Author: almakos

Mediat vendase raportuan sot se, një shtetas rus i cilësuar me rrezikshmëri ka hyrë në Shqipëri nga Mali i Zi dy muaj më parë përmes doganës së Hanit të Hotit në Shkodër. Vladislav Pozdniakov është një person i shpallur në kërkim prej kohësh në Malin e Zi pasi është i dyshuar për njoftime të rreme me email për vendosje bombash në shkollat e Malit të Zi. Po ashtu shtetasi rus dyshohet se ka dërguar emaile kërcënuese edhe institucioneve shtetërore në Malin e Zi, policisë, Ministrisë së Brendshme, shërbimeve të tjera të sigurisë dhe institucioneve të tjera duke kërkuar ndryshime në…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Deklarata e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi është e pa bazë, nxitëse dhe ka për qëllim të defokusojë opinionin nga aferat korruptive dhe pa aftësinë e qeverisë ku BDI bën pjesë. Lëvizja BESA nuk është në koalicion me asnjë parti politike në Qytetin e Shkupit dhe nuk mban përgjegjësi për mos respektimin e gjuhës shqipe që sot po e vëren në shumë institucione që udhëhiqen nga BDI dhe LSDM. Arbër Ademi ka ngatërruar adresën, në vend ti drejtohet Lëvizjes BESA le t’i adresojë shqetësimin e tij deri te drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska tha se e drejta për grevë është e rregulluar me Ligjin për marrëdhënie pune dhe marrëveshjet kolektive për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve. Ajo theksoi se punëdhënësi duhet t’i paguajë kontributet, por pagën neto të secilit të punësuar ta paguaj SASHK-u. “Neni 240 jep të drejtën e grevës, dhe neni 241 i referohet faktit që sindikata duhet të paguajë rrogë. Kjo është një grevë për të kërkuar avancimin e të drejtave të punëtorëve. SASHK me vendimin për grevë kërkon harmonizim me pagën minimale, ndërsa ligji për pagën minimale ka afat…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i identifikuar si Algert Kurti, i cili së bashku me një person tjetër, janë autorët e grabitjes me armë të një pike të Postës Shqiptare në Kamëz. Bashkëpunëtori i 20-vjeçarit Kurti, sipas policisë, u identifikua si Elis Suçi, një emër ky tepër i njohur për Policinë e Shtetit, e cila nuk e ka përballjen e parë me të. Në skedarët e bluve rezulton se Suçi, në kërkim gjithashtu për grabitje të tjera në Tiranë, qëlloi me armë ndaj efektivëve të Policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij.…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm rus foli për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë, duke thënë se “në këtë fazë po shqyrtojmë zgjedhjen e armëve konvencionale”. Ai shtoi: “Fillon faza tjetër e operacionit special në Ukrainë”. Në të njëjtën kohë, Sergei Lavrov tha se “Moska nuk do të ndryshojë regjimin në Ukrainë, njerëzit duhet të kenë lirinë e zgjedhjes”.

Lexo më Shumë

Norovirusi është virus i cili shkakton të përziera dhe të vjella. Ekspertët në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) që monitorojnë shpërthimet paralajmëruan se rastet janë rritur javët e fundit. Norovirusi përhapet lehtësisht nëpër vende publike dhe transmetohet kur një grimcë e vogël e të vjellave nga një person i infektuar dhe futet në gojën e dikujt tjetër. Kjo tingëllon pak e rëndë dhe e pamundur, por mund të ndodhë, veçanërisht kur prekni një sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas vendosni dorën në gojë ose nëse hani ushqim që ka qenë i kontaminuar. Është e rëndësishme që…

Lexo më Shumë

Kosova ka kohë që njihet për mikpritjen e saj, frymën properëndimore dhe jetën e lulëzuar të natës. Megjithatë, një gjë që zakonisht harrohet është shkalla e përparimit që ka bërë në 20 vitet e fundit dhe sasia e talentit, veçanërisht në teknologji, që ajo prodhon. Shatërvani i Rinisë së Kosovës Kosova nuk është vetëm vendi më i ri në Evropë, pasi ka shpallur pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, por është gjithashtu një vend i dominuar tërësisht nga të rinjtë e saj. Me një moshë mesatare 26 vjeç, ajo ka popullsinë më të re nga të gjitha vendet…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Është evidente se për SASHK-un janë të rëndësishme vetëm paratë. Nuk flasin për avancimin e të drejtave të të punësuarve, për kushtet për punë, zhvillim karriere etj. Ne për këtë flasim edhe së shpejti dhe do të ketë edhe ligj. Por, në takimet e sindikatën e vetmja gjë për të cilën është folur ka qenë harmonizimi i rrogave me pagën minimale, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. “E drejta e grevës është e rregulluar me Ligjin për marrëdhënie pune dhe marrëveshje kolektive për mbrojtje të fëmijëve dhe edukimit. Ata janë të prerë se punëdhënësit i…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PS tha se “90% e shqiptarëve do ishin më të përshtatshëm për rolin e Presidentit të ri se sa Ilir Meta”. Shefi i qeverise tha se për herë të parë, PS ka mundësinë dhe votat ta zgjedhë vetë presidentin apo presidenten e re. Rama tha se, tani duhet “që të zgjedhim një figurë për të luajtur në 5 vitet e ardhshme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet, të ketë integritet, garantojë respekt të ndërsjellë mes institucionit të Presidentit dhe aleatëve tanë strategjikë, partnerëve tanë, miqve të…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Ministria për Punë të Brendshme (MPB) informon se gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjithsej 168 gjoba, nga të cilat 43 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 20 masa për drejtim automjeti pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Nga MPB njoftojnë se janë shqiptuar dhe 12 masa për përdorim të celularit, 12 sanksione për tejkalim të parregullt, shtatë masa për kalim në të kuqe në semaforë dhe katër sanksione për automjete të paregjistruara.

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Sipas protokolleve shëndetësore, sot në Kuvend gazetarët do të mund t’i përcjellin seancat e trupave parlamentare në sallat ku mbahen, ndërsa Qendra për pres në Parlament do të kthehet në funksion. Për këtë dje në një koordinim kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare. “Krahas kësaj, rikthehet me punë të rregullt edhe bufeja pranë Pres Qendrës. Në mënyrë plotësuese, kryetari në koordinim i njoftoi të pranishmit edhe për atë se pas vendimit të fundit që e mori Qeveria për hyrjen në fuqi të protokolleve të reja shëndetësore për mbrojtjen nga Kovid-19 edhe në…

Lexo më Shumë