Author: almakos

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Kamëz e raportuar në polici si aksidentale. Një grua e cila kishte rënë nga kati i tretë i pallatit kishte raportuar para policisë se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht. Por nga hetimet ka rezultuar se e vërteta ka qenë tërësisht ndryshe. Ajo është rrahur dhe më pas është shtyrë nga lartësia nga bashkëjetuesi i saj 62-vjeçari Dilaver Idrizi. Ky i fundit është arrestuar nga policia ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i policisë Zbardhet një ngjarje e…

Lexo më Shumë

Foto: SDK LEXO EDHE: Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns sot në një konferencë para gjykatësve u shpreh se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim në gjyqësor. Ajo iu referua një sondazhi të fundit të Eurotink se vetëm 8% e qytetarëve i besojnë gjyqësorit dhe për të rikthyer besimin, qytetarët duhet të shohin se sistemi funksionon. “Nuk është sekret që publiku nuk beson tek drejtësia. Në fakt, një sondazh i fundit i Eurotink zbuloi se vetëm 8% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut i besojnë gjyqësorit dhe prokurorisë. Natyrisht, ka shumë punë për të bërë, përfshirë…

Lexo më Shumë

Platforma e njohur, Instagram njoftoi të mërkurën se do të ndryshoj renditjen e postimeve që shfaqen në kryefaqe. Ata do rikthejnë versionin e vjetër, renditjen në rend të kundërt kronologjik të postimeve. Kompania i quan dy mënyrat e reja “Ata që ndjek” dhe “Të preferuarat” dhe thotë se ato janë krijuar për t’ju “ju dhënë më shumë zgjedhje dhe kontroll mbi atë që shihni” gjatë përdorimit të aplikacionit. Instagram gjithashtu detajon modalitetin e të preferuarave në njoftimin e tij në thelb, ju do të jeni në gjendje të shënoni deri në 50 llogari dhe postimet prej tyre do të shfaqen…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç në reagimin e tij të fundit është shprehur se qeveria serbe ka vendosur që të dërgojë 30 mijë tonë misër për vendin Shqipërinë. Vuçiç në fjalën e tij është shprehur se do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se në Shqipëri do të dërgohen 30 mijë tonë grurë dhe një sasi më e vogël e misrit. “Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe të katërt të grurit…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gjatë ditës së djeshme policia, sektori për tregti të paligjshme të drogës, armëve dhe materieve të rrezikshme ka privuar nga liria personin A.P. 35 vjeçar dhe R.P. 32 që të dy nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre në Gazi Babë, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës dhe një peshore, derisa tek R.P. është gjetur dhe konfiskuar amfetamin dhe dy peshore. Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënim me nga 16 vite burgim për Franci Alimin dhe Spartak Qokun, të dyshuar për grabitje vilash në Tiranë. Ndërkohë për dy bashkëpunëtorët e tyre, Aleks Kala dhe Emel Hajdaraj u kërkua dënimi me nga 11 vite burgim. Për tre të pandehurit e tjerë, Klaudio Metaj, Petro Sava dhe Andi Kraja rrezikojnë dënimi me nga 2 apo 3 vite për moskallëzim krimi. Sipas abcnews, grupi kriminal u zbulua pas një plani për vjedhjen e një sasie kokainë dhe orëve të floririt në banesën e një qytetari në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2020.…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Prokuroria Themelore Publike njofton se ka marrë vendim për largimin e një prokurori nga Prokuroria e Shkupit dhe është ngritur procedura disiplinore ndaj tij. Nga PTHP thonë se ai dyshohet se prokurori në fjalë ka kryer veprën – Shkelje e rëndë disiplinore nga neni 91, paragrafi 1, alinea 8 e Ligjit për prokuror publik. “Gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme nga Prokuroria e Lartë Publike në Shkup, është konstatuar se prokurori publik në një pjesë të konsiderueshme të lëndëve që i janë caktuar nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në pajtim me Ligjin për procedurë penale”. Vendim për largim nga…

Lexo më Shumë

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë hoteli në Tiranë. Raportohet se bëhet fjalë për Sh. A., 65 vjeç. Policia njofton se në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij është gjetur në dhomë, pa shenja jete. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Njoftimi i policisë: Më datë 24.03.2022, në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij, është gjetur në  dhomë, pa shenja jete, shtetasi Sh. A., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, para fillimit të samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s tha se Aleanca është e bashkuar dhe se sot do të diskutohet për forcimin e pjesës lindore të Aleancës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. “Të gjithë aleatët e NATO-s janë të bashkuar, ne do të japim mbështetjen tonë për të gjithë njerëzit e lirë në Ukrainë, do të mbetemi të bashkuar dhe Maqedonia e Veriut si vend anëtar tashmë është në dakorduar me politikën e jashtme të BE-së dhe ka harmonizuar të gjitha vendimet e saj me anëtarët e NATO-s dhe BE-së,…

Lexo më Shumë

Një sasi e madhe farash kanabisi është zbuluar së fundi në Elbasan, ku policia ka arrestuar poseduesin e tyre, dhe një person tjetër është proceduar nën akuzën e moskallëzimit të krimit. Mësohet se farat e kanabisit, një pjesë e tyre të kultivuara në gota të vogla plastike, kanë qenë në posedim të shtetasit Bernis Murati, i cili është arrestuar. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “GRIQAN 2022”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë DVP Elbasan, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Sekuestrohen…

Lexo më Shumë

Shokuese është rasti i 13-vjeçarit të gjimnazistit në Gerakas, të Greqisë, i cili ka shkuar në shkollë me një pistoletë me plumba plastikë në çantë për të mbrojtur, siç pretendon ai, kërcënimet që ka marrë nga një grup i caktuar fëmijësh. Drejtori i shkollës sapo ka kuptuar se 13-vjeçari mbante armë, edhe në pushim ka lajmëruar policinë që ka marrë përsipër rastin. Sipas hetimeve, 13-vjeçari merrte kërcënime nga nxënësit më të mëdhenj dhe javën e kaluar shkonte në shkollë me pistoletën që kishte hequr fshehurazi nga çanta e njërit prej vëllezërve të tij. 13-vjeçari ka dëshmuar dhe është arrestuar, por…

Lexo më Shumë

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar historinë e një prej vajzave të vendosura nën hetim, për akuzën e prostitucionit, pas një operacioni të policisë në Tiranë. Hoxha tregon se një prej vajzave, ka qenë në vitin e fundit të Universitetit të Mjekësisë, dhe shumë shpejt do të duhej të vishte përparësen e bardhë të mjekes. Rrethanat që ende nuk dihen e kanë çuar atë të bëhet pjesë e një qendre, ku mes të tjerave ushtrohet prostitucion, fakt të cilin ajo vetë e ka mohuar, që të ketë ushtruar. Rrëfimi i plotë i gazetares: Është urgjente, të shpëtojmë rininë.  Një mjeke e…

Lexo më Shumë