Dhënia e shërbimeve ndaj individëve jo në pak raste shoqërohet me neglizhencë dhe indiferentizëm e për rrjedhojë kjo bëhet pjesë e ankesave pranë mbikëqyrësve. Në vitin 2021 Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi raportoi për një rritje të ankesave nga pushteti vendor lidhur me shërbimet dhe të mirat. “Krahasuar me vitin 2020, ku numri i çështjeve në këtë fushë kundër subjekteve publike ka qenë 60 ndërsa kundër subjekteve private 23, rezulton një shpërndarje e ngjashme e çështjeve në këtë fushë midis subjekteve publike dhe atyre private, edhe gjatë vitit 2021, me një rritje të vogël prej 6.3% të totalit të çështjeve…
Author: almakos
11:31 | 18 Prill 2022 Bëhet e ditur se Industria e Hapësirës Ajrore Turke dorëzoi helikopterin taktik të zbulimit dhe sulmit T129 në Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë dhe ekspozoi për herë të parë helikopterin me energji elektrike T629. Helikopteri sulmues T629, i cili ka qenë në zhvillim e sipër nga Industria Turke e Aviacionit dhe Hapësirës (TAI), u ekspozua gjatë një ceremonie në të cilën Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë e Turqisë mori gjithashtu helikopterin e saj të parë taktik të zbulimit dhe sulmit T129 (ATAK), përcjell albinfo.ch. Një tjetër i planifikuar për t’u ngritur më 2023 është aeroplani…
Policia e Shtetit po bashkëpunon me FRONTEX-in për neutralizimin e rasteve të kalimit të kufirit nga emigrantët e paligjshëm, apo të personave që i shtfrytëzojnë ata për të korrur përfitime monetare. Së fundmi, është publikuar dhe një raport për emgrantët e jashtëligjshëm që janë kapur që nga fillimi i vitit 2022 deri tani. Sipas policisë, janë kapur 648 emigrantë të paligjshëm, duke shënuar një rritje me mbi 100%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjatë së cilës janë kapur 311 emigrantë. Gjithashtu, policia thotë se ka forcuar burimet njerëzore dhe kapacitetet logjistike, me dy sisteme të avancuara…
Tranzicioni demografik në vend është shndërruar në një problematikë për forcën e punës në të gjithë sektorët e ekonomisë në vend, por bujqësia mbetet më e rrezikuara, pasi popullsia në zonat rurale është duke u tkurrur me ritme më të shpejta se popullsia totale për shkak të emigracionit të lartë dhe migrimit të brendshëm. Ministria e Bujqësisë në një strategji për zhvillimin e sektorit në 5 vitet në vijim, e cilëson si një sfidë që kërkon zgjidhje emergjente, kapitalin njerëzor në fshat. Të dhënat mbi popullsinë tregojnë se popullsia rurale llogaritet në 964,791 banorë në vitin 2019. Përqindja e popullsisë…
Rrethi i rrjeteve sociale ka publikuar foto ku shfaqet bukuroshja ukrainase Kira Nechay e veshur me veshje ushtarake dhe mban në duar një armë automatike amerikane të tipit Kriss Vektor. Në një kohë kur vajza duket e gatshme të hidhet në betejën kundër forcave ushtarake ruse, të vetmet fakte që janë bërë të ditura përveç emrit të saj janë se ajo shërben në një batalion mjekësor. Madje, shumë përdorues të Twitter-it e vlerësuan guximin e saj dhe kishte nga ata që e krahasuan me deputeten Kira Rudik. Më konkretisht, ata theksojnë se vajza e re është vënë në shërbim të…
Kuvendi ka reaguar pas kërkesës së bërë nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili kërkonte që t’i hiqeshin nga llogaria e tij bankare para të caktuara lidhur me dietat veçmas rrogës së tij. Menëjherë pas kësaj deklarate të Berishës, ka ardhur reagimi ngha zyra e deklaratave për shtyp të Kuvendit, ku thuhet se në llogarinë bankare të tij ishte depozituar vetëm shuma mujore dhe se çështja e “dietave” kishte qenë një lapsus në publikimin e kolonave. Njoftim për media Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali…
Kandidatja presidenciale franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha sot se, nëse do të ishte presidente, do të angazhohej me Rusinë pas luftës në Ukrainë për të siguruar që Moska të mos krijojë një aleancë me Pekinin. Le Pen, e cila përballet me një balotazh të raundit të dytë me presidentin aktual Emmanuel Macron të dielën, argumenton se ajo është në anën e Ukrainës në luftë, sepse ajo është një mbështetëse e sovranitetit kombëtar. Megjithatë, ajo ka qenë admiruese për një kohë të gjatë e presidentit rus Vladimir Putin dhe ka marrë kredi partiake nga një bankë ruse.…
Ministria e Shëndetësisë ka informuar të hënën qytetarët për shifrat më të fundit të koronavirusit. Në 24 orët e fundit, 16 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe 32 janë shëruar. Fatmirësisht, nuk ka pasur fatalitete për shkak të koronavirusit, sipas Ministrisë. Përsa i përket situatës në spitale, po marrin trajtim 8 pacientë në COVID3. Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të…
LEXO EDHE: Ikonija Nikolovska, punonjëse dhe përgjegjëse e azilit “Pelamed” në Gostivar, për emisionin ” Pasqyra e Shëndetit” tha se Paragjykimet janë ende shumë të forta dhe janë mes njerëzve se sistemimi në një institute të tillë është i turpshme, dhe është I lënë pas dore dhe e shohin si opsion I fundit kur nuk kanë zgjidhje tjetër. “Paragjykimet janë ende shumë të forta dhe janë mes njerëzve se sistemimi në një institut të tillë është i turpshëm, dhe është I lënë pas dore dhe e shohin si opsion I fundit kur nuk kanë zgjidhje tjetër. Unë nuk pajtohem me…
Ky është momenti rrëqethës kur një nga bombarduesit bërthamorë të Vladimir Putinit u kap duke fluturuar afër kufirit ukrainas në një përshkallëzim të madh ushtarak. Bombarduesi strategjik TU-160 u pa në qiellin mbi Rusinë Perëndimore në mes të presionit të madh mbi Kremlinin për fundosjen e anijes ‘Moskva’ në Detin e Zi. Videot sot kapën katër avionë – një i përdorur për të transportuar bomba bërthamore – mbi rajonin e Kaluga, midis Moskës dhe kufirit ukrainas. Ministria e Mbrojtjes në Moskë nuk kishte njoftuar qëllimin e misionit. Tu-95 më të mëdhenj janë përdorur disa herë për të goditur objektivat në…
LEXO EDHE: Ikonija Nikolovska, punonjëse dhe përgjegjëse e azilit “Pelamed” në Gostivar, për emisionin ” Pasqyra e Shëndetit” tha se azili ofron sistemim dhe kujdes 24 orë me mbikqyrje 24 orëshe me infermiere dhe kujdestar. “Azili zyrtarisht filloi me punë nga 1 janari 2022, donim ta fillonim vitin pozitivisht. Klienti I parë ishtë pranuar më 31 janar, më pas vijoi dhe akomodimi I të tjerëve dhe azili gjendet në qendër të qytetit. Azili ofron sistemim dhe kujdes 24 orë me mbikqyrje 24 orëshe me infermiere dhe kujdestar. Punon me fizioterapitë. Kemi bashkëpunim të jashtëm me mjek specialist për mjekësi familjare,…
Shkollat një nismë të re kanë nisur të zbatojnë për të sensibilizuar në respektimin e sinjalistikës rrugore, në lidhje me të cilin kryeministri Edi Rama shkruan se po punohet me 304 institucione arsimore publike e private. Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë thotë se në vitin 2021 janë shënuar 19.9% më pak aksidente rrugore, 18.8% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente dhe 7.5% më pak humbje jete nga aksidentet. “Shkollë më shkollë për të mësuar rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor, që fëmijët të jenë të sigurt si këmbësorë e pedalues biçiklete sot, po edhe si…

