Është krijuar tanimë perceptimi mbi punën e prostitutave, se pas një vajze që shet trupin qëndron dikush që e kërcënon dhe shantazhon. Por aksioni i policisë në një qendër masazhesh, të denoncuar nga emisioni Stop, shfaqi një panoramë tjetër; asgjë më shumë se një grup vajzash, të organizuara me njëra tjetrën për të nxjerrë ca para më shumë për “të mbyllur ca halle”.
Dy prej tyre janë arrestuar, bashkë me një klient. Njëra është vetëm 21 vjeç, tjetra 25. Klienti i arrestuar vetëm 26 vjeç.
Përtej frustrimit të publikut për të zhbiruar disa të rinj që kryejnë marrëdhënie seksuale, duhet thënë se në qendrën e masazheve “Luigj Gurakuqi” nuk u gjet asnjë tutor, asnjë kriminel, asnjë bandë, asnjë rrëmbim apo kanosje në të gjithë historinë.
Edhe nga pamjet e emisionit ‘Stop’, vajzat duket se e lënë klientin të zgjedhë mes tyre, ndërsa nuk e fshehin xhelozinë për preferencat e njërit apo tjetrit.
Njëra prej tyre, e përgjuar nga kamerat e emisionit Stop tregoi se “ishte ngushtë ekonomikisht”, ndërsa paratë i duhen për të vazhduar shkollën. Si të mos mjaftonte një jetë e tillë, që e detyron të shesë trupin, tani i duhet të përgjigjet para ligjit.
Më poshtë përgjimet e zbardhura të Stop, ku videon mund ta shikoni KETU.
Kamera e fshehtë/ “Klienti” hyn brenda kësaj qendre dhe aty bisedon për tarifat dhe i jepet mundësia që të zgjedhë edhe vajzës që preferon.
Qendra: Si je? Ke rezervuar?
Qytetari: Jo. Pse, duhet rezervuar?
Qendra: Jo mo, thjesht pyeta. Seanca 40-të kushton.
Qytetari: Sa minuta?
Qendra: 45.
Qytetari: Mund ta zgjedh vetë vajzën apo..?
Qendra: Normal që po. Mund ta zgjedhësh tani. Zgjidh ore, zgjidh. Ke të gjithë të drejtat e botës.
Qytetari: Zgjedh atë gocën me pink.
Qendra: E vështirë ishte? Jo.
Qytetari: Jo me.
Pasi futet në dhomën e masazhit, “klienti” i infiltruar i Stop e pyet masazhatoren për shërbime ekstra. Vajza thotë se për shërbimet “full ekstra” paguhen 100 mijë Lekë, plus 40 mijë Lekëshin e masazhit.
Qytetari: Ka ndonjë gjë kështu?
Qendra: Çfarë?
Qytetari: Ç’a thotë.
Qendra: Ç’a ndonjë gjë kështu?
Qytetari: Unë prandaj të zgjodha ty me pink.
Qendra: Pse? Pse më zgjodhe mua? E ke fik telefonin ti? Jo?
Qytetari: Fike.
Qendra: Ç’a do me bo ti?
Qytetari: G****e, noi të q***, varet ç’a.
Qendra: Po g*****a 50-të kushton veç masazhit. Edhe 50 të tjera. Ç’a do bësh?
Qytetari: Apo vetëm g****e?
Qendra: Vetëm atë pra.
Qytetari: Po pse ma prish qejfin?
Qendra: I do të gjitha ti? Do full ekstra pra? Full ekstra është 100.
Qytetari: 100 plus 40?
Qendra: Po.
Qytetari: Domethënë 140. Po kështu mund të prek unë ty?
Qendra: Po. Do ta bësh pak pagesën tani?
Qytetari: Sa lekë do?
Smart SPA: Po g****e 50.
Qytetari: Nuk e di sa lekë kam me vete, ja t’i shikoj pak. 60 mijë Lekë kam të tëra.
Qendra: Vetëm g****e, do bëjmë vetëm atë të voglën sot, se dhe unë s’jam për atë të madhen shumë.
Gjatë bisedës me të infiltruarin e Stop, vajza pranon se këtë punë e bën për shkak të vështirësive ekonomike dhe nuk ka mundësi të paguajë shkollën. Ajo thotë se vijnë edhe klientë të dehur të cilët shkaktojnë probleme.
Qytetari: Po ktë punën, si e gjete?
Qendra: Vetë, të çon halli.
Qytetari: Të çon halli! Pse më, ça hallesh ke ti?
Qendra: Si ça hallesh kam?
Qytetari: Eh më, ça hallesh ke?
Qendra: Po nuk kam ardhë për qejf ktu.
Qytetari: Jeni ngushtë ekonomikisht?
Qendra: Normal!
Qytetari: S’e përballoje dot shkollën, hë?
Qendra: Normal, që jo. Sa të mbyll dy gjëra besoj.
Qytetari: Pastaj do heqësh dorë?
Qendra: Normale!
Qytetari: Vijnë kshu klienta budallenj, hë?
Qendra: Sa të dush!
Qytetari: Aman, ça kërkojnë, më qafsh?
Qendra: Edhe e di, kur vijnë? Në fund fare, kur ti do me e mbyll turnin.
Qytetari: Në 1 të natës?
Qendra: Në 12, 1 vijnë ata.
Qytetari: Bëjnë kërkesa kshu?
Qendra: Bëjnë o, prandaj të çajnë kokën.
Qytetari: Ça kërkojnë kshu?
Qendra: Vijnë të pirë, o na plasin.
Qytetari: Po të pirë nxirri përjashta q…* r…*!
Qendra: Eh po të shef tjetra nga kamerat, pse s’e fusni për masazh klientin? Po mu ku më pe? Mbrapa frigoriferit?
Qytetari: Më tërhoqi kjo bluza, pinku.
Qendra: Ou..!
Qytetari: Eh..!
Qendra: Po edhe ajo para meje, ashtu e kishte.
Qytetari: Jo më, s’ishte pink, le që s’po e shifja fare njëherë.
Qendra: Kishte krahët ajo.
Qytetari: E pra…
Qendra: Me këmishë të zezë, sepse e zgjedhin shumë klientët atë. Nuk e di ça i bën klientëve ajo, sikur i hedh hirin. Ajo vetëm rri kshtu dhe e zgjedhin të gjithë klientët, që vijnë. S’e kuptoj pse-në.
Qytetari: Hajt lëvizim! Si e ke qejfin?
Qendra: Hajt lëvizim!
Qytetari: Mirupafshim!
Qendra: Mirupafshim! Ciao!
Qytetari: Ciao!




