Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në një kopsht privat në Fier. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme. Gazetari Ervis Kuçi raportoi në një lidhje telefonike për ‘News24’ se fëmija ka dyshime se ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur vogëlushi po përgatitej për të ikur në shtëpi. Kuçi pohon se 3-vjeçari ka qenë duke marrë çantën e tij, teksa kapuçi i xhupit ka kapur në varësen e rrobave dhe për pasojë ai është mbytur. Ka qenë edukatorja e tij ajo që e ka…
Author: almakos
Igor Stefanovski – Advertisements – Rritja e numrit të fëmijëve me pneumoni, frymëmarrje të rënduar dhe alergji – këto janë pasojat e ajrit të ndotur dhe grimcave helmuese PM10 në ajër, thotë dr.Angjellço Andonovski. “Sa i përket rrugëve të frymëmarrjes, kemi numrin më të madh të alergjive, i cili është rritur jashtëzakonisht, madje mbi 15% rritje në shfaqjen e alergjive tek të gjithë fëmijët. Kemi shfaqjen e obstruksioneve më të shpeshta, sëmundje obstruktive të mushkërive. Kemi pneumoni më të shpeshta që çojnë në ndërlikimin e një obstruksioni të caktuar. Kemi edhe shfaqjen e fibrozës në anë të caktuar të mushkërive”-…
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se në segmenti rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e rrugës. Sipas ARRSH Kryerja e punimeve do të bëhet përgjatë gjithë ditës me orë të zgjatura dhe do të ndahet me 3 faza. Gjatë Fazës së parë dhe të dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas). Ndërsa faza e tretë do të jetë Rinas Aeroportit –Kryqëzim Rinas dhe Punimet në këtë segment do të vazhdojë për 7-10 ditë. Njoftimi i plotë: Në datën…
Gazetar: Adrian Kerimi – Advertisements – Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut nuk ndanë informacion për numrin e shtetasve të cilët momentalisht ndodhen në Kazakistan, shkruan Alsat. Ndonëse kërkuam qëndrimin e dikasterit të Jashtëm për numrin e qytetarëve tanë të cilët gjatë trazirave në Kazakistan ndodhen brenda atij territori për punë apo mision diplomatik, nuk morëm asnjë përgjigje. Qëndrimi i fundit i MPJ-së ishte thirrja që qytetarët të cilët ndodhen momentalisht atje të mos i lëshojnë adresat ku janë akomoduar dhe të anulojnë udhëtimet derisa është e mundshme. Në kumtesën e tyre thuhet se qytetarët janë të sigurt dhe…
Në deklaratën për mediat, sekretari i PD, Gazment Bardhi akuzoi sot ish kryeministrin Berisha se po kërkon të përplasë demokratët me demokratët. Duke folur me emra Bardhi iu përgjigj akuzave të Berishës për banda në PD, ndërsa tha se Petrit Mustafa i dënuar për vrasje me 17 vite burg, si edhe Fatjon Dautaj i kërkuar i drejtësisë britanike shoqërojnë Berishën dhe jo Bashën në selinë e PD-së. “Sado të përpiqet të shfokusojë vëmendjen realiteti është ky. Berisha është pakicë dhe nuk ka asnjë shanc që PD ta kthejë bunker ku strehët ai e trafikantë droge. Flet për banda në selinë…
Gazetar: Bashkim Sulejmani – Advertisements – “Ashtu sikur çdo vit, edhe sivjet, tollovia në komunikacion në qytetin e Tetovës sërish prezentë. Rrugë të bllokuara, sidomos aorta kryesore në hyrje dalje të qytetit. Zgjidhje nuk ka. Përbërja e re e komunës së Tetovës premtoi se shpejtë do e zgjidh këtë problem, por tani arsyetohen se periudha e shkurtër e menaxhimit me komunën e Tetovës ka bërë të pamundur zgjidhjen e këtij problemi”. Banorët ankohen se sidomos gjatë ditës për të arritur nga njëri skaj i qytetit deri në qendër të duhen madje edhe gjysmë ore. Kërkojnë nga autoritetet të merren masa.…
Marklen Haka, një prej të arrestuarve nga aksioni i RENEA-s, i zhvilluar gjatë natës së kaluar në disa qytete të vendit, rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah. Atentatorët kishin mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetonin anëtarët e familjes Haka në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me ekspertët e Komitetit Teknik, lidhur me situatën e pandemisë në vend. Manastirliu thotë se është domosdoshmëri vaksinimi i të pa vaksinuarve dhe aplikimi i dozës përforcuese, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet. Ajo shton më tej, se zbatimi i masave në fuqi, mbajtja e maskave në ambientet e brendshme dhe kudo që nuk ruhet distanca ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit. Postimi i Ogerta Manastirliut: Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid. Është…
Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov konfirmoi se më 18 janar do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përgjigje të seancës për pyetjet e deputetëve në Kuvendin Popullor.Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Petkov këtë e deklaroi në përgjigje të pyetjes së ish ministres për Punë të Jashtme Ekaterina Zaharieva. – Advertisements – Petkov tha se fqinjësia e mirë është parim shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se qëndrimi i Bullgarisë për procesin negociues me Republikën e Maqedonisë së Veriut është ruajtur pikërisht ashtu siç është dakorduar në marrëveshjen e koalicionit…
Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur sërish sot te selia e PD. Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë ndalur në derën kryesore të selisë blu dhe kanë tentuar ta hapin, por ajo ka qenë e mbyllur. Pas kësaj, ata kanë kaluar te dera e pasme e selisë, e cila po ashtu ka rezultuar e mbyllur.
Një zyrtar i tretë i Portit të Durrësit pritet të arrestohet nga Policia për ngarkesën 119 kg kokainë të kapur në kontejnerin me banane të kompanisë Zico Sh.a më 30 dhjetor. Pas agjentit doganor të Portit Julian Merhori dhe inspektorit të AKU Bujar Qurku, gazetarja Klodiana Lala raportoi se është prerë urdhër-arresti nga prokuroria për një person të tretë. Merhori dhe Qurku akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ngarkesa kaloi në port si e pastër, por brenda saj kishte një ngarkesë kokaine.
Arrestohen dy persona për ngarkesën 119 kg kokainë të kapur në kontejnerin e bananeve në një magazinë në Vaqarr. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se janë arrestuar shtetasit Julian Merhori, agjent doganor në Portin e Durrësit si dhe Bujar Qurku, inspektor i AKU. Ditën e djeshme Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe pyetur të paktën 9 punonjës të skanerit në portin e Durrësit, agjentë doganore dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor, në lidhje me kontejnerin me banane, ku ishin fshehu 119 kg kokainë. Shoqërimi i tyre u bë për faktin se skaneri doli i pastër, pavarësisht se në mjet kishte drogë.…

