Gjatë natës, në Qarkun e Korçës ka pasur sërish reshje dëbore, të cilat në zona të veçanta janë shoqëruar edhe me erë. Kjo gjë ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve për shkak të trashësisë së dëborës në asfalt, por edhe ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta.
Në rrugën e Voskopojës janë dy borëpastruese, ashti si në rrugën e Dardhës. Në segmentin Korçë -Dvoran një borëpastruese; në rrugën Korçë -Qafa e Qarrit -Erseke tre borëpastruese; në rrugën Ersekë-Leskovik dy borëpastruese.
Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, era, qarkullimi në akset rrugore Korçë – Qafa e Qarrit – Ersekë- Leskovik; Korçë-Voskopojë; Korçë-Dardhë duhet të bëhet me pajisje dimërore në orët e paradites.
Kërkohet kujdes nga përdoruesit e rrugës në orët në vijim. Trashësia e borës varion nga 15 cm – 35 cm, ndërsa temperaturat mesatare janë – 4 gradë.
Puna do vazhdojë për mirëmbajtje dimërore në të gjitha akset, deri në normalizimin e situatës.



