tashmë partiakë’, shkruan reuters.com. Ndërsa pasqyron kaosin e ndodhur gjatë ditës së sotme ‘Reuters’ shkruan se protestuesit ishin mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u përjashtua nga partia pasi Uashingtoni e shpalli non-grata. Gjatë trazira mbështetësit e Berishës përdorën…

Lexo më Shumë

Pas disa ditë rresht, numri i rasteve të reja me Covid-19 ka filluar të bjerë në vendin tonë. Kështu sot, nga 6 531 testime me Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 632, ndërsa dje kanë qenë 1 171, edhe incidenca e rasteve pozitive është ulur në rreth 10 %. Ndërsa rastet pozitive janë ulur, vdekshmëria mbetet konstante krahasuar me ditët e kaluara. Sot janë regjistruar 11 viktima, dje kanë qenë 10. Kurse numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8 023. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon edhe 248 persona të shëruar, ndërsa rastet aktive në vend kanë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Vjollca Aliti – Advertisements – Përhapja e llojit Omikron të virusit korona ka rritur interesimin e qytetarëve për tu vaksinuar kundër Kovid19. Mjekët thonë se pavarësisht se vërehet rritje e të interesuarve për vaksinim, numrat ditor të të vaksinuarve ende lënë për të dëshiruar, shkruan Alsat. Sipas tyre, vazhdon të mungojë interesimi për vaksinën e parë te të rinjtë, ndërkaq gjithnjë më shumë rritet numri I qytetarëve të moshave të mesme dhe të shtyra për imunizim. “Ky është rezultat I asaj rritje të numrit të të infektuarve me paraqitjen e llojit Omikron I cili po infekton shumë njerëz dhe…

Lexo më Shumë

Pas njoftimit të PD-së se kryedemokrati Lulzim Basha priste në zyrën e tij mediat, kjo gjë nuk është lejuar nga policia. Policia e konsideron selinë një skenë krimi, ku do të mblidhen provat. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi shkoi te dera hyrëse e PD-së dhe i kërkoi policisë që të lejonte hyrjen e gazetarëve. “Lejoni që të hyjnë gazetarët në shtëpinë e lirisë, të shkatërruar nga Sali Berisha. Nuk i marr unë leje prokurores Elisabeta Ymeraj. Lejoni që të hyjnë mediat.”, tha Bardhi.

Lexo më Shumë

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar kryerja e veprimeve procedurale, në selinë e Partisë Demokratike, për këqyrjen e çdo ambienti ku u zhvillua ngjarja që degradoi në përdorimin e dhunës.Duke filluar nga jashtë, deri në të gjitha ambientet e brendshme të selisë, do të bëhet këqyrja dhe do të mblidhet çdo provë e paligjshmërisë që karakterizoi ngjarjen e dhunshme. Do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të hetimit, si dhe do të kryhet me rigorozitet e paanësi të plotë ligjore, çdo veprim procedural i nevojshëm, me qëlllim zbardhjen e plotë…

Lexo më Shumë

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, flet për “News24” dhe “BalkanWeb” nga brenda selisë së PD, duke thënë se situata është e paimagjinueshme, e bërë për interesat personale të Sali Berishës. Duke u kollitur dhe me vështirësi, deputeti Salianji tha se ata që nxitën dhunë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo cenim të plotë. Mëtej, Salianji tregoi se demokratët janë shpërndarë. “Ka njerëz që janë të plagosur me gurë dhe gra shtatzëna të lënduara. Ka njerëz të sëmurë. Është një situatë e paimagjinueshme e bërë për interesat personale të një njeriu. Ne po qëndrojmë në zyra të ndryshme. Nuk ka…

Lexo më Shumë