Author: almakos

Shtyhet masa e sigurisë në Gjykatën e Apelit të Vlorës për arrestuarit e atentatit ndaj Inez Hajrulla në vitin 2019. Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë nëpërmjet avokatëve të tyre kanë bërë kërkesë për ndryshim mase e cila do të gjykohet nga gjykatësi Engert Pëllumbi. Sipas burimeve nga gjykata, ata kanë kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit në një masë më të lehtë ndërsa kërkesa e avokatëve ka bërë që vendimi nëse do të ndryshohej ose jo masa e arrestit të shtyhet për në datën…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gazetar: Ile Petreski Kompanitë vendase dhe të huaja po përballen me rënie të porosive, ulje të prodhimit dhe kërkim të tregjeve të reja, shkruan Alsat. Kriza e thelluar ka bërë të vetën, por sfidat dhe problemet e mëdha nuk kanë ardhur ende. Se sa do të përfitojnë biznesmenët nga ndihma shtetërore mbetet ende për t’u analizuar, ndërsa po përgatitet edhe një model i ri i ndihmës shtetërore. “Tre arsyet kryesore për investimin e tyre fillestar në Maqedoni janë qasja dhe fuqia punëtore konkurruese, vendndodhja e mirë gjeografike dhe së treti, ndihma shtetërore”, tha Viktor Mizo, Asociacioni i Investimeve…

Lexo më Shumë

Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar nga policia e Dibrës. Sipas uniformave blu, në pranga është vendosur shtetasi Roland Farruku, banues në Peshkopi. Mësohet se 45-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Ankonës me 11 vite e 10 muaj burg për trafik droge. Personi në foto është, 45-vjeçari Rolad Frroku i akuzuar si trafikant droge në Itali.  NJOFTIMI I POLICISË: Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të…

Lexo më Shumë

Ylli Didani, i njohur si superbosi i drogës, vijon të përballet me Gjykatën amerikane për dy akuzat e ngritura kundër tij. Në seancën e fundit, Prokuroria ka nxjerrë edhe SMS-të me anë të të cilave dyshohet se është faktuar edhe aktiviteti i gjatë, i komplikuar dhe i sofistikuar i trafikut të tonelatave të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Evropës. Të dhënat konkrete janë bërë të ditura nga “Detroid News”, media e cila ka publikuar një sërë mesazhesh të Didanit, njeriut që tentoi të niste nëndetësen e mbushur me drogë të komanduar nga një dron amfib. Detajet…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gazetar: Adnan Qaili Qeveria vazhdon të mos përfill rekomandimet e ekspertëve mjekësorë për lehtësimin e masave anti-kovid. Nga ekzekutivi thanë se në seancën e sotme nuk i kishin në rend dite rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Ndonëse rekomandimet për heqjen e maskave për nxënësit nëpër shkollat fillore, u konstatuan më 16 mars, në Shtabin qendror të krizës do të kalojnë gjatë javës për tu miratuar në seancën e radhës. Ende nuk ndihet nëse rekomandimet do të pësojnë ndryshime, pas reagimeve të mësimdhënëse dhe personelit administrativ në shkolla ët cilët duhet të vazhdojnë t’i mbajnë maskat. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Kuvendi përsëri u përball me përplasje dhe dilema në kuadër të vazhdimit të seancave të mbetura. Deputetët e opozitës reaguan për vazhdimin e seancave plenare në të njëjtën kohë kur një pjesë e tyre ishin nëpër komisione, shkruan Alsat. Kreu i Kuvendit Xhaferi tha se komisionet duhet të ishin kishin mbaruar punë më herët, sidomos për pika të cilat janë në procedurë madje prej një viti. Brenda ditës është caktuar vazhdimi i gjashtë seancave plenare të filluara më herët por gjithashtu edhe disa komisione të cilat e kanë zvarritur punën prej muajsh. Pas përplasjeve dhe pushimit prej disa…

Lexo më Shumë

Bordi i Transparencës i mbledhur sot në datë 23 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Më poshtë pasqyron çmimet e tregtimit të karburanteve në bursë, për Gazoil : Cmimi në bursë në datë 22 Mars ka qënë 1,204 $/Ton, i cili është rritur me 231 $ nga datë 16 Mars 2022 kur ka qënë 973 $/Ton . Benzinë : Cmimi në bursë në datë 22 Mars ka qënë 1,086 $/Ton, i cili është rritur me 113 $ nga datë…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Pensionistët dhe studentët e universiteteve shtetërore, nga e premtja do të kenë transport publik pa pagesë. Drejtori i Ndërmarrjes për Qarkullim Publik, Ivan Ilievski deklaroi se transporti publik pa pagesë do të jetë katër ditë në javë, të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën, shkruan Alsat. Të drejtën e shfrytëzimit e kanë gratë nga mosha 62 vjet dhe burrat nga mosha 64 vjeçare. Ilievski tha se vendimi për transport publik falas, është sjellë nga Qyteti i Shkupit i cili ka ndarë 650 mijë euro për këtë masë, me qëllim që gjatë krizë ekonomike t’u ndihmohet një…

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë bën me dije vatrat ku është konfirmuar gripi i shpendëve. “Nuk ka asnjë rast që sëmundja kalohet nga konsumi i nënprodukteve të shpendëve, AKU është në terren, aktualisht zonat në karantinë, Durrës me qendër Rashbull, Dibër në Rethkalë, një rast pozitiv në shpend oborri, Korçe në Prespë të Vogël, te pelikani kaçurrel. 358 520 shpendë nga të cilat, dje janë groposur 39 mijë shpend. Sot jemi në proces vendimmarrje për masat e reja”, tha Zv.ministrja Ermira Gjeci. Deklarata e plotë: Ne shume vende te BE, si Franca, Gjermania, Polonia, Hungaria, Svizra, Spanje, Italia, Greqia janë konfirmuar raste…

Lexo më Shumë

Rreth 200 pula kanë ngordhur në fshatin Rreth-Kalë në Dibër. Sipas News 24 dyshimet janë se ato mund të kenë ngordhur për shkak të gripit të shpendëve i konfirmuar prej disa ditësh në vendin tonë. Inspektorët e AKU-së kanë marrë mostrat e pulave të ngordhura për të bërë ekzaminimin e tyre. Tashmë pritet përgjigja e këtyre ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e kësaj situate. Prej disa ditësh gripi i shpendëve është kthyer në shqetësim në vendin tonë, duke nisur që nga Durrësi. Disa pulari në këtë qytet janë prekur nga ky grip duke sjellë ngordhje masive të pulave. Pas disa…

Lexo më Shumë

Është krijuar tanimë perceptimi mbi punën e prostitutave, se pas një vajze që shet trupin qëndron dikush që e kërcënon dhe shantazhon. Por aksioni i policisë në një qendër masazhesh, të denoncuar nga emisioni Stop, shfaqi një panoramë tjetër; asgjë më shumë se një grup vajzash, të organizuara me njëra tjetrën për të nxjerrë ca para më shumë për “të mbyllur ca halle”. Dy prej tyre janë arrestuar, bashkë me një klient. Njëra është vetëm 21 vjeç, tjetra 25. Klienti i arrestuar vetëm 26 vjeç. Përtej frustrimit të publikut për të zhbiruar disa të rinj që kryejnë marrëdhënie seksuale, duhet…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit e shqyrtoi dhe e miratoi Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022, shkruan Alsat. Me Planin Operativ përcaktohen programet, masat dhe shërbimet për punësim. “Qëllimi është të sigurohen vende të reja të punës, mbështetje për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit, veçanërisht të të rinjve, të papunëve afatgjatë dhe shfrytëzuesve të ndihmës sociale, si dhe mbështetje për personat e papunësuar të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës gjatë krizës së shkaktuar nga…

Lexo më Shumë