Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Derven në Fushë Krujë. Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa dyshohet për tre persona të plagosur, ndërsa njëri ka mbetur i bllokuar brenda mjetit.
Gazeta Shqiptare ka siguruar edhe pamjet nga vendi ku ka ndodhur përplasja e mjeteve, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



