Ministria e Bujqësisë bën me dije vatrat ku është konfirmuar gripi i shpendëve. “Nuk ka asnjë rast që sëmundja kalohet nga konsumi i nënprodukteve të shpendëve, AKU është në terren, aktualisht zonat në karantinë, Durrës me qendër Rashbull, Dibër në Rethkalë, një rast pozitiv në shpend oborri, Korçe në Prespë të Vogël, te pelikani kaçurrel. 358 520 shpendë nga të cilat, dje janë groposur 39 mijë shpend. Sot jemi në proces vendimmarrje për masat e reja”, tha Zv.ministrja Ermira Gjeci.
Deklarata e plotë:
Ne shume vende te BE, si Franca, Gjermania, Polonia, Hungaria, Svizra, Spanje, Italia, Greqia janë konfirmuar raste të pranisë së Influencës aviare në shpendë të egër dhe ne stabilimente të rritjes së shpendëve. Kjo është një sëmundje e cila sot ka prekur të gjithë kontinentin europian dhe rregullat që po ndiqen në Shqipëri janë conform procedurave të Bashkimit Europian. Aktualisht prekmeshmërinë me te madhe e ka Franca ku janë prekur 540 stabilimente dhe kanë ngordhur dhe eleminuar 72.000.000 shpendë.
Procedurat rregullatore te BE për masat mbrojtëse kundër sëmundjes se influencës aviare janë vendosur edhe ne vendin tonë (siç janë zona e mbrojtjes dhe e mbikqyrjes 3 dhe 10 km.) Sëmundja e influencës aviare është listuar ne 7 sëmundjet kryesore emergjente në BE. Kjo sëmundje konsiderohet si sëmundje ndërkufitare ku janë të përcaktuar masat që duhet merren si ne kuadrin ligjor te BE ashtu dhe ne aktet tona ligjore.
Dua të sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnje rast nga studimet e bera qe sëmundja mund te transmetohet nga konsumimi I nënproduktet e shpendëve. AKU është në terren në secilin subjekt tregtues mishi dhe po kontrollon cdo produkt për të garantuar sigurinë ushqimore.
Aktualisht zonat në karentine janë:
Durrës, perimetri me rreze 10 km në qarkun Durres me qendër në fshatin Rrashbull.
Dibeër, perimetri me rreze 10 km në qarkun Dibër me qendër në fshatin Rrethkal (rasti pozitiv në shpend oborri).
Korçë, perimetri me rreze 10 km qarkun Korçë me qendër në fshatin Prespë të Vogël (rasti pozitv I pelikanit kacurrel).
Deri tani jane raportuar te ngordhura 358 mijë e 520 shpendë nga të cilat. Vetëm ditën e djeshme janë groposur pothuajs 39 mijë shpendë. Është e rëndësishme të kuptojmë që proceset janë dinamike dhe këto shifra ndryshojnë me orë.
Me identifikimin e vatrës së re, sipas planit të kontigjencës dhe legjislacionit në fuqi, do të shtojmë masat. Sot jemi në proces vendimmarrje për masat e reja që do të marrim dhe do ju lajmërojmë.
Lidhur me sinjalizimet që kemi marr dhe nga media, është aktivizuar shërbimi veterinar, I cili në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë marr masat për ndalim të tregtimit në kushte të pa miratuara.
Gjej rastin të falenderoj mediat për sinjalizmet dhe ftojmë çdo shtetas që nëse has në tregti të pakontrolluar të produkteve të mishit ti drejtohet numrin jeshil 0800 33 66



