Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Policia bën me dije se rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një karburanti automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vlorë/Informacion paraprak Me datë 29.01.2022, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një karburanti automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me…
Author: almakos
Në lagjen Vizbeg të Shkupit, mbrëmë një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të katër personave, ku një person kambetur i lënduar në këmbë, njofton MPB. – Advertisements – “Mbrëmë në ora 20:30 është raportuar se në lagjen Vizbeg të Shkupit, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të O.I.(36) ngaVizbegu, N.G (27) nga Shkupi, V.N (40) nga Kumanova dhe E.R (20) nga Shkupi. E.R ka mbetur i plagosur në këmbë, më pas është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën. Naumi Ohridski” për t’i ofruar ndihmë mjekësore”, thonë nga MPB. Po merren masa për…
Nga Instituti i Shëndetit Publik, raportojnë se gjatë 24 orëve e fundit janë shënuar 1.837 raste të reja, 24 viktima, dhe 85 të shëruar, shkruan Alsat. – Advertisements – Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 266.937, i të shëruarve 239.666, dhe numri i viktimave të përgjithshëm shkon në 8.362.
Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 5043 testime të bëra në 24 orët e fundit, 1341 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar…
Ditën e enjte në një debat televiziv në Opinion, ish Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim kishte dizinformuar shqiptarët me postimin se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht. Ai përmendi si shembull se kjo ka ndodhur sipas tij në tri katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit. Nisur nga këto polemika në distance, dhe nisur edhe nga pretendimet dhe deklaratat e fundit të zotit Berisha, Radio Televizioni Shqiptar iu drejtua Departamenti të Shtetit ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non…
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, shpeshherë ka theksuar se imuniteti natyror është më i fortë se ai i krijuar nga vaksina.Sëfundmi ndërsa sjell disa studime rreth imuniteti natyror ai shpjegon dhe mbështet me fakte deklaratat e tij. ‘Termi shkencor është i imunizuar apo i paimunizuar, termi politik është i vaksinuar apo i pavaksinuar, duke lënë qëllimisht në harresë fuqinë mbrojtëse të sistemit imunitar natyror!’, bën me dije Alimehmeti. Pavarësisht kësaj, ai sqaron se vaksina është një mjet mbrojtjeje kundër COVID-19, por insiston në faktin se ashtu si vaksinimi edhe imuniteti natyror ka shpëtuar jetë. ‘Të mos gabohemi: Vaksinimi mbetet kyç për të…
Gazetar: Igor Stefanovski – Advertisements – Vozitje e shpejtë nëpër rrugët e vendit. Për dy ditë, të paktën 500 shoferë janë gjobitur për vozitje të shpejtësi, kanë qenë të dehur, ose për moslejim të kalimit të qytetarëve në vendkalimet për këmbësorë, shkruan Alsat. Policët i kanë shkruar këto gjoba në aksione të ndryshme policore, vetëm për 24 orë. Për pesë orë, janë dënuar gjithsej 138 shoferë të dehur, gjatë kontrollit mbrëmë, që cila ka nisur në orën 22 dhe ka përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 03:00. Më shumë shoferë të dehur janë regjistruar nga policia në Shkup, Manastir dhe…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është vënë nën hetim nga 5 prokurori të ndryshme të Shqipërisë, për falsifikim firmash, abuzime dhe shpërdorim detyre. Aktualisht janë dy Shoqata Rajonale të Futbollit, ajo e Tiranës, përmes bashkisë e cila është aksionere e KF Tirana, dhe e Durrësit, që kanë depozituar në Prokuroritë e qyteteve përkatëse kallëzimet ndaj Armando Dukës dhe drejtuesve të tjerë të FSHF për abuzime të rënda me detyrën, si dhe përpjekje për të manipuluar rezultatin për llogari të Armand Dukës. Fshehja e listave të votuesve dhe futja e delegatëve fiktivë në lista ka bërë që bota…
Gazetar: Adrian Kerimi – Advertisements – Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski do të kërkojë zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend nga 120 në 90 dhe ndryshimin e modelit zgjedhor me një njësi dhe prag zgjedhor, shkruan Alsat. Në emisionin 360 shkallë në Alsat, Mickoski tha se është i gatshëm për ndryshime kushtetuese në këtë pjesë dhe se pret mbështetjen e të gjitha partive politike në Kuvend. “Mendojmë të propozojmë koncept për të cilin vlerësojmë se derisa ka sinqeritet tek partitë politike do ta pranonin dhe ndërkohë mendoj se qytetarët do ta përshëndesin. Flas për uljen e numrit të deputetëve.…
Qindra qytetarë po protestojnë sot në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Me mbishkrimet, ”Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, “Krejt rrogat në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr” dhe thirrjet “Populli i bashkuar ka për të fituar”, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë. Protestuesit janë nisur nga sheshi Zahir Pajaziti drejt Kryeministrisë. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditëve, pasi qytetarët protestuan edhe më 26 Janar kundër rritjes së çmimit. Së fundmi Qeveria ka thënë se ka ndarë 75…
Tri vite hetime për kultivimin e lëndëve narkotike në fshatrat e thella të Matit kanë përfunduar me arrestimin e 14 personave, shumica prej të cilëve me lidhje farefisnore. Në këtë aktivitet të paligjshëm ishte përfshirë kryeplaku i fshatit, i cili me ligj është i detyruar të denoncojë parcelat me kanabis sativa. OPERACIONI Aksioni për arrestimin e personave të skeduar prej tri vitesh si kultivues dhe shitës të lëndëve narkotike ka përfunduar me arrestimin e 14 personave dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi tjetër. Të gjithë të arrestuarit janë nga i njëjti fshat, Lami i Madh, Njësia Administrative Derjan, në…
Në rishikimin më të fundit të saj (28 Janar, 2022), agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”, bëri tě ditur Ministria e Financave në një njoftim për shtyp. Agjencia vlereson se rritja reale do të mbetet solide gjatë viteve të ardhshme, mesatarisht 3.5-4.3 përqind, e mbështetur fort nga konsumi i familjeve, investimet në infrastrukturë dhe ringritja në turizëm; Agjensia pret që Deficiti fiskal do të ulet në periudhën afatmesme, duke sjellë si rezultat rënie të borxhit të qeverisë në raport me PBB-në Presioni. Gjithashtu vlereson se…

