Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore Vorë-Tiranë.
Sipas policisë, zjarri ka rënë një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe të një fabrike me pije alkoolike.
Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale. Zjarrëfikësja dhe policia janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.01.2022, rreth orës 22:45, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, ka rënë zjarr në një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe, të një fabrike me pije alkoolike, ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



