Vrasja e Bledar Muçës në Antwerp të Belgjikës ka futur në kaos këtë qytet. Sipas zyrtarëve të policisë dhe autoriteteve lokale, tani priten krime të tjera të dhunshme. Ata shpjegojnë gjithashtu se miliarda euro që vijnë nga tregtia e drogës shkojnë për politikanët vendas. Bledar Muça u ekzekutua para pak ditësh në Antwerp teksa fshihej si shtetas britanik. Por vrasja e tij ka prodhuar një situatë të vështirë në këtë qytet, veçanërisht në luftën ndaj bandave miliarderë të drogës që trafikojnë kokainë në Evropë. Bledar Muça i cili njihej si krahu i djathtë i Florenc dhe Adrian Çapjas, dy emra…
Author: almakos
Me vendimin e fundit, e diela është ditë jopune, 92 për qind e të punësuarve kanë kohë të lirë për të kaluar me familjet e tyre dhe tetë për qind e të punësuarve të dielën kanë mëditje më të larta për 50 deri në 100 për qind, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në profilin e tij të Facebook. – Advertisements – “Puna e punëtorëve duhet të respektohet dhe të vlerësohet siç duhet. Çdo punëtor ka të drejtë të pushojë dhe të kalojë javën me familjen. Familja mbi të gjitha!”, ka thënë Bekteshi në postimin e ndjekur nga një foto…
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur si të infektuar 939 qytetarë. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me COVID-in 5 pacientë. Sa i takon të shëruarve ato janë 1.825 duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 234,181. Sakaq, “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën…
Kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar tregoi gjatë një interviste të dhënë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, se Shqipëria do të përfaqësohet në Lojërat Dimërore Olimpike nga një 18-vjeçar, i quajtur Denis Xhepa. I riu do të përfaqësohet në disiplinën e skisë dhe është një djalosh me të ardhme të madhe. Sipas Yllit, ai është stërvitur në alpet shqiptare. Ndër të tjera, kreu i KOKSH premtoi se në Shqipëri do të ndërtohet një pistë skish, aq të kërkuar nga sportistët dhe qytetarët. Çfarë mund të thoni për Lojërat Olimpike Dimërore? Fidel Ylli: Shqipëria përfaqësohet me një sportist, por ishte e…
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrogozhinë-Peqin. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga përplasja aksi rrugor është bllokuar për disa momente, teksa në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit.Nga pamjet e siguruara shihet momenti kur rimorkio largon një prej makinave të përfshira në aksident.
Sot (30.01.2022) në periudhën prej orës 10.00 deri në ora 15.00 në territorin e SPB Tetovë është kryer kontroll i intensifikuar i aksionit për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se ajo e përcaktuara, me ç’rast janë sanksionuar 136 drejtues mjetesh. – Advertisements – Prej tyre 93 në territorin e Tetovës, dhe 43 në territorin e Gostivarit. Nga këta 136 drejtues mjetesh të gjobitur, 50 kanë vozitur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë mbi të lejuarin, madje 10 me mbi 70 kilometra në orë mbi të lejuarin. Aksioni i intensifikuar i kontrolleve…
Dasho Aliko ka deklaruar se janë shkatërruar dyert e Partisë Demokratike në Gjirokastës. Sipas tij, ky veprim është kryer nga drejtuesi politik për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, pasi ky i fundit kishte zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave vendore të PD në Gjirokastër takim ky i organizuar në ambientet e brendshme të selisë së demokratëve në Gjirokastër. Sipas deklaratës së bërë publike nga kryetari i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, Roland Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave. Ky…
Gazetar: Igor Stefanovski – Advertisements – Pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria bullgare për tragjedinë me autobusin e “Besa Trans”, familjarët e viktimave mund të ngritin padi, por edhe t’i shqyrtojë dokumentet e Prokurorisë bullgare, thotë Kryeprokurori, Ljubomir Joveski në intervistë për Radion Evropa e Lirë. “Ata gjithashtu kanë mundësi të paraqesin padi civile për dëmshpërblim pranë organeve kompetente të Republikës së Bullgarisë. Ne ende nuk e kemi pranuar kërkesën nga organet kompetente të Republikës së Bullgarisë, por gojarisht jam informuar se kanë dërguar kërkesë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i dëgjojnë përfaqësuesit e udhëtarëve tani…
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës teksa thekson se ka arrestuar 171 persona mes tyre ata të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është goditur rasti i kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike si dhe janë vendosur në pranga për armëmbajtje pa leje. Mes të ndaluarve është bërë edhe arrestimi i një shumëkërkuari ndërkombëtar i cili ishte dënuar me 24 vite burg. Gjithashtu policia bën të ditur edhe penalizimet ndaj drejtuesve të automjeteve për parandalimin e aksidenteve rrugore. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit në një javë Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet policore për kapjen e personave në…
Gazetare: Vjollca Aliti – Advertisements – Për 43,4% është rritur numri i personave të infektuar nga sëmundjet ngjitëse akute, pa mos I përfshirë të prekurit nga Kovid19 dhe nga gripi sezonal, shkruan Alsat. Analiza e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) tregon se kjo përqindje është shumë e lartë në krahasim me dy vitet paraprake, respektivisht vitin 2019 dhe 2020. Numri më i lartë i infektimeve rezulton në qytetin e Velesit. “Numri më i madh i sëmundjeve akute infektive gjatë dhjetorit, i përkasin “lijes së dhenve”. Megjithëse 102 infektime janë regjistruar me sëmundje të zorrëve. Po ashtu janë regjistruar 21 raste…
Gjykata e Matit ka lënë sot në burg 10 të arrestuar, të cilët u kapën dy ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Kepi i Vozajve”, ndërkohë 4 prej tyre iu caktua masa “arrest shtëpie”. Mësohet se në seancën për vendosjen e masës së sigurisë u lanë pa afat në qeli shtetasit: Gëzim Koleci, Vilson Koleci, Idajet Koleci, Lezan Koleci, Mehmet Koleci, Fatjon Doda, Rasim Gjeçuka, Albert Koleci, Gestian Koleci dhe Agim Koleci. Ndërsa Gazmir Gjeçuka, Esat Kolecim Asim Hespapas dhe Lezan Koleci u lanë në “arrest shtëpie”. Ata u arrestuan në superaksionin e policisë më 28 janar,…
Gazetare: Melihate Rustemi – Advertisements – Nxënësit filloristë dhe ato të shkollave të mesme po bëjnë përgatitjet e fundit për të nisur gjysmëvjetorin e dytë. Bashkë me pushimin dimëror të zgjatur po marrin fund edhe loja e tyre. Alsat qëndroi në fshatin Cvetovë të komunës së Studeniçanit ku fëmijët përveç se loznin kujtonin edhe obligimet e shkollës. “Rrëshqasim, shëtisim në dyqane, luajmë”. “Tash po rrëshqas dhe po shëtitëm, po luaj me shokë dhe mezi po pres të kthehem në shkollë. Kam lexuar dhe kam vizatuar. Dëshiroj të vizatoj shtëpi, diell dhe pishinë”. Megjithatë fëmijët edhe në gjysmë vjetorin e dytë…

