Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë hoteli në Tiranë. Raportohet se bëhet fjalë për Sh. A., 65 vjeç.
Policia njofton se në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij është gjetur në dhomë, pa shenja jete.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.03.2022, në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij, është gjetur në dhomë, pa shenja jete, shtetasi Sh. A., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes



