Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe diell duke filluar nga kjo fundjavë mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore. Në këtë mënyrë për ditën e sotme moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mugnojnë edhe intervalet e shkurtra me diell më tepër të pranishme përgjatë ultësirës perëndimore. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës dhe veri reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata lokale. Për ditën e Diel moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në…
Author: almakos
01:14 | 17 Prill 2022 Myslimanët do të festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit dy herë në një vit në vitin 2030, fillimisht në janar dhe pastaj përsëri në fund të dhjetorit. Ky fenomen i pazakontë pritet të ndodhë për shkak të mospërputhjes së datave të dy kalendarëve, gjë që ndikon në orarin e agjërimit mysliman. Teksa koha e Ramazanit bazohet në kalendarin hënor islamik Hixhri, kalendari Gregorian, i cili shënon rrotullimin e Tokës rreth diellit, përdoret në jetën e përditshme. Prandaj, rreth çdo 30 vjet, dy muaj Ramazani ndodhin në një vit Gregorian. Hera e fundit e këtij fenomeni…
Pas denoncimeve publike të bëra nga shtetasi 39 vjeçar, Arsen Qose i cili pretendon se është dhunuar nga efektivët dhe këta të fundit i kanë thyer duart ka reaguar edhe Policia e Tiranës. Në përgjigjien e saj, zyra për shtyp e policisë thekson se Qose kishte pasur një konflikt me pronarin e hotelit ku po qëndronte. Shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje, por 39-vjeçari duke mos pranuar të shoqërohej në komisariat, kishte goditur efektivët të cilët më vonë u trajtuan dhe në spital për dëmtimet e shkaktuara. Pas këtij momenti në ndihmë të efektivëve kanë ndërhyrë edhe patrullat e tjera.…
Pashkët janë festat, në të cilat të krishterët festojnë Ringjalljen e Jezusit: është një festë “e lëvizshme”, do të thotë se bie në ditë të ndryshme në varësi të vitit dhe me dallime mes kalendarit katolik, ortodoks dhe hebre. Me rastin e këtyre festave, që janë gjtihmonë në pranverë, zhvillohen rituale shoqëruese, zakone fetare dhe popullore, disa të përhapura, të tjera më të rralla. SI UA URUAN POLITIKANËT PASKHËN KATOLIKE BESIMTARËVE SHQIPTARË? Kryeministri Edi Rama Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar një thënie ku shkruan: Vigjilja e Pashkëve është vigjilja e rilindjes së jetës. “Fjalët e muajit. “Vigjilja…
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve. Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar një thënie ku shkruan: Vigjilja e Pashkëve është vigjilja e rilindjes së jetës. Postimi i Edi Ramës: Fjalët e muajit. “Vigjilja e Pashkëve është vigjilja e rilindjes së jetës, dashurisë dhe shpresës”
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e tre zyrtarëve të zyrës së Ubranistikës në këtë qytet. Ndërkohë gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre specialistët e zyrës së Ubranistikës në Bashkinë e Elbasanit. Po ashtu arrest është kërkuar edhe për një biznesmen dhe një qytetar që dyshohet se së bashku kanë ndërtuar pa leje përkatës. Burimet bëjnë me dije se masa “arrest në shtëpi” është dhënë për biznesmenin Ylli Salla.
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në rrugën “Aleksandër Moisiu” në kryeqytet. Policia bën me dije se një 21-vjeçare, e cila po lëvizte me makinë, ka humbur kontrrolin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, qytetarja me iniciale A.M. ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital. Njoftimi i policisë: Më datë 16.04.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasja A. M., 21 vjeçe, duke drejtuar mjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve,…
Projekti për një park me erë në zonën e Lezhës duket se ka përmbushur kushtet e nevojshme për t’u trajtuar si një investitor strategjik. Të paktën kështu ka gjykuar Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, e cila vitin e shkuar i dha projektit statusin. Projekti në fjalë nuk është i ri, pasi rezulton në procedura tek institucionet shqiptare që nga viti 2008. Por ku konsiston ky investim? Sipas dokumenteve, vlera e investimit të projektit plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 244 milionë euro. Projekti plotëson edhe kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni…
LEXO EDHE: Gazetar: Fatlume Dervishi Ngrirja e pronave për rastin “Perandoria”, e të cilat kanë lidhje me Sasho Mijallkovin e Nikolla Gruevskin, nxiti përsëri partitë politike për të akuzuar njëra tjetrën për krime. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk e komenton rastin konkret por kthen vëmendjen në pronën e ngrirë të VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, kjo është pasojë e lidhjes së gjykatësve me LSDM-në, shkruan Alsat. “Ai është vendim i gjykatës për ngrirjen e pronës së një personi privat. Unë më shumë dua të flas për atë se pse shfrytëzohet prokuroria dhe gjykata që katër vjet ta mbajnë të ngrirë pronën…
Dy 34-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar nga Garda Civile në Spanjë, pasi akuzohen për drogë dhe organizatë kriminale. Këto dy shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik, kishin ngritur një “shtëpi bari” ku kultivonin qindra rrënjë lënde narkotike. Për të “maskuar” erën e fortë të marijuanës, në fazën e lulëzimit të saj, të arrestuarit përdornin një freskues tekstili që e ngrohnin pranë aparatit për nxjerrjen e ajrit dhe në këtë mënyrë kamuflonin erën . Gjatë kontrollit në garazh, agjentët kanë verifikuar se dhoma kishte disa zona për fazat e ndryshme të kultivimit të marijuanës. Përveç kësaj, të arrestuarit banonin në…
Avni Buci është ekstraduar të shtunën nga Zvicra drejt vendit tonë, ku ishte në kërkim pasi kishte kryer në mënyrë të përsëritur krimin e mashtrimit me kreditë. Policia zbulon se 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit Gjykatës së Apelit Tiranë në vitin 2017, e cila e ka dënuar me 6 vjet burgim. Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”. Gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, Buci ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë. Njoftimi i…
Një 45-vjeçar me iniciale E. Ll. është vënë në pranga nga Policia e Durrësit për veprën penale të “Dhunës në familje”. Mësohet se i arrestuari është qytetari Ervin Lleshaj, i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Burimet zyrtare bëjnë me dije se është sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak. Sakaq materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Njoftimi…

