LEXO EDHE: Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 36-vjeçarin L.Sh nga Gostivari, i cili në shtëpinë e tij familjare kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 33-vjeçare. Pas denoncimit të rastit, personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe sipas procedurës, kundër tij do të përgatitet parashtresa përkatëse.
Author: almakos
Efektivët e Policisë të pikës kufitare të Morinës, të arrestuar pak ditë më parë kanë apeluar për ndryshim të masës së sigurisë së vendosur ndaj tyre. Ata kërkojnë gjithashtu që Gjykata e Posaçme e Apelit të shpallë dhe moskompetencën e gjykimit të tyre nga GJKKO, por nga Gjykata e Kukësit. Mësohet se, argumenti i përdorur nga avokatët e tyre në ankimimin e bërë, ka të bëjë me faktin që sipas vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë, vepra penale e Korrupsionit që është poshtë shifrës 500 mijë lekë të vjetra nuk është kompetencë e SPAK, por e gjykatës së rrethit. OPERACIONI…
Bandat puliane konfirmohen si kanale furnizimi për narkotikët. Kështu doli nga raporti i fundit i DIA-s në Parlament, ku duke u ndalur tek fenomeni i trafikut të drogës në rrugën Shqipëri-Puglia Adriatik, konfirmohet se krimi i organizuar në Pulia, duke shfrytëzuar kanalet e furnizimit të brendshëm dhe të huaj, kontrollon flukset e drogës. Sasitë e mëdha të drogës, vijnë kryesisht nga Adriatikut, më pas kalojnë nëpër rajon dhe në fund drejtohen drejt qendrave kombëtare dhe të huaja të narkotrafikut, raporton abcnews. Sipas hetuesve të DIA-s, marrëdhëniet me bandat kriminale shqiptare mbeten të konsoliduara, të cilat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm…
Policia e Lushnjes njofton se ka vënë në pranga dy të rinj, banues në Tiranë, të cilët akuzohen për disa vjedhje në këtë qytet. Mësohet se në pranga kanë rënë Xh.M. dhe E.T. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit Sh. Ç. Njoftimi i Policisë së Lushnjës: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M. dhe E. T., banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Arrestimi i…
LEXO EDHE: Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit vetëm në qytetin e Shkupit janë shqiptuar 202 gjoba, prej të cilave 43 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 24 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar dhe 14 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 16 për mosvënien e rripit të sigurisë, 7 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe 9 gjoba të tjera për vozitësit fillestar. /Alsat.mk
Një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në fshatin Gosë të Kavajës. Ai është goditur nga një 50-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Si pasojë e plagëve të marra, N. V., 61 vjeç, si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë së Kavajës: Informacion paraprak/ Më datë 18.04.2022, rreth orës 08:40, në fshatin Gosë, shtetasi G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor,…
LEXO EDHE: Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK) dje vendosi që të mos e pranojë propozimin e Qeverisë për rritje të pagave prej 10 për qind që do ta mbyllte grevën e filluar më 11 prill. Kështu që greva hynë në javën e dytë. Gjatë ditës së djeshme nga SASHK-u thanë se oferta e Qeverisë për rritje të pagave për 10% është e papranueshme, dhe se e refuzojnë këtë ofertë. Kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov tha se ata kërkojnë që të harmonizohen pagat dhe të vazhdojnë në mënyrë intenzive me dialogun me Qeverinë.
Kardinal Ernest Troshani Simoni uron besimtarët shqiptarë nga Vatikani me rastin e kremtimit të Ngjalljes së Krishtit. Përmes një videomesazhi, kardinali uroi shqiptarët për më shumë begati dhe paqe, ndërsa ftoi që besimtarët të hapin zemrat dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë. “Vëllezër dhe motra shqiptare, festojmë ditën e fitores më të fuqishme që ka njerëzimi për jetën e dhënë prej zotit, të krijuar jo për të vuajtur në kthetrat e vdekjes, por për të pasur fuqi dhe garanci të lumturisë. Të gjithë njerëzit i pret e ardhmja. Hapni zemrat, ndihmoni të varfrit, zbatoni ligjin e Zotit. Të shohin se…
Periudha e pranverës ka brenda edhe ditët me diell por edhe ato me vranësira dhe shi. Thënë kjo pasi java që presim pëpra parashikohet kryesisht e paqëndruershme por nuk do të mungojnë edhe orët apo ditët me diell. Java nis me diten e Hënë dhe mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet kodrinore-malore dhe zonën e jugperëndimit. Për ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me diell (ktjellime) si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura në mesditë. Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të dobta e shtrëngata…
Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të jenë në gjendje të fshehin se kur kanë qenë aktiv për herë të fundit nga një kontakt i caktuar. Opsioni “Last Seen” zbulon se kur keni parë mesazhet për herë të fundit. Përdoruesit deri më tani mund ta aktivizonin opsionin për të gjithë kontaktet. Por tani, me ndryshimet që pritet të bëhen, përdoruesit do të kenë mundësinë që ta fshehin “shikimin e fundit” për persona të caktuar. WABetaInfo thotë se kompania pritet të shtojë një opsion që do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin individin nga i cili dëshirojnë të fshehin statusin e tyre.…
ELBASAN- Do të mjaftonte një kronikë e qeshorit të vitit 2020, që Usama Gashi, njëri prej autorëve të sulmit me levë të Ledio Sulkuqit, kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, të bëhej një emër i njohur. Usama Gashi 24-vjeç, është shpallur ditën e sotme si njëri prej autorëve të sulmit me levë të kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, nga blutë. Por mesa duket, sherret dhe përfshirja në atentate të të njëjtit lloj nuk janë risi për të riun. Mbrëmjen e 30 qershorit, Usama Gashi ka rrahuar me shkop bejsbolli, Leonard Ibran së bashku me disa persona të tjerë, një dëshmi kjo…
LEZHË- Moti i keq ende vijon të jetë i pranishëm pavarësisht stinës. Burimet e Gazetës Shqiptare, kanë konfirmuar se Lezha është përfshirë nga problemet e motit të keq. Një pemë e llojit plep ëhstë rrëzuar në superstradën Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush gjë që ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në një kah të lëvizjes. Era e fortë ka shkaktuar probleme gjithashtu edhe në mungesën e energjisë elektrike në disa zona si pasojë e dëmtimeve të linjave elektrike, kryesisht në fshatra. Grupet e punës së OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve me qëllim rikthimin e…

