Author: almakos

FILE PHOTO: A medical worker collects a swab sample from a resident at a makeshift nucleic acid testing site at a residential compound, following new confirmed cases of the coronavirus disease (COVID-19), in Beijing, China January 24, 2022. REUTERS/Tingshu Wang/File Photo LEXO EDHE: Në Kinë gjatë ditës së djeshme janë raportuar 26.155 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 3.529 janë simptomatike, ndërsa 22.626 janë asimptomatike, kumtoi sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë. Një ditë më parë, kishte 24,791 raste të reja – 3,896 infeksione simptomatike dhe 20,895 infeksione asimptomatike, të cilat Kina i numëron veçmas. Shumica e rasteve janë…

Lexo më Shumë

GJIROKASTËR- Një ngjarje e  rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër ku një fëmijë 11-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash me kokë. 11-vjeçari teksa ishte duke luajtur ka rënë nga lartësia në lagjen “18 shtatori”. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në përballë portës hyrëse në të shkollës 9-vjeçare “Koto Haxhi”. Burimet e Gazetës Shqiptare bëjnë të ditur se i mituri ka rënë më kokë poshtë duke shkaktuar frakturë serioze. Menjëherë fëmija është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar përkatëse.

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Qeveria ka reaguar ndaj vendimit te SASHK-ut për mosndërprejen e grevës, duke vlerësuar se kjo organizatë  i vë interesat personale para atyre të fëmijëve, shkruan Alsat. Qeveria njofton se në negociata ofroi rritje për 10 për qind që do të siguroheshin me rishikimin e buxhetit, që sipas saj mësimdhënesit dhe edukatorët do të merrnin rritje mesatare prej 2500 denarësh. Sipas Qeverise është ofruar edhe metodologji me të cilën sigurohet rritje e vazhdueshme e pagave dhe zgjidhje e përhershme e statusit social të të punësuarve në arsim. SIpas Qeverisë vazhdimi i grevës është mungesē përgjegjësie. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ish-deputeti Adriatik Alimadhi, ka reaguar në lidhje me arrestimin e vëllait të tij, Fatos Alimadhi, i cili u akuzua për shpërdorim detyre dhe mashtrim. Në një reagim  në rrjetet sociale, pasi vëllai i tij u la i lirë me masën e “detyrimit të paraqitjes”, Alimadhi ka thënë se këto akuza nuk bëjnë pis as atë, vëllain apo familjen e tij. Sipas Alimadhit vendimi i Gjykatës për ta lënë të lirë vëllain tregon se kallëzimi i bërë është i rremë. Ndërsa hedh akuza ndaj zv/ministrit të Brendshëm Juljan Hodaj, që sipas tij ka detyruar policinë të arrestoi vëllain. Ai sqaron se…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gazetar: Mefail Ismaili Vazhdon greva e përgjithshme në shkollat fillore, të mesme dhe në çerdhe. Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk pranoi ofertën e Qeverisë për rritje të pagave për 10 për qind. Kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov tha se 95 për qind e sindikatave rajonale refuzuan 10 përqindëshin dhe vendosën të mos fillojnë mësimin pa plotësimin e kërkesës për rritje për 18.4 për qind, shkruan Alsat. “Rritja e pagave prej 10% në ruajtjen e fëmijëve, në arsim fillor dhe të mesëm aspak nuk korrespondon me rritjen e pagës minimale  këtë vit dhe nuk është stimulim përkatës…

Lexo më Shumë

Hana ka ardhur nga Hollanda pas shumë kërkesash për të qenë pjesë e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”. Atë e ka thirrur mbesa, por ajo nuk e di këtë pasi vetë e ka shprehur shumë herë dëshirën për t’iu bashkuar studios, por formula e programit nuk e ka lejuar. Me ardhjen e saj, Hana, e cila është 70 vjeç nis të rrëfejë historinë e saj të patreguar, me zanafillë në Zajc të Mirditës. Në një familje me 9 fëmijë, 2 djem e 7 vajza, Hana ishte fare e vogël kur babai…

Lexo më Shumë

Dhe për këtë ka marrë një vërtetim nga një mjek. Por ajo që e ka tradhëtuar shoferin e pazakontë nuk është as dokumenti dhe as sjellja e tij, por mospërputhja mes shtatit të shkurtër dhe dokumentit që e përshkruan mbi 1.90. Për këtë fakt, sipas burimeve  pranë policisë së Tiranës, shtetasi S.B. u arrestua nga departamenti kundër krimit ekonomik për akuzën e falsifikimit të dokumentave. Si u zbulua Shoferit në fjalë iu ngrit tabela për të qëndruar, tha një burim policor nga një patrullë e policisë rrugore. Patrulla gjendej në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet dhe qytetari drejtonte një mjet…

Lexo më Shumë

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar me dy vite burg disa muaj më parë kërkon pezullimin e vendimit. Gazeta Shqiptare raporton se ai i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë duke i kërkuar pezullimin e dënimit të tij me argumentin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi i tij do i sillte pasoja për shëndetin. Ndërkohë Gjykata e Lartë ka vendosur që më 22 prill të shqyrtojë kërkesën e ish kryeprokurorit. Trupa do përbehet nga anëtaret Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simonit. Ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Alsat mëson se Sindikatat rajonale janë te vendosura të vazhdojnë grevën e përgjithshme. Shumica e tyre kanë njoftuar grevistët se nuk ka marrëveshje dhe nxënësit nuk do të kthehen në shkolla. Siç mësohet Qeveria ka ofruar rritje të rrogave për 10 për qind. Nga SASHK-u përmendën disa pika ku thanë se oferta e Qeverisë për rritje të pagave për 10% është e papranushme, dhe se e refuzojnë këtë ofertë. Nedellkov tha se ata kërkojnë që të harmonizohen pagat dhe të vazhdojnë në mënyrë intenzive me dialogun me Qeverinë. Ai shprehu se ndjen keqardhje dhe u kërkon falje prindërve…

Lexo më Shumë

TIRANË- Armir Lleshi, 30 vjeç është vënë në pranga nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kërcënuar me thikë 3 anëtarët e familjes së tij. Mësohet se 30-vjeçari, kishte dhunuar dy motrat e tij dhe babain. Po ashtu, i kishte kërcënuar familjarët e tij me thikë. Thika u sekuestrua ndërsa policia veproi pasi kallëzimit të një prej motrave të autorit. Ajo ka deklaruar në polici se i vëllai ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo më Shumë

Një 21-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar me kamionçinë 30 klandestinë nga Bangladeshi, me qëllim dhënin e ndihmës për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Sipas policisë, i arrestuari për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të automjetit ku ndodheshin shtetasit nga Bangladeshi, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një shumë parash. “Ky shtetas po udhëtonte me automjetin tip Kamionçinë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, dhe në vendin e quajtur “Vukpalaj”, është ndaluar nga  shërbimet e Policisë pjesëmarrëse në operacion. Drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të…

Lexo më Shumë

Një 18-vjeçar ka goditur 10 herë me thikë njerkun, pasi pa se po i dhunonte nënën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Policia mbrëmjen e së shtunës, mori një telefonatë duke sinjalizuar për një incident që kishte ndodhur në një familje në zonën  e Pylaias. Sapo patrulla iu afrua vendit ku ishte sinjalizuar, panë 18-vjeçarin që lëvizte në mënyrë të dyshimtë. Kur efektivët i kërkuan të ndalonte, ai është larguar me vrap, por pa mundur të shpëtojë. Më pas ka qenë vetëm djali që ka…

Lexo më Shumë