LEXO EDHE: Qeveria në seancën e sotme kërkoi nga Këshilli Mbikëqyrës i Postës shkarkimin e Jani Makradulit nga posti i kryetarit të Bordit dhe Drejtorit të Përgjithshëm. Në deklaratën e shkurtër të Qeverisë nuk përmenden arsyet pse është marrë një vendim i tillë. Nga Bordi Mbikëqyrës kërkohet që të zgjedhë Vasko Stefanov, zëvendësdrejtor aktual i Agjencisë për Punësim, për kryetar të ri të Bordit drejtues dhe drejtor të përgjithshëm. /Alsat.mk
Author: almakos
LEXO EDHE: Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë tha se Naser Ziberi është urdhëruar sot që të ushtrojë presion mbi mësimdhënësit duke keqpërdorur fëmijët dhe prindërit e tyre, për ta shpëtuar partinë dhe Qeverinë. Sipas tyre, pasi Ziberi mashtroi shqiptarët se do të jetë kryeministër i parë shqiptar dhe pastaj si shpërblim uzurpoi postin e Avokatit të Popullit, tash po bëhet Avokat i Qeverisë dhe partisë. “Avokati i BDI-së, Naser Ziberi qenka urdhëruar sot që të ushtrojë presion mbi mësimdhënësit duke keqpërdorur fëmijët dhe prindërit e tyre, për ta shpëtuar partinë dhe Qeverinë. Pasi mashtroi shqiptarët se do të jetë…
Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Krujë, Florian Bonjaku do të përballet të mërkurën më 20 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. Florian Bonjaku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Lushnjes dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Krujë. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e…
LEXO EDHE: Melihate Rustemi Ndërsa vazhdon greva në çerdhe dhe shkolla, partitë politike nuk i ndalin akuzat mes vete. Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët tha se gjendja në arsim është pasojë e keq-menaxhimit të kuadrove të BDI-së që për vite radhazi drejtonin Ministrinë e Arsimit, shkruan Alsat “Mos tentoni t’i ikni përgjegjësisë por tregoni pse i mashtruat arsimtarët me premtimin për 600 euro rrogë siç keni bërë me shumë mashtrime të tjera, por të paktën këtë sqarojeni, ku janë 600 eurot për arsimtarët”, tha Ilire Dauti, ASH Arbër Ademi nga BDI tha se mësimdhënësit meritojnë paga më të larta,…
“E kam mamin me kancer, dua të divorcohem dhe jam në hall”, kështu e mashtroi Denada Çezmja, 30-vjeçarin me të cilin nisi një lidhje për t’i zhvatur 30 mijë euro. Çezmja i kërkonte shumë të mëdha parash të riut me iniciale E. S., duke përdorur justifikime të ndryshme, raporton BalkanWeb, madje i tha se e ëma vuante nga një sëmundje e rëndë. Pasi arriti t’i marrë një shifër të konsiderueshme prej 30 mijë eurosh, ajo “u zhduk” duke humbur çdo gjurmë dhe i fiku telefonin të riut. Ky i fundit i preu disa herë rrugën Denada Çezmës, duke i kërkuar…
LEXO EDHE: Emërtimi i klubit kulturor me emrin Vanço Mihajlov, dërgon një mesazh shumë të keq, thotë historiani Petar Todorov, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Përbashkët Historik në negociatat me Bullgarinë. Ai në Programin 200, që transmetohet sonte në orën 22 Alsat, tha se nëse ka qëllime të sinqerta, klube të tilla duhet të mbajnë emrat e njerëzve që kanë kontribuar realisht në kulturë, dhe janë të përbashkët për të dyja shoqëritë, shkruan Alsat. “Nëse klubi promovon se duhet të ndërtojë bashkëpunim mes dy popujve dhe dy kulturave, atëherë duhet të keni shumë kujdes se çfarë emri…
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në dritën e zhvillimeve të reja pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, ka ulur ndjeshëm pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, me më shumë sesa përgjysmim. Në raportin e prillit të “Pasqyrës Ekonomike Globale”, të sapopublikuar, FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ky ngadalësim vjen pasi në vitin 2021, ekonomia vendase u rrit me 8.5%, pas rënies me 3.5% në vitin 2020, kur ekonomia vuajti pasojat e pandemisë. Ritmet e rritjes pritet të jenë të ulëta edhe në vitin 2023, me…
LEXO EDHE: Gazetar: Shkëlzen Aqifi Beteja për Donbasin ka nisur! Kështu tha presidenti Volodymyr Zelensky, teksa lajmëroi nisjen e ofensivës së shkallës së gjerë të forcave ruse për pushtimin e rajonit lindor. Beteja ishte paralajmëruar prej kohësh dhe shënon nisjen e fazës së dytë të luftës, pasi ushtria e Putinit dështoi të merrte kontrollin e veriut të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev. Zelenski thotë se asgjë nuk do t’i ndalë forcat e tij, pavarësisht se sa rusë do të vijnë në rajon. “Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur prej…
LEZHË– Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në bulverdin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Mjeti tip “Volkswagen” i drejtuar nga shoferja Elsa Lika ka përplasur 7-vjeçaren, Marie Lleshi. Sipas burimeve të Gazetës Shqipatare, Elsa Lika ishte shtatzënë dhe është shoqëruar së bashku me të miturën me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihet gjendja e tyre konkrete. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detaje të reja rreth aksidentit.
Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, me dyer te mbyllura, kryeministri Edi Rama i ka tërhequr vëmendjen deputetëve socialistë. Kreu i qeverisë u ka kërkuar deputetëve jenë prezentë në sallë gjatë seancave plenare dhe të votojnë për ligjet. Sipas tij nëse nuk e zbatojnë këtë rregull ata do të ndëshkohen me heqjen e e 1/3 të pagës për çdo mospjesëmarrje në votim. Në të njëjtën mbledhje, Rama u kërkoi deputetëve të propozojnë nga 3 emra secili për presidentin e ri.
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 31-vjeçar u mor peng pasi kishte kërkuar kthimin pas të lekëve. Ngjarja ndodhi ditën e premte, duke sjellë arrestimin e protagonistëve të kësaj pengmarrje. Gjithçka nisi kur Denada Çezmja, e cila kishte një njohje me Ermal Sorrën, ndërsa i kërkonte këtij të fundit shuma të mëdha parash, duke përdorur justifikime të ndryshme. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se e reja gënjente djalin me të cilin thuhej se frekuentohej se kishte nevojë për para pasi kishte nënën të sëmurë me kancer, duke i marrë atij 30…
LEXO EDHE: Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se nga 20 deri më 23 prill në Shkup do të bllokohen disa rrugë dhe si rrjedhojë do të ndryshojë edhe komunikacioni. Për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Letonisë, Egills Levits në Maqedoni, MPB do të ndërmarrë masa për komunikacion të veçantë në rrugët e rajonit të qendrës dhe më gjerë në qytetin e Shkupit. Për këtë, Sektori i punëve të Brendshme Shkup apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat e policëve të uniformuar.

