Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrogozhinë-Peqin.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga përplasja aksi rrugor është bllokuar për disa momente, teksa në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit.Nga pamjet e siguruara shihet momenti kur rimorkio largon një prej makinave të përfshira në aksident.



