Policia e Lushnjes njofton se ka vënë në pranga dy të rinj, banues në Tiranë, të cilët akuzohen për disa vjedhje në këtë qytet.
Mësohet se në pranga kanë rënë Xh.M. dhe E.T. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit Sh. Ç.
Njoftimi i Policisë së Lushnjës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M. dhe E. T., banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit Sh. Ç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy çanta me vegla të ndryshme që autorët përdornin për të hapur me thyerje derën e banesës. Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi N. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë për dhënien e dokumentave të automjetit duke i kundërshtuar ata. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



