Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë kërkon paraburgim për një person, i cili dyshohet se ka kryer vrasje.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur paditen e 1 nëntorit, ku i dyshuari afër një lokali në fshatin Sretenovë në Dojran, qëllimisht i ka marrë jetën një personi.
“Viktima, Nikolla Timev, më parë ishte mik i tij, me të cilin kishin pirë së bashku ulur në shkallët e lokalit. Në një moment, mes tyre shpërtheu një debat verbal, i cili u shndërrua në konflikt fizik. Sipas hetimeve, i dyshuari e goditi viktimën fillimisht me duar dhe këmbë, dhe më pas me një shufër metalike, duke i shkaktuar mbi dhjetë fraktura në duar, këmbë dhe kafkë. Goditjet zgjatën rreth gjysmë ore, gjatë së cilës viktima nuk mundi të mbrohej dhe pësoi plagë të rënda dhe gjakderdhje të madhe. I dyshuari e la viktimën në shkallë dhe u largua. Viktimën e vunë re kalimtarë të rastit, të cilët thirrën ndihmën e shpejtë, dhe ai u transportua në Qendrën Mjekësore të Gevgelisë, por vdiq si pasojë e plagëve të marra”, thonë nga Prokuroria.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës
- VLEN nesër me zbulime ekskluzive: Lidhjet e Ali Ahmetit me “Alta Bankën” pritet ta tronditin opinionin
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Çfarë ndodhi në momentet e fundit të jetës së saj?
- Shkupi do të jetë nikoqir i forumit të parë mbi diplomacinë energjetike – burimet e rinovueshme, investimet e gjelbra dhe gratë në energjetikë
- Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të pastrojë hundët e tij
- “Përdorin institucionet për gjoba dhe shantazhe”/ Spiropali akuza të forta Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”
- Vlerësohet kontributi i Leonora Kaliqit, nderohet me çmimin “13 Nëntori”
- Shyhretja publikon fotografi të ëmbël me nipin e vogël: Na i mbushe zemrat plot



