Me trupë të re gjykuese ditën e sotme në Gjykatën e Apelit është zhvilluar seanca e radhës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që ka bërë mbrojtjen, në prani të avokatit Maks Haxhia.
Prokuroria kërkon dënimin e Tahirit me 8 vite burg duke mos lëvizur nga akuzat.
Por Tahiri tha se prokuroria nuk ka asnjë provë të re dhe se nuk ka asnjë lidhje me grupin e Habilajve. Pas Tahirit ka qenë radha e Jaeld Çelës për të bërë mbrojtjen.
Saimir Tahiri i akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove.



