Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i ftohtë. Gjatë fundit të ditës dhe në mbrëmje me reshje të shiut lokal, në viset malore me reshje të dëborës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite përgjatë Vardarit do të jetë e përforcuar, nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5 deri në 10 gradë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe me erë mesatare nga drejtimi veri-perëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 3,…
Author: almakos
Një i ri ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka përdhunuar një 15 vjeçare. Mësohet se nga Policia e Shkodrës është arrestuar 19-vjeçari, Denis Marinaj. Ndërkohë pasditen e sotme në komisariat është paraqitur e mitura 15 vjeç dhe ka treguar për policinë se 19-vjeçari e kërcënonte se do e vriste atë dhe familjen e saj dhe se me këto presione ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë, në kohë të ndryshme. ‘Do të vras prindërit nëse nuk shkon me mua’, mësohet se ka deklaruar e mitura në polici, ndërsa ka treguar ngjarjen.
Më shumë se 2 mijë gra kanë kontaktuar një beqar të vetmuar, i cili, përmes billbordeve, shprehu interesim për të gjetur një grua. Mohammad Malik, 29 vjeç, ndërmori hapin e guximshëm duke e paraqitur veten të shtrirë në billborde të mëdha nëpër rrugët e Birminghamit, me fjalët: “Më shpëtoni nga një martesë me msit”. Ai gjithashtu krijoi një faqe interneti “Findmailkawife.com” për të tërhequr vëmendjen e një partnereje të mundshme. Qëkur u publikua lajmi për kërkimin e tij të pazakontë të dashurisë, më shumë se 1000 gra e kanë kontaktuar atë, përmes faqes së tij të internetit, dhe rreth 1000…
Nisur nga situata dhe kriminaliteti i ngjarjeve të shënuara së fundmi në kryeqytet, Vlorë dhe Lezhë, drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano mblodhi një ditë më parë drejtorët e qarqeve ku iu dha direktiva për kontrolle në territor, në kuadër të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë. Ndaj pasditen e sotme në Elbasan dhe në disa qytete të tjera, RENEA së bashku me forca të policisë së drejtorive vendore po ushtrojnë kontrolle, kryesisht në lokale. Sipas informacioneve që përcjell për BalkanWeb gazetarja Dorjana Bezat, në këto vende mund të ketë persona me armëmbajtje pa leje, apo rrezikshmëri shoqërore. Drejtori…
Rriten shifrat e infektimeve me COVID-19 në vend. 1,648 raste të reja dhe 5 humbje jete jane regjistruar në 24 orët e fundit. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.Ministria e…
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se në protestën e 8 janarit do të zbatohet vendimi i referendumit për largimin e kryedemokratin Lulzim Basha nga selia e PD.I pranishëm në një ceremoni që u zhvillua në Gjirokastër me rastin e 31-vjetorit të themelimit të kësaj dege, Berisha tha se përplasjet në PD nuk janë çështje mes tij dhe Lulzim Bashës, por tek raporti jetik për shoqëritë e lira, raporti shumicë pakicë. “Mendoni mos u bëni pjesë e një skenari makabër kundër pluralizmit. Nuk është çështja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Çështja këtu është tek raporti jetik për një shoqëri të lirë,…
Lokali në rrugën “Don Bosko” buçet nga zhurma e tik-tokeve të punëtorëve, të cilët pasi kanë hequr shenjat e plumbave dhe xhamin e shpuar, po nxitojnë të mbarojnë punë sa më shpejt. Por kalimtarët, sapo kalojnë në prag të lokalit, nxitojnë hapat. Frika e atentatit të ditës së martë, ku katër persona u plagosën dhe i pesti në tavolinë me ta ndërroi jetë menjëherë, i ka traumatizuar frekuentuesit e këtij bari. Por ky biznes, që sipas menaxherit të tij, i cili shprehet i shqetësuar për Gazetasi.al, rrezikon të dështojë. “Nuk ulet më askush, ishte lokal që qëndronte plot nga banorët…
Për të tretën ditë radhazi vijon rritja e rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë. Sot, nga 7 472 testime me Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 1 725, dje kanë qenë 1 375, ndërsa incidenca e rasteve pozitive është rreth 24 %. Po ashtu janë regjistruar edhe 2 viktima, dje kanë qenë 4, ndërsa numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8 002. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon edhe 332 persona të shëruar, ndërsa rastet aktive janë rritur në 8 209. – Advertisements –
Pesë persona janë arrestuar nga policia, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në njoftimin e policisë thuhet se falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve u bë e mundur kapja e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë. Gjithashtu, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të plan-operacionit për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Hungaria drejt vendit tonë, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar B. Ll., 36 vjeç. Ky…
Deri me 5 janar të këtij viti në Vranjë janë dhënë saktësisht 116.548 doza të të gjitha llojve të vaksinave kundër koronavirusit, thonë nga Qendra Shëndetësore në Vranjë, raporton korrespondenti i MPB-së në Beograd. – Advertisements – Qytetarëve të Vranjës dhe Serbisë iu dhanë 89.830 doza, atyre të Maqedonisë së Veriut 26.689 dhe qytetarëve të BeH-së 29 doza. Nga të katër llojet e vaksinave të disponueshme, më e zakonshme është vaksina kineze Sinovak – 72,098 doza. Pfizer është dhënë në 35,275 doza, Sputnik-V ruse në 8,243 dhe Astra Zeneka në 932 raste.
Numri një i Qeverisë, Edi Rama, në një komunikim online në ‘Facebook’, njoftoi se Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën do të ngrejë Shtabin e saj Pararojë në Shqipëri ‘Nga Gjermania doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionele të SHBA, e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së Forcave Operacionale Speciale, vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë, dhe një fleksibilitet më të madh logjistik’, tha Rama ndërsa citoi deklaratën. Gjithashtu ai theksoi se kjo është një shprehje e një…
Vjollca Aliti – Advertisements – Pavarësisht rritjes së ndjeshme të numrit të rasteve të reja me variantin Omikron dhe Fluron që është kombinim i gripit sezonal me virusin korona, ekspertët thonë se përhapja e tij nuk duhet të krijojë shqetësim tek popullata. Fakti që ky variant nuk jep komplikime të rënda shëndetësore, sipas ekspertëve është arsyeja që ky hov të mos merret me panikë. Epidemiologu Dragan Danillovski thotë se Maqedonia duhet të ndjek modelin e Suedisë, dhe jo të mbyllet tërësisht siç kanë bërë shumë vende të Evropës. “ Të moshuarit dhe ata mbi 70 vjeç, po ashtu dhe ata…

