Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, me dyer te mbyllura, kryeministri Edi Rama i ka tërhequr vëmendjen deputetëve socialistë.
Kreu i qeverisë u ka kërkuar deputetëve jenë prezentë në sallë gjatë seancave plenare dhe të votojnë për ligjet. Sipas tij nëse nuk e zbatojnë këtë rregull ata do të ndëshkohen me heqjen e e 1/3 të pagës për çdo mospjesëmarrje në votim.
Në të njëjtën mbledhje, Rama u kërkoi deputetëve të propozojnë nga 3 emra secili për presidentin e ri.



