Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, tha se duhet respektuar puna e punëtorëve, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të statusit të punës dhe cilësisë së jetës në kushtet e krizës ekonomike dhe shëndetësore.
– Advertisements –
“Prandaj Qeveria përmes dialogut me punëtorët dhe punëdhënësit do ta rrisë pagën minimale në 18.000 denarë dhe deri në fund të mandatit në 20.000 denarë”, tha Trencevska në një intervistë për Televizionin Shtetërorë/.
Ajo së bashku me përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Maqedonisë sot do të ketë takim me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Fatmir Bytyçi.
“Do të diskutojmë për pagën minimale dhe dialogun që do ta vazhdojmë edhe më tutje në Këshillin Ekonomik dhe Social për të gjetur zgjidhjen më të mirë të pranueshme për të gjithë”, tha në intervistë ministrja Trençevska.