Policia Rrugore e Tiranës, pas disa orësh hetime intensive hetimore identifikoi dhe vuri në pranga autorin e aksidentit te nje vajze 26-vjeçare. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 24 vjeç, i cili do te akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Blutë bëjnë me dije se në rrugën “Shahin Doçi”, i riu ka aksidentuar shtetasen K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin. Njoftimi nga Policia e Tiranës: Aksidentoi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi…
Author: almakos
Media serbe “Kurir” ka shkruar se një përplasje me armë është shënuar në fshatin e Kurshumlisë. Sipas medias, rreth 50 shqiptarë kishin shkuar për të prerë dru dhe kanë qëlluar me armë, sapo kanë parë policinë. Nga ana tjetër edhe policia serbe i është përgjigjur me të shtëna. Shkrimi i Kurir Sipas informacioneve të sigurta, më shumë se 200 plumba janë shkrepur në një përleshje mes policëve dhe shqiptarëve që kishin ardhur për të prerë ilegalisht dru në fshatin Rastelicë të Kurshumlisë. Përkatësisht, pjesëtarët e policisë serbe pasdite kanë vërejtur dhjetëra hajdutë duke tërhequr nga pylli dru me traktorë. “Ishin…
The Chairman of the NATO Military Committee, Air Chief Marshal Sir Stuart Peach Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach do të arrijë sot për një vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. – Advertisements – Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesi Special Sir Stuart Peach do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe do të ketë takime të veçanta me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani dhe ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach, tani si përfaqësues special i kryeministrit…
Pas rritjes së fortë në muajin shtator, aplikimet e shqiptarëve për azil shënuan rënie në tetor dhe nëntor, por gjithsesi vijojnë të mbeten në nivelet më të larta pas pandemike. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Azil e Bashkimit Europian (EUAA), në nëntor kishte gjithsej 1121 aplikime nga shtetas shqiptar në një nga shtetet e bashkimit Europian. Shifra është pothuajse e përgjysmuar në krahasim me shtatorit, kur kishte mbi 2 mijë aplikime (duke arritur nivelet e para pandemisë), dhe 27% më e ulët se tetori, por mbetet dy herë më e lartë se mesatarja mujore e periudhës janar-qershor…
Kryeministra i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë ditës së sotme do të qëndroj në Prilep, me çrrastë do të vizitoj shkollën komunale “Kire Gavrillovski-Jane”, ku do të njoftohet për së afërmi me procesin e rindërtimit të shkollës, ndërkohë më pas në sallën e sapo hapur të sportit do t’i ndjek përgatitjet për turnirin në volejboll. – Advertisements – Nga qeveria njoftojnë se kryeminsitri Kovaçevski gjatë qëndrimit të tij në Prilep do të vëzhgoj edhe punimet rreth rindërtimit të Shkollës së Mesme “Mirçe Acev”.
Java që presim përpara parashikohet një javë me mot kryesisht të qëndrueshëm por nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe të dëborës si dhe temperaturat në vlera relativisht të ulta. Në këtë mënyrë për ditën e nesërme (e Hënë) moti nis i kthjellët në të gjithë territorin e shtim gradual të vranësirave deri të dendura në orët e mbrëmjes. Në mbrëmje reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash përgjatë ultësirës perëndimore.
Luftëtari, ka shpjeguar sot në “Sport News Plus” në “News 24” se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet farsë në Shoqatën rajonale të Gjirokastrës, Ai ka listuar të gjitha shkeljet atje dhe çfarë do të ndodhë në vijim, pasi palët do t’i drejtohen gjykatës. “Duke marre shkas nga situata e paqartë që po kryhej për zgjedhjet ne Gjirokastër. Së bashku me përfaqësues ligjorë të anëtarëve të tjerë, i jemi drejtuar Shoqatës rajonale dhe FSHF-së, si dhe FSHF ë të na informonte në lidhje me veprimet dhe vendimet që po merrte me caktimin e delegatëve për Asamblenë e FSHF, anëtarët e saktë…
Një aksident është përfshirë në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Burime bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gramsh e në të janë përfshirë dy mjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, janë plagosur 4 persona, mes tyre edhe një fëmijë. Ndërkohë policia dhe një autoambulancë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, nga ku pritet të dalin të dhëna dhe detaje të tjera.
I ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte politikani i njohur shqiptar Dashamir Shehi. Ai sikurse të ftuarit e tjerë të programit rrugëtoi nëpër kujtime dhe bëri një rrëfim të rrallë për jetën e tij. “Është mirë të dalim e të shfaqemi ndryshe”, tha Shehi për pjesëmarrjen e tij në program. Deputeti zbuloi se ka qenë një fëmijë me fëmijëri normale dhe ka qenë një nxënës i mirë. Gjatë bisedës Dashamiri tha se nuk do të donte ta ndryshonte fëmijërinë e tij, “Fëmijëria është e lidhur me prindërit, me disa elemente të patjetërsueshme dhe nuk mund ta…
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhamë të Lushnjes. Një mjet bujqësor, zetor, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 61-vjeçari që drejtonte mjetin bujqësor. Mësohet se viktima është 61-vjeçari Sherbet Meta. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mungesa e ndriçimit në këtë zonë. Është dashur ndërhyrja me një mjet të tonazhit të rëndë për të lëvizur zetorin dhe po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë të 61-vjeçarit.
Borxhi publik, pra paratë që vendi ynë ka marrë hua nga qeveritë apo institucionet e tjera ka arritur shifrën e mbi 80.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit, me premtimin se pavarësisht rritjes, brenda 5 vitesh do të arrihet konsolidimi fiskal. Ky premtim është bërë në Qershor të vitit 2021 nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave në atë periudhë, Anila Denaj e cila ka argumentuar se borxhi është rritur për shkak të rritjes së shpenzimeve në infrastrukturë e shëndetësi, për të përballuar pandeminë e COVID-19. “Parashikojmë rreth 80% është i njëjti targetim si ai i vitit 2020. Duhet të…
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër I.J. (33) nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kryerje e transportit publik pa licencë”, thanë nga MPB. – Advertisements – “Sot në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë kontrolluar automjetin “Volkswagen Golf”, me tabelë “Taxi”, dhe është konstatuar se nuk posedon dokumentacion të rregullt – licencë të lëshuar nga institucioni përkatës në Ministrinë e Brendshme.

