Author: almakos

LSDM-ja përmes një komunikate njoftoi se qeveria përmes masave efikase siguron masa dhe politika për uljen e papunësisë edhe në kohë krize. – Advertisements – “Plani operativ për masa dhe programe aktive për punësi si një nga projektet më të suksesshme të qeverisë ka rezultate konkrete. Në vitin 2021 me Planin operativ u përfshinë 11.292 persona të papunë, 4000 persona janë punësuar vetëm me masat për vetëpunësim dhe mbështetje për vende të reja të punës, ndërsa 3787 të rinj deri në 23 vjet janë punësuar në prodhim dhe bujqësi dhe kanë marrë paga shtesë rinore”, thuhet në komunikatën e lëshuar…

Lexo më Shumë

Prestigjiozja britanike ‘The Guardian’ i ka kushtuar një artikull të zgjeruar turizmit në Shqipëri, ndërsa përqendrohet kryesisht tek numri i lartë i ‘udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine’, sikurse i cilëson kjo revistë, turistët e shumtë që kanë vizituar vendin tonë. Në shkrimin e ‘The Guardian’ citohen operatorët turistikë britanikë, të cilët parashikojnë se këtë vit, vendi i Ballkanit do të kthehet në një nga destinacionet kryesore të pushimeve për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, referuar kjo edhe rritjes së rezervimeve këtë janar. Sipas ‘The Guardian’, interesi në vend është rritur gradualisht gjatë dekadës së fundit, ndërsa shtojnë se, operatorët…

Lexo më Shumë

Gentian Duka, 44 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë e Tatimeve të Bashkisë Elbasan, ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e ditës së sotme, pasi iu gjetën dhe sekuestruan në banesë një armë zjarri tip kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, mitraloz, një përforcues grushti, një thikë, si dhe 7 karikatorë. Arrestimi i tij u bë në zbatim të planit të masave të policisë për kontrollin e personave që mbajnë armë pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative. Materialet proceduriale në ngarkim të zyrtarit i kaluan prokurorisë së Elbasanit,…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit njoftoi një ditë më parë se arrestoi shtetasin Saimir Gjepali, një personazh i njohur i kronikës së zezë, i cili rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 24-vite burg. Dikur ai u konsiderua si njeriu që trafikoi drejt Italisë sasinë rekord të heroinës, rreth gjysmë toni. Më pas u arrestua, dënua, lirua derisa në janar të vitit 2017 i bëhet atentat, të cilit arrin t’i shpëtojë, ndërsa një vit më vonë kapet për laboratorin e heroinës së Has. Gjepali u arrestua bashkë me grupin “Avdylaj”, por ia arrin ta mundë Prokurorinë dhe të lirohet nga Gjykata në…

Lexo më Shumë

Gjatë natës, në Qarkun e Korçës ka pasur sërish reshje dëbore, të cilat në zona të veçanta janë shoqëruar edhe me erë. Kjo gjë ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve për shkak të trashësisë së dëborës në asfalt, por edhe ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta. Në rrugën e Voskopojës janë dy borëpastruese, ashti si në rrugën e Dardhës. Në segmentin Korçë -Dvoran një borëpastruese; në rrugën Korçë -Qafa e Qarrit -Erseke tre borëpastruese; në rrugën Ersekë-Leskovik dy borëpastruese. Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, era, qarkullimi në akset rrugore Korçë – Qafa e Qarrit – Ersekë- Leskovik; Korçë-Voskopojë;…

Lexo më Shumë

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të pakta, ku në ultësirën perëndimore do të ketë reshje të pakta shiu. Ndërsa në Juglindje të Shqipërisë parashikohet të ketë reshje të pakta dëbore. Por pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit në të gjithë vendin tonë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 13°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtesi 55 km/h kryesisht nga drejtimi…

Lexo më Shumë

14:20 | 28 Janar 2022 Lajm shumë i keq për adhuruesit e kafes, pasi për shkak të krizës klimatike në vitet e ardhshme, do të behët gjithnjë e më e vështirë që të pimë kafe. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Plos One, kafja së shpejti mund të zhduket nga faqja e dheut, transmeton portal arbresh.info Studimi shqyrtoi se si do të ndryshojnë kushtet për rritjen e kafesë deri në vitin 2050, bazuar në parashikimet e disa modeleve klimatike globale. Rezultatet tregojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, kultivimi i kokrrave të kafesë do të jetë jashtëzakonisht i…

Lexo më Shumë

Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Sipas policisë, zjarri ka rënë një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe të një fabrike me pije alkoolike. Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale. Zjarrëfikësja dhe policia janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Njoftimi i policisë: Më datë 28.01.2022, rreth orës 22:45, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, ka rënë zjarr në një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe, të një fabrike me pije alkoolike, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e…

Lexo më Shumë

Të dhëna të reja janë publikuar në Itali lidhur me krimin shqiptar në këtë vend. Shërbimi i Analizës Kriminale ka bërë të ditur se krimet që kryhen në Itali nga shqiptarët kanë ardhur duke rënë. Kjo po ndodh për shkak të pandemisë së koronavirusit. Vitet e fundit krimi shqiptar është karakterizuar nga dhuna brutale. Krimi shqiptar ka pasur një evolucion të shpejtë ndërkombëtar po ashtu edhe në Itali. Drejtimi kryesor i këtyre organizatave kriminale është trafiku i drogës, kryesisht marijuanë, heroinë, kokainë dhe drogat sintetike. Por interesat e grupeve kriminale shqiptare shtrihen edhe tek trafiku i armëve, trafiku i qenieve…

Lexo më Shumë

Nëse VMRO DPMNE fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, atëherë sipas Mickoskit, politikanët do të jenë shërbëtorë të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit. Në emisionin “360 gradë” ai tha se askush në këtë vend nuk do të shantazhohet dhe zhvatet më. – Advertisements – “Si kryetar partie jam ftuar nga ata kryetarë komunash që të marr pjesë në ngjarje të tilla. Konkretisht në takimet me komunitetet e biznesit e kështu me radhë, sepse njerëzit ankohen, njerëzit kanë shumë probleme. Edhe sot e kësaj dite tregojnë si u kanë kërkuar zhvatje, si janë shantazhuar e kështu me radhë. Dhe…

Lexo më Shumë

Pas lirimit nga detyra, ish-zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen duket se ka gjetur një angazhim të ri. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka bërë të ditur se është rikthyer në Bangladesh, pas 13 vitesh. Në postimin e saj, shumë prej ndjekësve e kanë uruar për “fillimin e ri”, duke lënë të kuptohet se ajo ka gjetur një punë të re në shtetin lindor në Indi. “Kthehem në Dhaka pas 13 vitesh”, ka shkruar Sorensen në postimin e saj. Kujtojmë se më 24 dhjetor të 2021, Sorensen është liruar nga detyra e zv.ministres së…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe më tej qëndron në qëndrimin se kjo Qeveri nuk mund të bëjë asgjë më mirë se ajo e kaluara. Në emisionin “360 gradë” Mickoski tha se mund të ulet anash dhe të vazhdojë të kritikojë qeverinë, por sipas tij nuk është zgjidhje, prandaj duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare. – Advertisements – “Ne mund të ulemi mënjanë duke bërë atë që bëjmë, duke kritikuar atë që nuk na kushton, duke pasur një pozicion të rehatshëm dhe thjesht duke parë se si po shkojnë gjërat. Jam shumë i bindur se ky kapacitet njerëzor, qoftë personal ashtu…

Lexo më Shumë