Gazetar: Igor Stefanovski – Advertisements – Besimtarët ortodoksë në vend festojnë sot Buzmin, një ditë para festës së madhe të Lindjes së Krishtit. Buzmi është festuar në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. “E çfarë ka qenë dhe çfarë është gjithmonë më e rëndësishme se paqja. Nga paqja në tokë, nga paqja te çdo njeri, nga paqja në familje, nga paqja mes shteteve dhe popujve. Dhe çfarë do u kishte më shumë hije njerëzve sesa të jetojnë në paqe dhe mes tyre të tregojnë vullnet të mirë….a kemi në vete dashuri të mjaftueshme, sa e duam Zotin dhe sa…
Author: almakos
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Presidentit të Klubit të Futbollit Elbasani Arben Laze. Meta e cilëson një humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv. Ai i shpreh mirënjohjen për ndihmesën bujare dhe angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit. “Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta e Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë.Mirënjohje për ndihmesën bujare dhe angazhimin…
Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje nga seanca e gjatë ndaj Izet Haxhisë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të PD, Azem Hajdari, dhe për këtë Prokuroria e Tiranës kërkoi sot dënimin me 25 vite burgim. Sipas organit të akuzës, i pandehuri ka pasur rol kryesor në vrasjen e ish deputetit demokrat, Azem Hajdari, me 12 shtator 1998, pak metra larg selisë së Partisë Demokratike. Përgjatë 3 orëve e 30 minuta, prokuroria rindërtoi skemën e krimit që tronditi vendit rreth 24 vjet më parë. Prokuroria arsyetoi se bazuar në mënyrën sesi janë zhvilluar ngjarjet, ka prova për të provuar fajësinë…
Gazetar: Bashkim Sulejmani – Advertisements – “Kjo është pjesa e parë e rrugës rajonale Tetovë – Jazhincë. E mbingarkuar skajshmërish, megjithatë edhe pse renovimi i saj është bërë që prej dy muajsh, ende sinjalizimi horizontal dhe ai vertikal mungon. Për pasojë, krijohet huti te vozitësit, por shpesh, edhe aksidente”. Ekspertet e komunikacionit thonë se, pikërisht shkaku i mungesës së shenjave horizontale dhe vertikale, sidomos gjatë motit me mjegull, ndodhin aksidentet më të mëdha, shkruan Alsat. “Mungojnë vijat skajore që ndihmojnë vozitësit gjatë natës, por edhe në periudhën me mjegull, ku vozitësi mund të drejtoj në gjendje shumë më të mirë…
Është 32 vjeçe. E papunë dhe pa asnjë ndihmë kujdeset e vetme për djalin e saj 11 vjeç me probleme shëndetësore. Kjo është historia e një gruaje në Tiranë që ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24, 15 vite të jetës së saj. Jeta me të nuk është treguar aspak bujare. Në moshën 15-vjeçare u njoh me një burrë i cili i vodhi zemrën aq sa la familjen dhe gjithçka dhe nisi të jetojë me të. Por e ardhmja do të sillte të papritura të hidhura. Pak muaj më vonë ajo zbulon se i dashuri i saj…
Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith ka mbërritur në selinë e PD, e cila ka pasur zhvillime intensive orët e fundit. Mësohet se Smith do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. I shoqëruar nga përkthyesja zv.ambasadori ka hyrë nga dera anësore për në ambientet e brendshme të selisë së PD. Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në selinë e PD, duke akuzuar kryedemokratin…
Një akt i shëmtuar ka ndodhur në stadiumin e rikonstrukturuar të Shkupit, teksa disa persona kanë shkatërruar një pjesë të tribunave, ndërsa nuk kanë lënë pa dëmtuar edhe kabinën e dedikuar për gazetarët. – Advertisements – Sakaq, keqbërësit nuk janë kursyer me stolat e impiantit të cilave iu është vendosur edhe flaka. Një vepër e rëndë e cila duket më tepër si akt xhelozie ndaj skuadrës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, teksa ata janë në vendin e parë të kampionatit dhe pretendentët kryesorë për të mbërritur te titulli kampion.
Të rinjtë e FRPD kanë qenë sot në selinë e PD për t’i gjetur sërish dyert e mbyllura. Më pas ata kanë dhënë një prononcim për mediat. Një prej tyre, i prezantuar si anëtar i kryesisë së FRPD, Mariglen Doçi tha se ai është krimineli për të cilin ka folur kryetari i PD Lulzim Basha dhe se është burgosur që ai të bëhet kryeministër. “Ftoj mediat të ndjekin fjalën e një krimineli. Unë jam Mariglen Doçi, anëtar i kryesisë së FRPD dhe dua t’i them Lulzim Bashës, unë jam ai krimineli që po pëshpërisje në media dhe për shkak tëndin…
Dje (05-janar) në ora 11.40 në SPB Tetovë, personi M.M. (69) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 11.30 në komunën e Jegunovcës ka qenë i sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës. Të njëjtën ditë në ora 14.50 në Policinë e Jegunovcës personi D.K. (44) nga Tudenca e Tetovës, kryetar i Komunës së Jegunovcës ka raportuar se rreth orës 11.30 në komunën e Jegunovcës personi M.M. nga Shkupi është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar verbalisht. – Advertisements – “Të dy kallëzimet janë duke u proceduar për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
Edhe në qytetin e Fierit besimtarët ortodoksë paraditen e sotme kanë festuar ditën e Ujit të Bekuar. Me këtë rast kisha e Shën Gjergjit e këtij qyteti ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni ka nisur me meshën në kishë dhe më pas vargu i gjatë i besimtarëve i është drejtuar shatërvanit në sheshin “Europa”, ku si për çdo vit tjetër ndiqet hedhja e kryqit në ujë. Në prani edhe të qindra besimtarëve ortodoksë si dhe të qytetarëve të tjerë është kryer dhe riti i hedhjes së kryqit në ujë. Sipas zakonit në të tilla ceremoni, një prej të…
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në dhjetor të vitit 2021, në krahasim me nëntorin e vitit 2021, është rritur për 0,5 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistika. – Advertisements – Rritje është vërejtur në grupin Ushqim për 0,4 për qind, Pije alkoolike për 0,6, Pije joalkoolike për 0,6 dhe Bujtje për 0,6 për qind. Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në dhjetor 2021, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 1,7 për qind. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-dhjetor 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të…
Bashkia e Tiranës rikthen masat kufizuese për mjetet e tonazhit të rëndë në kryeqytet. Përmes një udhëzimi që synon disiplinimin e trafikut në nisje të vitit 2022, sidomos ne oret e para te mengjesit, kur femijet shkojne ne shkolle, Bashkia e Tiranes bën të ditur se ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Gjithashtu, sipas urdherit, ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave prej orës 07:00 deri në orën 09:00, si dhe i mjeteve me ngarkesë…

