Një 18-vjeçar ka goditur 10 herë me thikë njerkun, pasi pa se po i dhunonte nënën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia mbrëmjen e së shtunës, mori një telefonatë duke sinjalizuar për një incident që kishte ndodhur në një familje në zonën e Pylaias.
Sapo patrulla iu afrua vendit ku ishte sinjalizuar, panë 18-vjeçarin që lëvizte në mënyrë të dyshimtë. Kur efektivët i kërkuan të ndalonte, ai është larguar me vrap, por pa mundur të shpëtojë.
Më pas ka qenë vetëm djali që ka pranuar se ka goditur me thikë njerkun, 36-vjeç, pasi e kishte parë duke dhunuar të ëmën, 43-vjeçe. Policia e ka arrestuar dhe pritet që në ditët në vijim të dalë para drejtësisë.



