Author: almakos

Gazetar: Adrian Kerimi – Advertisements – Tre anëtarë të grupit të Kumanovës, kërkojnë transferim në Kosovë. Alsat mëson ekskluzivisht se Andi Krasniqi i njohur si komandant “Malisheva”, Demë Shehu dhe Lirim Krasniqi kërkojnë që vuajtjen e dënimit me burg ta vazhdojnë në shtetin e tyre amë, shkruan Alsat. I pyetur nga Alsat, komandant “Malisheva” i dënuar me burg të përjetshëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagje të Trimave të Kumanovës pranoi se ka kërkuar transferim në Kosovë, duke deklaruar se pret nga autoritetet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut të veprojnë në kohë dhe në përputhje me…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa. Ky i fundit akuzohet veprat penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Ndërkohë, GJKKO ka dërguar për gjykim dhe shtatë persona të tjerë. NJOFTIMI I SPAKMbi dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.102/4, viti 2021 Prokuroria e Posaçme Kundër…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petreski – Advertisements – Prodhimtaria industriale është në negativë prej rreth 5%, shkruan Alsat. Se situata në industri nuk është rikuperuar nga pandemia, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikave, sipas të cilave, në dhjetor të vitit të kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, problemin më të madh e ka pasur industria përpunuese me minus prej 9,1 %. “Rënia në sektorin e përpunimit është kryesisht për shkak të zvogëlimit të prodhimit në këto reparte- në prodhimin e pijeve, tekstil, veshje, farmaci dhe preparate bazë, metale dhe prodhimit të automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove”, thonw nga…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa. Ky i fundit akuzohet veprat penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, NJOFTIMI I SPAK Mbi dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.102/4, viti 2021 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore…

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë sot (31-janar) rreth orës 11 e 40 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, e kanë privuar nga liria 54-vjeçarin A.D. nga Harraçin e Shkupit, për shkak të dyshimeve se së bashku me një person të mitur nga Shkupi me të cilin kishte mbajtur kontakte në rrjetet sociale, më datë 29-të të këtij muaji, kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur nga Tetova. – Advertisements – Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin policorë Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.Rastin në polici e ka denoncuar dje në ora 19.00 nëna…

Lexo më Shumë

Skandal me tenderin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për përgatitjen e menusë së kuzhinës tradicionale shqiptare e cila do të kushtojnë plot 500 milionë lekë. Përveç se kostot janë të fryra dhe fituese ka dalë oferta më e lartë sipas News24 drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, ia ka dhënë tenderin kuzhinierit që punon në restorantin e djalit të tij. Kështu në tenderin për shërbime konsulence, me objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave”, zbulohet se një menu e tillë do të kushtojë plot 500 milionë lekë. Siç e do…

Lexo më Shumë

Me trupë të re gjykuese ditën e sotme në Gjykatën e Apelit është zhvilluar seanca e radhës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që ka bërë mbrojtjen, në prani të avokatit Maks Haxhia. Prokuroria kërkon dënimin e Tahirit me 8 vite burg duke mos lëvizur nga akuzat. Por Tahiri tha se prokuroria nuk ka asnjë provë të re dhe se nuk ka asnjë lidhje me grupin e Habilajve. Pas Tahirit ka qenë radha e Jaeld Çelës për të bërë mbrojtjen. Saimir Tahiri i akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre”…

Lexo më Shumë

Zef Preçi, eksperti i ekonomisë e sheh si serioze situatën e borxhit publik jo aq për normën e tij (% mbi GDP) se sa për faktin se marrja e këtij borxhi nuk duket e lidhur me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Z.Preçi thotë për gazetën “Panorma” se Shqipëria nuk është në prag të “humnerës financiare”, por sipas tij, vendi ynë ra në “kurthin e borxhit”. Ndaj, në kushtet e rritjes së borxhit publik ai sheh si zgjidhje përmirësimin e klimës së biznesit si rezerva kryesore teksa apelon se përqendrimi i tepërt i këtij borxhi në terma afatshkurtër, mund të…

Lexo më Shumë

Transporti publik në Shkup prej nesër kthehet në normalitet dhe do të funksionojë sipas itinerarit javor dimëror, ndërsa sërish do të jenë falas biletat për nxënësit e shkollave të mesme, njoftojnë nga Ndërmarrja e Transportit Publik-Shkup . – Advertisements – Sipas njoftimit në periudhën e kaluar, gjegjësisht gjatë pushimit të vazhduar dimëror, autobusët kanë qarkulluar me itinerar të reduktuar, praktikë e zakonshme gjatë pushimeve dimërore të nxënësve. Itinerari i autobusëve në të gjitha linjat është në dispozicion në faqen e internetit të jsp.com.mk

Lexo më Shumë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot për shkarkimin e prokurores së Dibrës Belina Zeneli, e njohur midis të tjerash edhe si prokurorja e dosjes 184, për hetimin e blerjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës, të zhvilluara në vitin 2016. Gjatë një seance dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku janë prezantuar gjetjet e raportit, përfaqësuesja e ILD-së tha se prokurorja Zeneli (Kryemadhi) kishte kryer shkelje të rënda të Kodit të Procedurës Penale, pasi nuk kishte ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore. Sipas gjetjeve nga hetimi disiplinor, rezulton se prokurorja kishte mbajtur pezull mbi 33 çështje, statusi i…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, tha se duhet respektuar puna e punëtorëve, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të statusit të punës dhe cilësisë së jetës në kushtet e krizës ekonomike dhe shëndetësore. – Advertisements – “Prandaj Qeveria përmes dialogut me punëtorët dhe punëdhënësit do ta rrisë pagën minimale në 18.000 denarë dhe deri në fund të mandatit në 20.000 denarë”, tha Trencevska në një intervistë për Televizionin Shtetërorë/. Ajo së bashku me përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Maqedonisë sot do të ketë takim me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Fatmir Bytyçi. “Do të diskutojmë për pagën minimale…

Lexo më Shumë