Author: almakos

Prokuroria e Dibrës kërkoi të martën shpalljen fajtor për ish-drejtorin e Zyrës Arsimore, Drini Gjeci për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” kryer më shumë se një herë – Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, për shpërdorim detyre, si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër. Prokurori i Dibrës, Urim Buci kërkoi në sallën e gjyqit 3 vjet burg për Drini Gjecin dhe Nuri Medën, ndërsa tha se në zbatim të gjykimit të shkurtuar për të dy të akuzuarit ky dënim ulej në 2 vjet. Prokurori po ashtu kërkoi…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nëpërmjet një video-fjalim iu drejtua provokimeve që me rastin e hapjes së klubit bullgar në Manastir nxitën gjuhën e urrejtjes dhe mosbesimin siç tha ai, me qëllim për të vënë në pikëpyetje progresin e arritur deri më tani në dialogun ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, e arritur me një përkushtim të fortë me një vizion dhe udhëheqje të qartë nga të dyja palët, mund të jetë një zgjidhje dinjitoze mbi mosmarrëveshjeve për një të ardhme të përbashkët në BE. “Që në ditën e parë të mandatit tim si kryeministër, kam thënë se nuk devijoj nga fakti…

Lexo më Shumë

Një automjet tip Ford është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në Llogara. Sipas informacioneve paraprake të policisë bëhet me dije se automjeti ka shpërthyer në flakë për shkak të një defekti teknik, ndërkohë që shoferi ka mundur të dalë në kohë nga makina. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Vlorë/Informacion paraprak Më datë 20.04.2022, rreth orës 07:00, në Llogara, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor…

Lexo më Shumë

Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën Luigj Gurakuqi në qytetin e Lezhës. Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur Vasil Martini. Ndërkohë zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë arritur që të shuajnë flakët, që të mos përhapen tek bizneset e tjera që ndodhen aty pranë. Në zyrat e noterise janë djegur dhe dokumente me vlerë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri që ra rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të së mërkurës.

Lexo më Shumë

Ndryshe nga sa pritej, lufta e ka intensifikuar më tej tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe Rusisë. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se importet për disa artikuj të tillë si çeliku, vaji kanë pësuar zgjerim si në vlerë dhe në sasi, duke bërë që pesha e importeve nga Rusia te rritet në totalin e importeve. Të dhënat zyrtare tregojnë se në janar -mars 2022 importet ruse në vlerë shënuan 3.6 miliardë lekë me një rritje 68% në krahasim me një vit më parë. Në janar-mars 2022 importet nga Rusia zunë 3 për qind të totalit të importeve në vlerë nga 2 për…

Lexo më Shumë

Policia ka lëshuar informacion në lidhje me ngjarjen e mbrëmjës së sotme në Shkodër, ku ka ngelur i plagosur një person. Me anë të një njoftimi, burimet zyrtare sqarojnë incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”. I lënduari, Edis Reçi është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: E dënojmë Vanço Mihajllovin dhe harrojmë atë që bëmë para disa vitesh, ka thënë historiani Petar Todorov në emisionin “200” në Alsat. I pyetur për të komentuar figurën e dyllit të Vanço Mihajlovit në muzeun e historisë në Shkup, Todorov tha: “Nuk e di pse bëjmë sikur jemi të mahnitur kur nuk kanë kaluar as dhjetë vite kur Vanço Mihajllovi u rehabilitua me plotë kuptimin e fjalës. Këtë mund ta shihni edhe në dokumentarë. Flitet nga aspekti ku ai përfshihet në Panteonin nacional të maqedonasve që luftuan për  Maqedoni të lirë dhe të pavarur. Tani ne befas emocionohemi…

Lexo më Shumë

BULQIZË – Në të gdhirë të ditës së shtunë, në rrugën dredharake të mbushur me gurë që të ngjit drejt galerive kromit në Bulqizës, nuk dëgjohej gjë tjetër veçse zhurmës së erës që rreh shpatin e malit, lehjes së qenve endacakë dhe këngës së korbave që fluturojnë mbi qytetin minerar. Rreth orës 06 e 15 minura drejt malit filluna të ngjiten minatorët e parë dhe gratë e minierave -apo të stogjeve të kromit siç quhen ndryshe në qytezë, me qeset e veshjeve në duar për t’u ndërruar me uniformën e punës, e për të filluar punën në nxjerrje të gurit…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: “Historia është një interpretim, jo vetëm një ritregim i ngjarjeve nga e kaluara”, tha historiani Petar Todorov në paraqitjen e tij sonte në emisionin “200” në Alsat. Duke folur për burimet e të dhënave për interpretimin e së kaluarës, Todorov thotë se të gjitha të dhënat e shkruara duhet të konsiderohen me dozë kritike, për faktin se janë shkruar nga disa persona. “Shpesh burimet që i kemi janë shkruar nga dikush, dhe prandaj ai burim duhet të merret në vëzhgim kritik, jo të merret si i mirëqenë. “Këto janë interpretime të ndryshme, prezantime të ndryshme të së kaluarës”,…

Lexo më Shumë

Prokuroria italiane ka mbyllur hetimet për vrasjen e 24 vjeçarit shqiptar nga dy afrikano-veriorët. Këta të fundit akuzohen për vrasje me paramendim dhe për këtë arsye janë dënuar edhe me burgim të përjetshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e 2 korrikut të vitit të kaluar kur 24 vjeçari shqiptar Atilio Ndrekaj dhe italiani 35 vjeçar Pierfrancesco Ferrari, nga San Giorgio u sulmuan me shkop bejsbolli pranë Piazzale della Favorita në zonën e Bomas. 24 vjeçari ndërroi jetë pas 48 orësh agonie, ndërsa 35-vjeçari italian arriti t’i mbijetojë pritës së afrikano-veriorëve. Policia arrestoi një 35-vjeçar maroken me banim në Suzzara. Pak…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Qeveria sot në seancë e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatat për pagesën e pensioneve për muajin prill 2022 dhe ka urdhëruar Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të dhënat për pensionet t’i dorëzojë bankave komerciale më së voni deri më 21 prill për t’u mundësuar pensionistëve që nga 26 prilli të kenë akses në pensionet e prillit përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë. Me këtë informacion, shtohet në deklaratë, Qeveria u rekomandon bankave të nivelit të dytë që përmes bankave të sigurojnë pagesën e…

Lexo më Shumë

Pas mbërritjes së dosjes së Nuredin Dumanit në SPAK, ABC ka siguruar videon e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Fillimisht nga mediat u raportua se ai u ekzekutua nga një mjet në lëvizje dhe më pas u publikua një foto e njërit prej autorëve. Por dinamika e ngjarjes është krejtësisht ndryshe. Krimi ndodhi në 17 shtator të vitit 2020, në një lokal në Bradashesh të Elbasanit. Siç shihet dhe në pamje, krimi ka ndodhur në orën 05:54 minuta të mëngjesit. Bujar Çela ndodhet i ulur në lokal nën shoqërinë e një tjetri personi. Ngjitur me ta janë…

Lexo më Shumë