Në progres raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë përmendet rasti i sulmit ndaj Focus Media Group më 9 gusht, ku në mënyrë arbitrare gazetarët u nxorën me forcë nga ambientet ku punonin, në kundërshtim edhe me vendimin e Gjykatës. Në progres raport thuhet se dëbimi i gazetarëve dhe marrja e sendeve personale nuk ishin të ligjshme dhe binin ndesh me detyrimet kushtetuese dhe nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Raporti thekson se Gjykata nuk hyri në thelb të mosmarrëveshjes pronësore, por urdhëroi kthimin e pajisjeve dhe dokumenteve gazetarëve. “Në gusht 2025, Gjykata e Shkallës së Parë…
Author: almakos
Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë kërkon paraburgim për një person, i cili dyshohet se ka kryer vrasje.Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur paditen e 1 nëntorit, ku i dyshuari afër një lokali në fshatin Sretenovë në Dojran, qëllimisht i ka marrë jetën një personi.“Viktima, Nikolla Timev, më parë ishte mik i tij, me të cilin kishin pirë së bashku ulur në shkallët e lokalit. Në një moment, mes tyre shpërtheu një debat verbal, i cili u shndërrua në konflikt fizik. Sipas hetimeve, i dyshuari e goditi viktimën fillimisht me duar dhe këmbë, dhe më pas me një shufër metalike,…
Administratori i një subjekti minerar në zonën e Theknës në Martanesh ka humbur jetën pas aksidentit gjatë punës. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte, ku 62-vjeçar me iniciale S.K humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra. Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Bulqizë / Informacion paraprak Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me…
Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Haxhisë, i cili u masakrua me thikë më 28 Tetor në Kalanë e Beratit ku kishte shkuar si turist, ka rrëfyer dinamikën e krimit dhe përplasjen e viktimës me autorin e krimit, 63-vjeçarin Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj). Mesazhi: Pershendetje zoti Fevziu Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat. Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone. Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe, kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet…
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një biznes në lagjen Postobllok të Kuçovës. Tritoli raportohet se ishte vendosur pranë derës së biznesit në pronësi të shtetasit me iniciale G. S.. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Njoftimi i policisë: Kuçovë/Informacion paraprak Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe…
Kryeministri Hristijan Mickoski nesër në Bruksel do të marrë pjesë në Samit për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, të organizuar nga televizioni Euronjuz, i cili është menduar si një takim ku përfaqësues të lartë të BE-së dhe vendeve kandidate do të diskutojnë për të ardhmen e integrimit evropian. Bëhet fjalë për ngjarje të parë të këtij lloji në të cilën me transmetim të drejtpërdrejtë televiziv do të transmetohen fjalimet dhe debatet e pjesëmarrësve në këto, siç thekson Euronjuz, “biseda revolucionare mbi të ardhmen e integrimit evropian”.Përveç Mickoskit, në Samit është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio…
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu në mëngjes, ndërsa gjatë ditës reshjet do të pushojnë dhe vranësirat do të tërhiqen gradualisht dhe priten intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 14 gradë Celsius. Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi po ashtu gjatë natës priten rreshje shiu si pasojë e kalimit të sistemit frontal, ku vende-vende do të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. E marta në mëngjes dhe paradite sjellë reshje shiu në shumë vise të cilat…
Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për administratorin e CFO Pharma e punonjës të FSDKSH për ‘Falsifikim të Dokumenteve’ dhe ‘Fshehje e të ardhurave’. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, jep tetë masa sigurie për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 180/3 të Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.4472, të vitit 2025, të kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.3 lekë dhe do shitet me 84.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.1 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person ka hipur mbi një veturë në mes të trafikimit. Çfarë e ka shtyrë atë të veprojë në këtë mënyrë ka mbetur një mister, por videoja e incidentit ka filluar të qarkullojë shpejt në rrjetet sociale. Një lexues i Gazetës Express ka dërguar një video që tregon momentin kur personi qëndron mbi një veturë, duke shkaktuar konfuzion dhe habi te kalimtarët dhe shoferët. Kjo situatë ka ndodhur në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, duke e bërë atë edhe më të dukshme për publikun. Arsyet e këtij veprimi…
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një vend grumbullim gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit. Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë Laç Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të Kurbinit të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e metejshme në zonën për rreth. Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies se zjarrit. Policia ndodhet gjithashtu në…
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin “Geriatria” kundër ish-drejtorit të Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, Muhsin Arifit dhe përkëdhelësit Blerim Amiti, të akuzuar për marrje ryshfeti dhe shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm. Gjykimi është në fazën e dëshmive, me ç’rast Gjykata vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP-NJKOK) dhe paraqitjen e provave materiale nga mbrojtja e të pandehurve. Avokati Skender Mehmeti, mbrojtësi i të akuzuarve, para Gjykatës prezantoi dokumente nga Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, duke…

