Author: almakos

Një individ shqiptar shpenzon mesatarisht 267 euro në vit për vezë, qumësht dhe djathë, sipas të dhënave që janë të publikuara në sistemin e të dhënave të Eurostat. Në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, shpenzimet nominale për këto produkte janë më të lartat në rajon. Serbët shpenzojnë për të njëjtat produkte 163 euro, ose 40% më pak. Maqedonia e Veriut shpenzon 198 euro, Mali i Zi 263 euro dhe Bosnjë Hercegovina 249 euro. Të dhënat i referohen vitit 2020, ndërsa Kosova nuk është e përfshirë në këto statistika. Në raport me prodhimin e Brendshëm bruto, shpenzimet për këto…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Në 10 vitet e fundit, investimet e huaja në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale janë rreth një miliard euro, tha në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtori i ZZHIT-së, Jovan Despotovski. Siç shtoi ai, kompani të reja janë diku 10 deri në 12. “Vëllimi i përgjithshëm i investimeve në kompani në këtë periudhë 10-vjeçare është diku afër një miliard euro, nga të cilat diku 60% janë realizuar nga viti 2017 deri në vitin 2020. Si numër i kompanive të reja që kanë hyrë, janë diku rreth 10-12 investime të reja”, tha Despotovski.

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të Dervenit. Gazeta Shqipatre mëson se dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa tre persona kishin mbetur të plagosur. Bëhet me dije se njëri nga të plagosurit ka humbur jetën. Sakaq Dervish Allamani i cili si pasojë e aksidentit kishte mbetur i bllokuar në njërën prej makinave të aksidentuara, ka dalë nga automjeti. NJOFTIMI I POLICSË: Krujë/Informacion paraprak Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të RMV-së, Drilon Iseni, në “Magazina Ekonomike” ka folur në lidhje me situatën ekonomike në kompanitë vendore, shkruan Alsat. Ai ka thënë se bizneset në dy muajt e parë të 2022-së, janë duke funksionuar me humbje, derisa ka theksuar edhe përqindjen e shpenzimeve që këto kompani kanë. “Situata është e ngjashme edhe me kompanitë vendore. Bizneset që ne përfaqësojmë janë duke u përballur me një krizë financiare dhe ekonomike që nga koha e pandemisë ndërsa tash edhe me konfliktin në Ukrainë kjo krizë është duke u thelluar. Kompanitë janë duke bërë kalkulime ditore…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Derven në Fushë Krujë. Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa dyshohet për tre persona të plagosur, ndërsa njëri ka mbetur i bllokuar brenda mjetit. Gazeta Shqiptare ka siguruar edhe pamjet nga vendi ku ka ndodhur përplasja e mjeteve, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Pas ngordhjes së 3 pelikanëve kaçurrelë të cilët rezultuan të prekur nga gripi i shpendëve, ka vijuar monitorimi nga autoritetet në zonën e Prespës së Vogël në kufi me Greqinë. Gazeta Shqiptare mëson se tashmë punonjësit e ADZM Korçë kanë njoftuar se po monitorojnë në terren ne dron për të bërë të mundur një panoramë sa më të qartë për identifikimin e rasteve te pelikanëve te prekur nga gripi i shpendëve. Aktualisht sipas burimeve nga ky institucion nuk janë konstatuar raste të reja, ndërkohë që e gjithë zona është futur në ‘karantinë’.

Lexo më Shumë

Dënim me një gjobë mbi 1.1 milionë euro 10 vjet burg janë vendosur nga gjykata e Bryzhit në Belgjikë për një 40-vjeçar shqiptar nga Kosova i cili njihet si kreu i një prej rrjeteve të më mëdha të trafikimit të emigrantëve shqiptarë. Kalvari i 40-vjeçarit me drejtësinë belge nisi në pranverën e vitit 2019, kur policia hasi rregullisht shqiptarë në rajonin përreth Veurnes të Belgjikës ndërsa po mbahej nën përgjim një organizatë e madhe e kontrabandës së qenieve njerëzore. Ai organizonte kalime të sigurta ku emigrantët shqiptarë trafikoheshin në Mbretërinë e Bashkuar me bashkëpunimin e shoferëve të kamionëve. Banda ishte…

Lexo më Shumë

44 lekë për një vezë pularie, një rritje e frikshme për një produkt jetik që deri dy javë më parë tregtohej me gjysmën e çmimit. Në supermarketet e Tiranës veza masive kushton sot 21 lekë, ndërsa ajo e paketuar e cilësisë së parë kushton 30 deri 44 lekë. Pensionistët dhe familjet e varfra thonë se për ta veza është kthyer në një ushqim luksi. Rritja e çmimit të vezës në tregun e hapur përkon me ngordhjen masive të mbi 800 mijë pulave në qarkun e Durrësit si pasojë e infektimit nga gripi i shpendëve. Hasan Stafa, kreu i grupeve të…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 4,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,238 den/kg dhe do të jetë 53,592 den/kg. Nga data 24.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 79,00 (denarë/litër)Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 81,00 (denarë/litër)Naftë për motorë…

Lexo më Shumë

Banka e Shqipërisë vendosi sot të rrisë normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje duke e çuar atë në nivelin 1%. Lëvizja e sotme shënon rritjen e parë të normës bazë të interesit në ekonomi që prej marsit të vitit 2011. Paralelisht, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të rrisë edhe rritjen e normës së interesit të kredisë njëditore nga 0.9% në 1.9%, ndërsa mbajti të pandryshuar normën e interesit të depozitave njëditore në 0.1%. Duke argumentuar vendimin për të rritur normën bazë, Guvernatori Gent Sejko, tha se goditja inflacioniste që ka shkaktuar sulmi i Rusisë në Ukrainë do të jetë më…

Lexo më Shumë