Gjykata e Matit ka lënë sot në burg 10 të arrestuar, të cilët u kapën dy ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Kepi i Vozajve”, ndërkohë 4 prej tyre iu caktua masa “arrest shtëpie”.
Mësohet se në seancën për vendosjen e masës së sigurisë u lanë pa afat në qeli shtetasit: Gëzim Koleci, Vilson Koleci, Idajet Koleci, Lezan Koleci, Mehmet Koleci, Fatjon Doda, Rasim Gjeçuka, Albert Koleci, Gestian Koleci dhe Agim Koleci. Ndërsa Gazmir Gjeçuka, Esat Kolecim Asim Hespapas dhe Lezan Koleci u lanë në “arrest shtëpie”. Ata u arrestuan në superaksionin e policisë më 28 janar, ndërsa u shpall në kërkim Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz.
Ishte Gëzim Koleci, kryeplak i fshatit Lam i Madh, i cili organizonte punën për kultivimin e kanabisit, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij, Vilson dhe Gestian Koleci që merreshin më pas edhe me transportimin e kanabisit. Gjykata e Krujës ka vendosur më parë për ta edhe masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, pasi në mars të vitit të kaluar u kapën me 6.8 kg marijuanë. Ata akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje, mbajtje i armeve, i armëve shpërthyese dhe municione.



