LEXO EDHE:
Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns sot në një konferencë para gjykatësve u shpreh se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim në gjyqësor. Ajo iu referua një sondazhi të fundit të Eurotink se vetëm 8% e qytetarëve i besojnë gjyqësorit dhe për të rikthyer besimin, qytetarët duhet të shohin se sistemi funksionon.
“Nuk është sekret që publiku nuk beson tek drejtësia. Në fakt, një sondazh i fundit i Eurotink zbuloi se vetëm 8% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut i besojnë gjyqësorit dhe prokurorisë. Natyrisht, ka shumë punë për të bërë, përfshirë reformën në drejtësi dhe forcimin e institucioneve, por duhet të adresohen edhe perceptimet – njerëzit duhet të shohin dhe të ndjejnë se sistemi funksionon. Qytetarët duhet të sigurohen se çështja e tyre do të shqyrtohet nga gjykatat neutrale dhe të pavarura brenda një kohe të arsyeshme. Ky është një parim themelor në çdo demokraci të lirë dhe funksionale”, tha Bërns sot në konferencën ndërkombëtare gjyqësore “Pavarësia e gjyqësorit përmes procesit të reformës – pritjet dhe realiteti” që u mbajt në Shkup.



